Boks me valë S5305 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 E rëndësishme Siguria 2 2 2 Boksi me valë Hyrje Çfarë ka në kuti Përmbledhje për boksin 3 3 3 3 3 Fillimi Karikimi i baterisë së brendshme Ndezja/fikja 4 4 4 4 Luajtja nga pajisjet me Bluetooth Luajtja nga pajisjet me Bluetooth Kontrollimi i luajtjes Kontrollimi i telefonatës Çiftimi për modalitetin stereo 5 5 5 5 5 5 Veçori të tjera Luajtja nga një pajisje audio e jashtme Drita LED shumëngjyrëshe 6 6 6 6 Informacione për produktin 7 7 Zgjidhja e problemeve Të përgjithshme Bl
1 E rëndësishme Siguria Udhëzime të rëndësishme sigurie • Sigurohuni që tensioni i energjisë përputhet me tensionin mbrapa ose poshtë pajisjes. • Boksi nuk duhet të ekspozohet ndaj pikave ose spërkatjeve. • Mos vini asnjë burim rreziku mbi boks (p.sh. objekte të mbushura me lëng, qirinj të ndezur). • Sigurohuni që të ketë hapësirë të lirë të mjaftueshme anembanë boksit për ajrim. • Ju lutemi përdoreni boksin në mënyrë të sigurt në ambient me temperaturë ndërmjet 0° dhe 45°.
2 Boksi me valë Urime për blerjen tuaj, dhe mirë se vini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/welcome. Hyrje Me këtë boks mund të dëgjoni audio nga pajisjet me Bluetooth ose nga pajisjet e tjera audio me anë të një kablli audio-in 3.5mm. Treguesi LED • Në modalitetin Bluetooth, shtypeni për të ndaluar ose vazhduar luajtjen. • Në modalitetin e Bluetooth, shtypeni dy herë për të luajtur këngën tjetër.
3 Fillimi Ndiqni gjithnjë me radhë udhëzimet në këtë kapitull. Karikimi i baterisë së brendshme Boksi vihet në punë nga një bateri e brendshme e karikueshme. Shënim • Karikojeni plotësisht baterinë e brendshme para se ta përdorni. • Kur boksi është i ndezur dhe bateria është e ulët, drita treguese LED e nivelit të baterisë pulson në ngjyrë jeshile. Lidhni një prizë USB-C në boks me një prizë (5 V 3 A) duke përdorur kabllin USB të dhënë. 5V 3A SQ Ndezja/fikja Shtypni për ta ndezur boksin.
4 Luajtja nga pajisjet me Bluetooth Luajtja nga pajisjet me Bluetooth Me këtë boks mund të dëgjoni audio nga pajisja juaj me Bluetooth. Shënim • Sigurohuni që funksioni Bluetooth është i aktivizuar në pajisje. • Distanca maksimale për çiftimin e boksit dhe pajisjes me Bluetooth është 20 metra. • Mbajeni larg nga çdo pajisje elektronike që mund të shkaktojë interferenca. 1 2 3 Shtypni për ta ndezur boksin. Ai do të hyjë automatikisht në modalitetin e çiftimit me Bluetooth.
1 2 3 Shtypni për t’i ndezur të dyja bokset. Ato do të hyjnë automatikisht në modalitetin e çiftimit me Bluetooth. Boksi i lidhur me pajisjen me Bluetooth do të përdoret si boksi kryesor. Në boksin kryesor, mbani shtypur për të hyrë në modalitetin e çiftimit me Bluetooth derisa treguesi LED të pulsojë ngjyrë blu dhe jeshile me radhë. Do të dëgjoni një tingull lajmërues kur të jeni lidhur me sukses. Drita treguese LED ndizet me radhë në ngjyrë blu dhe jeshile në boksin kryesor.
6 Informacione për produktin Shënim • Informacionet për produktin mund të ndryshohen pa u njoftuar paraprakisht. Informacione të përgjithshme Furnizimi me energji 5V 3A Bateria e brendshme e litiumit 7,4 V, 2600 mAh Përmasat (Gje x La x The) 190 x 80 x 80 mm Pesha (njësia kryesore) 0,61 kg Amplifikatori Fuqia në dalje 8W x 2 Përgjigja e frekuencës 100 Hz - 20 kHz Raporti sinjal-zhurmë > 70 dB Bokset Impedanca 4 Fuqia maksimale input 8W Madhësia 1,75" Bluetooth Versioni i Bluetooth 5.
7 Zgjidhja e problemeve Paralajmërim • Asnjëherë mos e hiqni kasën e boksit. Për ta mbajtur garancinë të vlefshme, asnjëherë mos u mundoni ta riparoni boksin vetë. Nëse hasni probleme ndërsa përdorni boksin, kontrolloni pikat e mëposhtme para se të kërkoni shërbime. Nëse problemi mbetet i pazgjidhur, shkoni në faqen e internetit të Philips (www.philips.com/welcome). Kur kontaktoni Philips, sigurohuni që boksi është pranë dhe të keni gati numrin e modelit dhe numrin e serisë.
8 Njoftim Çdo ndryshim ose modifikim i bërë në këtë pajisje që nuk është miratuar shprehimisht nga MMD Hong Kong Holding Limited mund ta bëjë të pavlefshme autoritetin e përdoruesit për ta përdorur produktin. elektronike dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Paralajmërim: Ndryshimet ose modifikimet që nuk janë miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse për pajtueshmërinë mund ta bëjnë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për ta përdorur pajisjen. Shënim: Kjo pajisje është testuar dhe është zbuluar se i përmbahet limiteve për një pajisje digjitale të Klasit B, sipas pikës 15 të rregullave FCC. Këto limite janë bërë për të siguruar mbrojtje të arsyeshme ndaj interferencës së dëmshme në një ambient banimi.
Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar nga, dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited, ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi i vetëm në lidhje me këtë produkt. TAS5305_00_UM_V1.