Kufjet Seria 3000 TAA3206 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 Udhëzime të rëndësishme sigurie 2 Siguria e dëgjimit Informacione të përgjithshme 2 2 2 Kufjet tuaja me Bluetooth me përdorim brenda veshit 3 Çfarë ka në kuti Pajisje të tjera Përmbledhje për kufjet tuaja me Bluetooth 3 Fillimi Karikimi i baterisë Çiftimi i kufjeve me telefonin celular 4 Përdorimi i kufjeve Lidhja e kufjeve me një pajisje Bluetooth Kontrollimi i telefonatave dhe muzikës 3 3 4 5 5 5 6 6 6 5 Të dhëna teknike 8 6 Njoftim 9 Deklarata e konformitetit Hedhja e produkti
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e dëgjimit Rrezik Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit, kufizoni kohën që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt. Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur e përdorni kufjet. • Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe për periudha kohe të arsyeshme. • Bëni kujdes të mos e ngrini vazhdimisht volumin ndërsa mësoheni me dëgjimin.
2 Kufjet tuaja me Bluetooth me përdorim brenda veshit Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/support. Me këto kufje Philips me valë me përdorim brenda veshit, ju mund: • të bëni telefonata të rehatshme pa lidhje me tel dhe me duar të lira; • të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë pa lidhje me tel; • të kaloni mes telefonatave dhe muzikës.
Përmbledhje për kufjet tuaja me Bluetooth 1 2 4 5 3 6 Volumi + Butoni i energjisë Volumi Treguesi LED Mikrofoni Vendi i karikimit Type C SQ
3 Fillimi Karikimi i baterisë Shënim Para se t’i përdorni kufjet për herë të parë, vendosini kufjet në kasën e karikimit dhe karikoni baterinë për 2 orë që bateria të ketë kapacitet dhe jetëgjatësi optimale. Përdorni vetëm kabllon USB të karikimit origjinale për të shmangur ndonjë dëmtim. Mbaroni telefonatën para se të karikoni kufjet, pasi lidhja e kufjeve për karikim do t’i fikë ato.
4 Përdorimi i kufjeve Kontrollimi i telefonatave dhe muzikës Ndezja/Fikja Lidhja e kufjeve me një pajisje Bluetooth Ndizni telefon celular/pajisjen Bluetooth. Shtypni dhe mbani butonin ndezur/fikur për të ndezur kufjet. Drita LED blu ndizet për 1s. Kufjet lidhen automatikisht me telefonin celular/pajisjen Bluetooth të lidhur më së fundi. Nëse pajisja e fundit nuk është e disponueshme, kufjet do të hyjnë në modalitetin e çiftimit.
Statusi tregues i kufjeve të tjera Statusi i kufjeve Kufjet janë të lidhura me një pajisje Bluetooth, ndërsa kufjet janë në gjendje gatishmërie ose ndërsa po dëgjoni muzikë. Kufjet janë gati për çiftim. Kufjet janë të ndezura por jo të lidhura me një pajisje Bluetooth. Treguesi Drita LED blu pulson çdo 4 sekonda Drita LED pulson ngjyrë blu dhe të bardhë me radhë. Drita LED e bardhë pulson çdo 3 sekonda. Nëse nuk mund të bëhet asnjë lidhje, kufjet do të fiken vetë brenda 5 minutash.
5 Të dhëna teknike Koha e muzikës: 10 orë Koha e bisedës: 10 orë Koha në pritje: 55 orë Koha e karikimit: 2 orë Bateria e karikueshme me polimere litiumi (85 mAh) Versioni i Bluetooth: 5.
6 Njoftim Deklarata e konformitetit Hiqni baterinë e brendshme Me anë të kësaj, MMD Hong Kong Holding Limited deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe me dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni Deklaratën e Pajtueshmërisë në www.p4c.philips.com. Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi për produkte elektronike, mund ta mbroni mjedisin duke e hequr dhe ricikluar baterinë para se t’i hidhni kufjet.
Informacione mjedisore Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin të lehtë për t’u ndarë në tre materiale: karton (kutia), shkumë polisteroli (amortizatori) dhe polietilen (qeset, fleta e shkumës mbrojtëse.) Sistemi përbëhet nga materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar. Ju lutemi të respektoni rregulloret vendëse në lidhje me hedhjen e materialeve të paketimit, baterive të konsumuara dhe pajisjeve të vjetra.
7 Markat tregtare Bluetooth Fjala e markës dhe logot e Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin pronarëve të tyre përkatës. Siri Siri është një markë tregtare e Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në vende të tjera.
8 Pyetje të bëra shpesh Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen. Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet. Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth me pajisjen time me Bluetooth. Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të ndizni kufjet. Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot kufjet. • Kufjet mund të jenë lidhur me një pajisje që janë çiftuar më parë. Fikeni pajisjen e lidhur ose largojini jashtë rrezes.
Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka të tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi në lidhje me këtë produkt. UM_TAA3206_00_SQ_V1.