Brenda veshit Seria 4000 TAPN402 Manuali i përdoruesit Regjistroni produktin dhe merrni mbështetje në www.philips.
Përmbajtja 1 Udhëzime të rëndësishme sigurie 2 Siguria e të dëgjuarit Informacion i përgjithshëm 2 2 2 Kufjet tuaja me Bluetooth me 3 përdorim brenda veshit Çfarë ka në kuti Pajisje të tjera Përmbledhje për kufjet tuaja me Bluetooth 3 Fillimi Karikoni baterinë Çiftoni kufjet me telefonin tuaj celular 4 Përdorimi i kufjeve Lidhja e kufjeve me një pajisje Bluetooth Kontrollimi i telefonatave dhe muzikës 3 3 4 5 5 5 6 6 6 5 Të dhëna teknike 8 6 Njoftim 9 Deklarata e konformitetit Asgjësimi i pr
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e të dëgjuarit Rrezik Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit, kufizoni kohën që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më lart të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e të dëgjuarit të sigurt. Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur i përdorni kufjet. • Dëgjoni në volume të arsyeshme për periudhave kohore të arsyeshme. • Kujdes të mos rregulloni vazhdimisht volumin lart pasi të dëgjuarit tuaj përshtatet.
2 Kufjet tuaja me Bluetooth me përdorim brenda veshit Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome. Me këto kufje Philips me valë me përdorim brenda veshit, ju mund: • të bëni telefonata të rehatshme pa lidhje me tel dhe me duar të lira; • të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë pa lidhje me tel; • të kaloni mes telefonatave dhe muzikës.
Përmbledhje për kufjet tuaja me Bluetooth (Ndezja / Fikja / Çiftimi) Vendi i karikimit micro USB Butoni i kontrollit të volumit / këngës Treguesi LED Mikrofoni SQ
3 Fillimi Karikoni baterinë Shënim Para se t’i përdorni kufjet për herë të parë, vendosini kufjet në kasën e karikimit dhe karikoni baterinë për 2 orë që bateria të ketë kapacitet dhe jetëgjatësi optimale. • Përdorni vetëm kabllon origjinale të karikimit me USB për të shmangur dëmtimet. • Mbaroni telefonatën para se të karikoni kufjet, pasi lidhja e kufjeve për karikim do t’i fikë ato.
4 Përdorimi i kufjeve Lidhini kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth Ndizni telefon celular/pajisjen Bluetooth. Shtypni dhe mbani butonin ndezur/fikur për të ndezur kufjet. LED blu qndron ndezur për 3 sekonda. Kufjet lidhen automatikisht me telefonin celular/pajisjen Bluetooth të lidhur më së fundi. Nëse pajisja e fundit nuk është e disponueshme, kufjet do të hyjnë në modalitetin e çiftimit.
Statusi i treguesit të kufjeve të tjera Statusi i kufjeve Kufjet janë të lidhur me një pajisje Bluetooth, ndërsa kufjet janë në modalitetin në gatishmëri ose ndërsa po dëgjoni muzikë. Treguesi Drita LED blu është e ndezur. Kufjet janë gati për çiftim. LED-i ndriçon blu dhe kuq me alternim. Kufjet janë të ndezura por jo të lidhura me një pajisje Bluetooth. Drita LED blu dhe e kuqe pulson me ngadalë. Nëse nuk mund të bëhet asnjë lidhje, kufjet do të fiken vetë brenda 8 minutash. Nivel i ulët i baterisë.
5 Të dhëna teknike • Koha e muzikës: 7 orë Koha e bisedës: 7 orë • Koha në gatishmëri: 160 orë Koha e karikimit: 2 orë • Bateri e karikueshme me polimere litiumi (80 mAh) • Versioni i Bluetooth: 5.0 • Profilet e pajtueshme Bluetooth: • HFP (Hands-Free Profile-HFP) • A2DP (Advanced Audio Distribution Profile – Profili i shpërndarjes së avancuar audio) • AVRCP (Audio Video Remote Control Profile – Profili audio video telekomandë) • Audio codec i mbështetur: SBC • Diapazoni i frekuencave: 2.402-2.
6 Njoftim Deklarata e përputhshmërisë Hiqni baterinë e integruar Me anë të kësaj, MMD Hong Kong Holding Limited deklaron se ky produkt është në përputhshmëri me kërkesat thelbësore dhe dispozita të tjera relevante të Direktivës 2014/53/BE. Ju mund ta gjeni Deklaratën e Përputhshmërisë në www.p4c.philips.com. Nëse nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi për produkte elektronike në vendin tuaj, ju mund të mbroni mjedisin duke hequr dhe ricikluar baterinë para se të asgjësoni kufjet.
Informacione mjedisore Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin të lehtë për t'u ndarë në tre materiale: karton (kutia), shkumë polisteroli (amortizatori) dhe polietilen (qeset, fleta e shkumës mbrojtëse.) Sistemi juaj përbëhet nga materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar. Lutemi, respektoni rregulloret lokale në lidhje me asgjësimin e materialeve të paketimit, baterive të harxhuara dhe pajisjeve të vjetra.
7 Markat tregtare Bluetooth Marka e fjalës Bluetooth® dhe logot janë marka të regjistruara tregtare të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtar janë të pronarëve të tyre përkatës. Siri Siri është një markë tregtare e Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në vende të tjera.
8 Pyetjet më të shpeshta Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen. Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet. Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth me pajisjen time me Bluetooth. Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të ndizni kufjet. Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot kufjet. • Kufjet mund të jenë lidhur me një pajisje që janë çiftuar më parë. Fikni pajisjen e lidhur ose nxirreni jashtë fushës.
Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka të tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar dhe shitet me përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited ose një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi në lidhje me këtë produkt. UM_TAPN402_00_SQ_V1.