User manual

drita e poshtme e treguesit të gjendjes së baterisë
fillon të pulsojë ngadalë në ngjyrë të bardhë.
Kur makina e rrojës vazhdon të karikohet, drita e
poshtme e treguesit të gjendjes së baterisë pulson
fillimisht në ngjyrë të bardhë dhe më pas ndizet
vazhdimisht në ngjyrë të bardhë. Më pas, drita e
dytë pulson dhe ndizet vazhdimisht deri sa makina
e rrojës të karikohet plotësisht.
Bateria plotësisht e karikuar
Shënim: Kjo makinë rroje mund të përdoret vetëm
pa kordon.
Kur bateria karikohet plotësisht, të gjitha dritat e
treguesit të gjendjes së baterisë ndizen
vazhdimisht në ngjyrë të bardhë.
Shënim: Kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes gjatë
karikimit ose pas tij, simboli "shkëputeni nga priza
për përdorim" ndizet për të treguar se makina e
rrojës është ende në prizë.
Shënim: Kur bateria është plot, ekrani fiket
automatikisht pas 30 minutash.
Bateria e shkarkuar
Kur bateria është thuajse e shkarkuar, drita në
pjesën e poshtme të treguesit të gjendjes së
baterisë pulson në portokalli.
Karikimi i mbetur i baterisë
Karikimi i mbetur i baterisë tregohet nga dritat e
treguesit të karikimit të baterisë që ndizen
vazhdimisht.
210
Shqip