User manual
SQ2
1 E rëndësishme
Siguria
Paralajmërim
• Asnjëherë mos e hiqni kasën e radioje interneti.
• Asnjëherë mos lubrifikoni asnjë pjesë të kësaj
radioje interneti.
• Asnjëherë mos e vendosni këtë radio interneti
mbi pajisje të tjera elektrike.
• Mbajeni këtë radio interneti larg nga drita direkte
e diellit flakët e ndezura ose nxehtësia.
• Sigurohuni që ta arrini gjithnjë me lehtësi
kordonin e energjisë, spinën ose adaptorin për ta
shkëputur radion e internetit nga energjia.
• Lexoni dhe zbatoni këto udhëzime.
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të lirë të
mjaftueshme anembanë produktit për ajrim.
• Vetëm personeli i kualifikuar duhet t'i
bëjë riparime. Riparimet duhen bërë kur
radioja e internetit është dëmtuar në
ndonjë mënyrë, si për shembull kur kordoni
i energjisë ose spina është dëmtuar, kur
janë derdhur lëngje ose kanë rënë objekte
brenda radios së internetit, kur radioja e
internetit është ekspozuar ndaj shiut ose
lagështisë, kur nuk punon normalisht ose
kur është rrëzuar.
• Përdorni vetëm pjesë/aksesorë që janë
specifikuar nga prodhuesi.
• Përdorni furnizim energjie vetëm siç
tregohet në manualin e përdorimit.
• Shkëputeni produktin gjatë stuhive me
vetëtima ose kur nuk përdoret për
periudha të gjata.
• Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikave
ose spërkatjeve.
• Mos vendosni asnjë burim rreziku mbi
produkt (p.sh. objekte të mbushura me
lëngje, qirinj të ndezur).
• Aty ku spina e energjisë të adaptorit direkt
Plug-in përdoret si mjet shkëputjeje, pajisja
e shkëputjes duhet të jetë në një vend që
arrihet me lehtësi.
• Mos e përdorni këtë pajisje pranë ujit.
• Instalojeni sipas udhëzimeve të prodhuesit.
• Mos e instaloni pranë asnjë burimi
nxehtësie, si për shembull pranë
radiatorëve, rrugëdaljeve të ngrohjes,
sobave ose pajisjeve të tjera (duke përfshirë
amplifikatorët) që prodhojnë nxehtësi.