User Guide
Table Of Contents
- 11 -
Përdorimi i pajisjes
Kujdes
• Gjithmonë kontrolloni temperaturën e ushqimit të gatuar në shpinën e dorës suaj për
t'u siguruar që është i sigurt për fëmijën tuaj�
Kjo pajisje është menduar për avullimin e përbërësve të freskët, të ngurtë dhe përzierjen
e tyre deri në trashësinë e zgjedhjes suaj� Shihni broshurën shoqëruese me receta për ide
recetash të shijshme dhe plotë me vlera ushqyese� Pajisja mund të përdoret gjithashtu
vetëm për avullim ose vetëm për përzierje� Për përdorimin vetëm për përzierje, shihni
kapitullin "Përzierja pa avullimin"�
Kjo pajisje mund të përdoret gjithashtu për të shkrirë ose ngrohur përsëri ushqimet e
gatuara që janë ruajtur në enë ruajtëse të posaçme� Përdorni gjithmonë këto enë ruajtëse
për të shkrirë ose ngrohur përsëri ushqimet e përziera� Shkrirja ose ringrohja pa enët
ruajtëse do të bëjë që ushqimi të bjerë përmes sitës në kapakun e kanës�
Asnjëherë mos e vendosni kanën me ushqim të përzier brenda në pozicionin e avullimit në
njësinë kryesore�
Asnjëherë mos avulloni të njëjtin grup përbërësish të pagatuar për më shumë se 30 minuta
ose më shumë se një herë�
Kjo pajisje NUK është menduar për qëllimet e mëposhtme�
- Avullimin e përbërësve të pagatuar të ngrirë
- Avullimin e ushqimit të përzier më parë pa enën ruajtëse
- Avullimin e përbërësve të njëjtë për më shumë se 30 minuta
- Gatimin e orizit dhe të makaronave
- Përzierjen përpara dhe pastaj avullimin
- Ngrohjen apo ringrohjen e lëngjeve si supat, salcat apo uji
- Mbajtjen e ushqimit të ngrohtë për disa orë
- Prerjen e përbërësve të fortë si kubikë akulli dhe kubikë sheqeri apo të përbërësve
ngjitës si djathi










