User Guide

- 8 -
- Ngrohja e ushqimit me enën e dhënë ruajtëse në mikrovalë
mund të gjenerojë temperatura të larta të lokalizuara
në ushqim dhe mund të ndikojë në vlerën e tij ushqyese�
Gjithmonë trazojeni ushqimin e nxehtë për të siguruar
shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë dhe për të provuar
temperaturën para se ta servirni ushqimin�
- Mos zgjidhni funksionin e skarës nëse përdorni një mikrovalë
të kombinuar (me funksionin e skarës) për të ringrohur ose
shkrirë ushqimin me enët ruajtëse� Nëse sapo keni mbaruar një
proces skare, prisni derisa mikrovala të jetë ftohur para se të
vendosni enë ruajtëse në të, pasi nxehtësia e mbetur mund të
shkaktojë dëme në enët ruajtëse�
Sistemet e sigurisë
Për sigurinë tuaj gjatë përdorimit, kjo pajisje është e pajisur me një siguresë të integruar
Kjo pajisje do të funksionojë vetëm nëse të gjitha pjesët janë montuar saktë� Montimi i
saktë i të gjitha pjesëve do të çaktivizojë siguresën e integruar
Kjo pajisje është gjithashtu e pajisur me një funksion ndalimi sigurie nga mbinxehja�
Mbinxehja mund të ndodhë nëse koha midis dy cikleve të avullimit është shumë e shkurtër
Nëse ndalimi i sigurisë nga mbinxehja i pajisjes aktivizohet gjatë një cikli avullimi, kthejeni
çelësin e kontrollit përsëri në pozicionin e kjes (OFF) dhe lëreni pajisjen të ftohet për disa
minuta� Pas kësaj, mund ta përdorni përsëri pajisjen�
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" pajtohet me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike�
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips Avent! Për të përtuar plotësisht nga
mbështetja që ofron "Philips Avent", regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/
welcome
Ky prodhues ushqimi të shëndetshëm për foshnja 4-në-1 ndihmon të gjithë prindërit në
përgatitjen e vakteve ushqyese për foshnjat e tyre me funksione avullimi dhe përzierjeje të
kombinuara në një pajisje� Prodhuesin e ushqimit për foshnja mund ta përdorni dhe për të
shkrirë dhe ngrohur ushqimin për foshnja�