operation manual
SQ 3
• Produkti/telekomanda mund të përmbajë
një bateri të tipit monedhë/buton, e cila
mund të gëlltitet. Mbajeni baterinë larg
fëmijëve gjatë gjithë kohës! Nëse gëlltitet,
bateria mund të shkaktojë lëndime serioze
ose vdekje. Djegie të rënda të brendshme
mund të ndodhin brenda dy orëve pas
gëlltitjes.
• Nëse dyshoni se një bateri është gëlltitur
ose vendosur brenda ndonjë pjese të
trupit, kërkoni ndihmën e menjëhershme
mjekësore.
• Kur ndërroni bateritë, mbajini gjithmonë
të gjitha bateritë e reja dhe të përdorura
larg fëmijëve. Sigurohuni që dhomëza e
baterisë të jetë plotësisht e sigurt pasi të
keni zëvendësuar baterinë.
• Nëse dhomëza e baterisë nuk mund të jetë
e siguruar tërësisht, ndërprisni përdorimin
e produktit. Mbajeni larg fëmijëve dhe
kontaktoni prodhuesin.
• Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikave
ose spërkatjeve.
• Mos vendosni asnjë burim rreziku mbi
pajisje (për shembull, objekte të mbushura
me lëng, qirinj të ndezur).
• Ky aparat mund të përmbajë plumb dhe
merkur. Hidheni sipas ligjeve vendëse,
shtetërore dhe federate. Për informacione
lidhur me hedhjen ose riciklimin, ju lutemi
kontaktoni autoritetet lokale. Për ndihmë të
mëtejshme lidhur me opsionet e riciklimit,
ju lutemi kontaktoni
www.mygreenelectronics.com ose
www.eiae.org ose www.recycle.philips.com.
• Kur priza elektrike ose një bashkues
pajisjesh përdoret si pajisje shkëputëse,
pajisja e shkëputjes duhet të mbetet
lehtësisht e funksionueshme.
• Mos e vendosni këtë aparat mbi mobilie që
mund të anohen nga një fëmijë ose një i
rritur kur mbështetet, e tërheq, qëndron në
këmbë ose hip sipër tyre. Nëse aparati bie,
mund të shkaktojë lëndime të rënda ose
madje vdekje.
• Ky aparat nuk duhet të vendoset në një
instalim të brendshëm si për shembull në
dollap librash ose në raft, përveç nëse ka
ajrim të mirë. Sigurohuni që të lini hapësirë
prej20cmosemëshumëanembanëkëtij
aparati.
Simboli i pajisjes Klasi II
Ky simbol tregon se aparati ka sistem izolimi të
dyshtë.
Njihunimekëtosimbolesigurie
Kjo shenjë "rrufeje" tregon se brenda pajisjes
ka material të paizoluar, i cili mund të shkaktojë
goditje elektrike. Për sigurinë e të gjithëve në
familjen tuaj, ju lutemi mos e hiqni mbulesën e
produktit.
A "Pikëçuditja" tërheq vëmendjen për veçori,
për të cilat duhet të lexoni literaturën e
bashkëngjitur me qëllim që të parandalohen
problemet e operimit dhe mirëmbajtjes.
PARALAJMËRIM: Për të pakësuar rrezikun e
zjarrit ose goditjeve elektrike,
ky aparat nuk duhet të
ekspozohet ndaj shiut ose
lagështisë, dhe objektet
me lëngje, siç mund të jenë
vazot nuk duhen vendosur
mbi këtë aparat.
KUJDES: Për të parandaluar goditjet
elektrike, puthiteni kunjën e
gjerë të spinës me vrimën e
gjerë, dhe futeni plotësisht.
Kujdesunipërproduktintuaj
Përdornivetëmleckëmikrobërpërpastrimine
produktit.