User Guide

- 12 -
Mbushja e depozitës së ujit
Shënim
Sigurohuni që uji në depozitë të mos tejkalojë shenjën MAX të nivelit të ujit në anën e
depozitës së ujit (250 ml) ose treguesin MAX të nivelit të ujit në depozitën e ujit�
Rekomandojmë që të përdorni ujë të butë ose të demineralizuar, pasi mineralet në
ujin mineral apo në ujin e rubinetit mund të shpejtojnë krijimin e çmërsit brenda
depozitës së ujit�
Përveç materialeve të nevojshme për zhgëlqerëzim, mos vendosni kurrë lëngje të tjera
përveç ujit në depozitën e ujit�
1 Kthejeni kapakun e depozitës së ujit në drejtim kundërorar për të hapur
depozitën e ujit, më pas ndiqni shenjat e nivelit të ujit në depozitën e ujit dhe
mbusheni këtë të fundit deri në nivelin e kërkuar sipas kapitullit "Përbërësit dhe
koha e avullimit" në manualin e përdorimit ose në broshurën shoqëruese me
receta�
1
2
2 Vendosni kapakun në depozitën e ujit dhe kthejeni atë në drejtimin orar për ta
ksuar mirë në vend.
» Kur kapaku i depozitës së ujit është i mbërthyer siç duhet në vend, ikona
kapakun e depozitës së ujit do të drejtvendoset me ikonën në depozitën e ujit�
Shënim
Sigurohuni gjithmonë që ta keni mbyllur kapakun e depozitës së ujit para se pajisja
të llojë të funksionojë.