User manual
Informacione mjedisore
Të gjitha paketimet e panevojshme janë
hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë pake-
timin të lehtë për t’u ndarë në tre
materiale: karton (kutia), shkumë
polisteroli (amortizatori) dhe polietilen
(qeset, fleta e shkumës mbrojtëse.)
Sistemi juaj përbëhet nga materiale që
mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse
çmontohen nga një kompani e special-
izuar. Lutemi, respektoni rregulloret
lokale në lidhje me asgjësimin e materi-
aleve të paketimit, baterive të harxhuara
dhe pajisjeve të vjetra.
Njoftimi i
përputhshmërisë
Pajisja përputhet me rregullat FCC, pjesa
15. Përdorimi është objekt i dy kushteve
të mëposhtme:
1. Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë
interferencë të dëmshme, dhe
2. Kjo pajisje duhet të pranojë çdo
interferencë të marrë, përfshirë inter-
ferencën që mund të shkaktojë
përdorim të padëshiruar.
Rregullat FCC
Kjo pajisje është testuar dhe është
zbuluar se i përmbahet limiteve për një
pajisje dixhitale të Klasit B, sipas pikës
15 të rregullave FCC. Këta kufij janë
vendosur për të siguruar mbrojte të
arsyeshme ndaj interferencës së
dëmshme në një instalim rezidencial.
Kjo pajisje gjeneron, përdor dhe mund
të rrezatojë energji të frekuencës radio
dhe, nëse nuk është instaluar dhe
përdorur në përputhje me manualin e
udhëzimit, mund të shkaktojë interfer-
encë të dëmshme ndaj komunikimeve
radio.
Sidoqoftë, nuk ka garanci që interfer-
enca nuk do të ndodhë në një instalim
të veçantë. Nëse kjo pajisje shkakton
interferenca të dëmshme ndaj sinjalit
të radios ose televizionit, gjë që mund
të përcaktohet duke e fikur dhe ndezur
pajisjen, përdoruesi nxitet që të
përpiqet ta korrigjojë interferencën
duke ndjekur një ose më shumë nga
masat e mëposhtme:
• Riorientoni ose rivendosni antenën
marrëse.
• Rritni ndarjen midis pajisjes dhe
marrësit
• Lidhni pajisjen në një dalje në një
qark të ndryshme nga ajo në të
cilin është lidhur marrësi.
• Konsultoni shitësin ose një teknik
radio/TV me eksperiencë për
ndihmë.
SQ
1
2
3










