User manual

Table Of Contents
SQ8
4 Dëgjimi i radios
së internetit
Radioja mund të luajë me mijëra stacione radioje
dhe podkaste nga anembanë bota nëpërmjet
lidhjes së internetit.
Përdorimi i menusë në
modalitetin e radios së internetit
Pasi të jetë bërë lidhja e internetit, do të shfaqet
një listë me stacione. Më pas zgjidhni një për të
filluar transmetimin.
Shënim
Sigurohuni që rrjeti Wi-Fi i shtëpisë suaj është
i aktivizuar.
Për sinjal më të mirë Wi-Fi, rrotulloni dhe
rregulloni pozicionin e antenës Wi-Fi.
1
Shtypni SOURCE për të zgjedhur
modalitetin [Internet radio].
Radioja fillon të lidhet me rrjetin që ishte
lidhur për herë të fundit, dhe pastaj ju
çon në stacionin e radios me internet që
po dëgjonit për herë të fundit.
Nëse lidhja e rrjetit nuk është bërë
më përpara, radioja fillon të kërkojë
automatikisht rrjetet me valë (Shiko
pikën "Fillimi" > "Konfigurimi
fillestar" ose "Përdorimi i menusë së
parametrave të sistemit" > "Rregullimi
i parametrave të rrjetit" për të bërë
lidhjen e rrjetit).
2
Shtypni MENU për të hapur menunë.
3
Rrotulloni çelësin SELECT për të lëvizur
nëpër opsionet e menusë:
[Station list]: shkoni në çfarëdo stacioni
radioje interneti që është në dispozicion.
[System settings]: rregulloni parametrat
e sistemit (i njëjti opsion menuje për
të gjitha modalitetet që funksionojnë.
Shiko kapitullin "Përdorimi i menusë së
parametrave të sistemit" për hollësi).
[Main menu]: hyni në menunë
kryesore (i njëjti opsion menuje për
të gjitha modalitetet që funksionojnë.
Shiko kapitullin "Përdorimi i menusë
kryesore" për hollësi).
4
Për të zgjedhur një opsion, shtypni çelësin
SELECT.
5
Përsëritni hapat 3 deri në 4 nëse ka ndonjë
nën-opsion të disponueshëm poshtë një
opsioni.
Për t'u kthyer te menuja e mëparshme,
shtypni .
[Station list]
[Stations]:
[History]: shfletoni stacionet
e radios së internetit sipas historisë.
[Search]: kërkoni stacione radioje
interneti. Për të kërkuar, rrotulloni
çelësin SELECT për të formuar një
fjalë kyçe duke zgjedhur karakteret,
pastaj shtypni çelësin SELECT për
të vazhduar.
[Location]: shfletoni stacionet
e radios së internetit sipas
vendndodhjes.
[Popular]: shkoni në stacionet më
të famshme në internet.
[Discover]: shkoni te lista e zbulimit
për radion e internetit.