User manual
3 Fillimi
Karikoni baterinë
Çiftoni kufjet me telefonin
tuaj celular
Shënim
Para se t’i përdorni kufjet për herë të parë,
karikoni baterinë për 5 orë me qëllim që
bateria të ketë kapacitet dhe jetëgjatësi
optimale.
Përdorni vetëm kabllon USB të karikimit
origjinale për të shmangur ndonjë dëmtim.
Mbaroni telefonatën para se të karikoni
kufjet, pasi lidhja e kufjeve do t’i fikë ato.
Mund t’i përdorni kufjet normalisht gjatë
karikimit.
Lidhni kabllon USB të karikimit të
përfshirë në:
• vendin e karikimit micro USB në
kufje, dhe;
• portën e karikimit/USB-së në një
kompjuter.
Drita LED ndizet në ngjyrë të bardhë
gjatë karikimit dhe fiket kur kufjet
janë të karikuara plotësisht
1 Sigurohuni që kufjet janë karikuar
plotësisht.
2 Shtypni dhe mbani shtypur butonin
për 2 sekonda për t’i ndezur
kufjet.
3 Sigurohuni që celulari të jetë i
ndezur dhe që të jetë aktivizuar
veçoria Bluetooth.
4 Çiftoni kufjet me telefonin celular.
Për informacione të detajuara,
shikoni manualin e përdorimit të
telefonit tuaj celular.
Shembulli i mëposhtëm ju tregon se si
t’i çiftoni kufjet me telefonin celular.
1 Aktivizoni veçorinë Bluetooth të
celularit tuaj, zgjidhni Philips KH402.
2 Formoni fjalëkalimin e kufjeve
"0000" (4 zero) nëse kërkohet. Për
telefonat celularë me Bluetooth 3.0
ose më të lartë, nuk ka nevojë të
vendosni një fjalëkalim.
Këshillë
Normalisht, karikimi i plotë zgjat 2 orë.
Para se të përdorni kufjet me telefonin
celular për herë të parë, çiftojeni me një
telefon celular. Një çiftim i suksesshëm
vendos një lidhje unike të koduar midis
kufjeve dhe telefonit celular. Kufjet
ruajnë 8 pajisjet e fundit në memorie.
Nëse përpiqeni të çiftoni me shumë se 8
pajisje, pajisja e çiftuar më e para
zëvendësohet me të renë.
Philips KH402
4 SQ