User manual

Table Of Contents
SQ 17
[Update from FM]: sinkronizo orën
me stacionet FM.
[Update from Network]:
sinkronizo orën me stacionet
e radios së internetit.
[No update]: çaktivizo sinkronizimin
e orës.
[Set format]: vendosni formatin
12/24 orë.
[Set timezone]: vendosni zonën orare.
[Daylight savings]: aktivizoni ose
çaktivizoni ndërrimin e orës.
Shënim
Nëse po e përditësoni orën nga DAB ose FM,
opsioni i ndërrimit të orës nuk ka efekt.
Nëse po e përditësoni nga rrjeti, vendosni zonën
tuaj orare.
Vendosja e gjuhës së sistemit
1
Zgjidhni [System settings] > [Language].
Shfaqet një listë e gjuhëve.
2
Rrotulloni çelësin SELECT për të zgjedhur
një gjuhë sistemi, pastaj shtypni çelësin
SELECT për të konfirmuar.
Rivendosja e të gjitha
parametrave
1
Zgjidhni [System settings] > [Factory Reset].
2
Rrotulloni çelësin SELECT për të zgjedhur
një opsion, pastaj shtypni çelësin SELECT
për të konfirmuar.
[Yes]: Rivendoseni radion në statusin
standard të fabrikës.
[No]: Kthehuni te menuja e mëparshme.
Shikimi i informacioneve të
përditësimit të softuerit
1
Zgjidhni [System settings] > [Software
update].
2
Rrotulloni çelësin SELECT për të zgjedhur
një opsion ose nënopsion, më pas shtypni
çelësin SELECT për të konfirmuar.
[Auto-check setting]: zgjidhni nëse
doni të kontrolloni rregullisht versionet
e reja të softuerit.
[Check now]: kontrolloni menjëherë
versionet e reja të softuerit.
Shënim
Nëse radioja zbulon se ka softuer të ri në
dispozicion, ajo do t'ju kërkojë që të bëni
përditësimin. Nëse jeni dakord, softueri i ri do të
shkarkohet dhe instalohet.
Para se të bëhet përditësimi, sigurohuni që
radioja është e lidhur me një burim energjie
stabël. Shkëputja e energjisë gjatë një përditësimi
të softuerit mund ta dëmtojë produktin.
Shikimi i versionit të softuerit
Zgjidhni [System settings] > [lnfo].
Shfaqet versioni aktual i softuerit.
Rregullimi i ndriçimit
1
Zgjidhni [System settings] > [Backlight].
2
Rrotulloni çelësin SELECT për të zgjedhur
një opsion ose nënopsion, pastaj shtypni
çelësin SELECT për të konfirmuar.
[Timeout]: zgjidhni një periudhë
mbarimi kohe për ndriçimin e ekranit.
[On level]: zgjidhni një nivel ndriçimi
për ekranin.
[Dim level]: zgjidhni një nivel ndriçimi,
mes niveleve mesatar, i ulët dhe i fikur.