User manual

Albanian
3
Rrezik i nxehtësisë së lartë!
ͻ Asnjëherë mos e instaloni produktin
në një hapësirë të mbyllur. Lini gjithnjë
një hapësirë prej të paktën dhjetë
centimetra anembanë produktit për
ajrim. Sigurohuni perdet ose objekte
të tjera të mos mbulojnë hapësirat e
ventilimit në produkt.
Rrezik kontaminimi!
ͻ Mos i bashkoni bateritë (të vjetrat me
të rejat, ose bateritë e karbonit me ato
alkaline, etj.).
ͻ KUJDES: Rrezik shpërthimi nëse bateritë
nuk vendosen si duhet. Ndërrojeni
vetëm duke përdorur të njëjtin tip
baterie.
ͻ Hiqini bateritë nëse janë shkarkuar ose
nëse telekomanda nuk do të përdoret
për kohë të gjatë.
ͻ Bateritë përmbajnë substanca kimike,
ndaj duhet të hidhen si duhet.
Rrezik i gëlltitjes së baterive!
ͻ Produkti/telekomanda mund të kenë
një bateri në formë monedhe/kopse, e
cila mund të gëlltitet. Mbajeni gjithnjë
baterinë larg fëmijëve! Nëse gëlltitet
bateria mund të shkaktojë lëndime
serioze ose vdekje. Mund të ndodhin
djegie të brendshme brenda dy orësh
pas gëlltitjes.
ͻ Nëse dyshoni se një bateri mund të
jetë gëlltitur ose futur në ndonjë pjesë
të trupit, kërkoni menjëherë ndihmë
mjekësore.
ͻ Kur i ndërroni bateritë, mbajini gjithnjë
bateritë e reja dhe ato të përdorura larg
fëmijëve. Sigurohuni që vendi i baterive
të jetë komplet i mbyllur pasi ta ndërroni
baterinë.
ͻ Nëse vendi i baterive nuk mund të
sigurohet mirë, mos e përdorni më
produktin. Mbajeni larg fëmijëve dhe
kontaktoni prodhuesin.
Kjo është një pajisje CLASS II me izolim të
dyfishtë, dhe nuk ka tokëzim mbrojtës.
Kujdesi për produktin
Përdorni leckë me mikrofibra për ta pastruar
produktin.
Kujdesi për mjedisin
Hedhja e produktit dhe baterisë të vjetër
Produkti është projektuar dhe prodhuar
me materiale dhe komponentë të cilësisë
së lartë, të cilat mund të riciklohen dhe të
ripërdoren.
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se
produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane
2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban
bateri të brendshme që mbulohen nga
Direktiva Evropiane 2013/56/EU e cila nuk
mund të hidhet së bashku me mbetjet e
zakonshme shtëpiake.
Informohuni lidhur me sistemet vendëse
për grumbullimin e produkteve elektrike
dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni
rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e
hidhni produktin dhe bateritë së bashku me
mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja
e duhur e produkteve të vjetra ndihmon
në parandalimin e pasojave negative për
mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe,
shikoni pjesën për vendosjen e baterive.