User manual

5 Lëvizini kokat e rrojës në lëkurë në lëvizje
rrethore për të kapur të gjitha qimet që rriten në
drejtime të ndryshme. Lëvizeni butësisht në
lëkurë për rrojë komode dhe të lëmuar.
Shënim: Mos e shtyni fort, pasi kjo mund të
shkaktojë irritim të lëkurës.
Shënim: Shpëlani rregullisht njësinë e rrojës për
t'u siguruar që rrëshqet butësisht në lëkurë.
6 Thani fytyrën.
7 Fikeni dhe pastrojeni makinën e rrojës pas çdo
përdorimi.
Shënim: Sigurohuni që ta keni shpëlarë të gjithë
shkumën ose xhelin e rrojës nga makina e rrojës.
Përdorimi i shtojcës me ngërthim
Montimi dhe heqja e shtojcës me ngërthim
1 Sigurohuni që makina e rrojës të jetë fikur.
2 Nxirrni direkt shtojcën nga makina e rrojës.
Shënim: Mos e përdridhni shtojcën ndërsa e
hiqni nga makina e rrojës.
3 Futeni gjuhëzën e shtojcës me ngërthim në
folenë në pjesën e sipërme të makinës së rrojës.
Më pas shtyni poshtë shtojcën për ta lidhur me
makinën e rrojës ("klik").
Përdorimi i shtojcës së makinës së shkurtimit me
precizion
Mund të përdorni shtojcën e makinës së shkurtimit
me precizion për të rregulluar mjekrën, favoritet
dhe mustaqet.
215
Shqip