User manual

7SQ
6 Zgjidhja e
problemeve
Paralajmërim
Asnjëherë mos e hiqni kasën e boksit.
Për ta mbajtur garancinë të vlefshme,
asnjëherë mos u mundoni ta riparoni boksin
vetë.
Nëse hasni probleme ndërsa përdorni boksin,
kontrolloni pikat e mëposhtme para se të
kërkoni shërbime. Nëse problemi mbetet i
pazgjidhur, shkoni në faqen e internetit të
Philips (www.philips.com/welcome). Kur
kontaktoni Philips, sigurohuni që boksi është
pranë dhe të keni gati numrin e modelit dhe
numrin e serisë.
E përgjithshme
Nuk ndizet
Sigurohuni që boksi është karikuar
plotësisht.
Sigurohuni që priza USB e boksit është
lidhur si duhet.
Si veçori për kursimin e energjisë, boksi
fiket automatikisht pas 15 minutash nëse
nuk ka sinjal audio.
Nuk ka zë
Rregulloni volumin në këtë boks.
Rregulloni volumin në pajisjen e lidhur.
Sigurohuni që pajisja me Bluetooth të jetë
brenda distancës funksionale.
Nuk ka përgjigje nga boksi
Ndizeni përsëri boksin.
Bluetooth
Cilësia e audios është e dobët pas lidhjes
me një pajisje me Bluetooth
Sinjali i Bluetooth është i dobët. Afrojeni
pajisjen më shumë boksin ose hiqni çdo
pengesë mes tyre.
Nuk gjeni dot [Philips S3505] në pajisjen
me Bluetooth për çiftim
Mbani shtypur për 2 sekonda për të hyrë
në modalitetin e çiftimit me Bluetooth, dhe
pastaj përpiquni përsëri.
Nuk lidhem dot me pajisjen me Bluetooth
Funksioni Bluetooth i pajisjes suaj nuk
është aktivizuar. Shikoni manualin e
përdorimit të pajisjes suaj për të mësuar se
si ta aktivizoni funksionin.
Ky boks nuk është në modalitetin e çiftimit.
Ky boks është lidhur tashmë me një pajisje
tjetër me Bluetooth. Shkëputeni dhe
përpiquni përsëri.