User manual
8 Pyetjet më të
shpeshta
Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen.
Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni
kufjet.
Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth
me pajisjen time me Bluetooth.
Bluetooth-i është çaktivuar. Aktivizoni
Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth
dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se
të ndizni kufjet.
Çiftimi nuk punon.
• Vendosini të dyja kufjet në kasën e
karikimit.
• Sigurohuni që të keni çaktivizuar
Bluetooth të çdo pajisjeje tjetër me
Bluetooth me të cilën jeni lidhur më
përpara.
• Në pajisjen tuaj me Bluetooth, fshini
"Philips ST702" nga lista e Bluetooth.
• Çiftoni kufjet (shikoni "Çiftimi i kufjeve
me pajisjen Bluetooth për herë të
parë" në faqen 6).
Si të rivendosni çiftimin.
Nxirrini të dyja kufjet nga kasa e karikimit.
Shtypni dy herë në të butonat multi-funk-
sionalë të të dyja kufjeve derisa treguesi
LED të bëhet i bardhë dhe prisni rreth 10
sekonda. Do të dëgjoni "Connected", "Left
Channel", "Right Channel" nëse çiftimi
bëhet me sukses.
Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot
kufjet.
• Kufjet mund të jenë lidhur me një
pajisje të çiftuar më parë. Fikni
pajisjen e lidhur ose nxirreni jashtë
fushës.
• Çiftimi mund të jetë fshirë ose kufjet
janë çiftuar më parë me një pajisje
tjetër. Çiftojini përsëri kufjet me
pajisjen me Bluetooth siç tregohet në
manual. (shikoni "Çiftimi i kufjeve me
pajisjen Bluetooth për herë të parë"
në faqen 6).
Kufjet e mia me Bluetooth janë të lidhur
me një telefon celular me Bluetooth
stereo, por muzika luhet vetëm në boksin
e celularit tim.
Referojuni manualit të përdorimit të
telefonit tuaj celular. Zgjidhni të dëgjoni
muzikë përmes kufjeve.
Cilësia audio është e varfër dhe mund të
dëgjohet zhurmë e çjerrë.
• Pajisja Bluetooth është jashtë fushës.
Afroni kufjet dhe pajisjen Bluetooth,
ose largoni pengesat mes tyre.
• Karikoni kufjet.
Cilësia audio është e dobët kur transme-
timi nga celulari është shumë i ngadaltë,
ose transmetimi audio nuk punon fare.
Sigurohuni që telefoni celular mbështet jo
vetëm (mono) HSP/HFP, por mbështet
edhe A2DP dhe është i pajtueshëm me
BT4.0x (ose më i lartë) (shiko "Të dhëna
teknike" në faqen 10).
SQ










