User Guide
Table Of Contents
- 4 -
- Nëse helika ngec, shkëputeni pajisjen përpara se të hiqni
përbërësit që kanë bllokuar helikën�
- Pajisja nxehet gjatë apo pak pas avullimit (sidomos sipërfaqet
me simbolin “
”) dhe mund të shkaktojë djegie kur preket�
Ngrijeni kanën vetëm duke e kapur nga doreza�
- Nga kana del avull i nxehtë gjatë avullimit dhe kur hiqet
kapaku�
- Bëni kujdes nga avulli i nxehtë që del nga depozita e ujit kur i
hapni kapakun�
- Kur mbaron cikli i avullimit, do të vazhdojë të dalë avull i
nxehtë për një farë kohe nga dalja e avullit në kapakun e
depozitës së ujit dhe vrima e avullit në kanë� Bëni kujdes kur
hiqni kanën nga njësia kryesore�
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme, mund
të çlirohet avull i nxehtë nga buzët e kapakut të depozitës së
ujit� Shihni kapitullin “Diagnostikimi” për parandalimin apo
zgjidhjen e kësaj�
- Bëni kujdes të veçantë kur hidhni lëng të nxehtë në kanë, pasi
mund të nxjerrë stërkala�
- Gjithnjë hidheni ushqimin e përzier më parë në enën ruajtëse
nëse doni të ringrohni apo shkrini ushqim me këtë pajisje�
- Mos e përdorni këtë pajisje për të prerë përbërës të fortë dhe
ngjitës�
- Mos përdorni kurrë klor apo solucione sterilizimi kimik/tableta
në pajisje�
- Mos përdorni kurrë sfungjerë gërvishtës, solucione abrazive
apo lëngje ose lëngje agresive si p�sh� benzinë, aceton apo
alkool për të pastruar pajisjen�
- Lëreni gjithnjë pajisjen të ftohet për 10 minuta pas një cikli
avullimi përpara se të lloni sërish avullimin.










