User manual
Unë dëgjoj por nuk të kontrolloj muzikën
në pajisjen time Bluetooth (p.sh. luaj/n-
dalo/kalo përpara/mbrapa).
Sigurohuni që burimi audio i Bluetooth
mbështet AVRCP (shih "Të dhënat tekni-
ke" në faqen 10).
Niveli i volumit të kufjeve është shumë i
ulët.
Disa pajisje me Bluetooth nuk e lidhin dot
nivelin e volumit me kufjet me anë të
sinkronizimit të volumit. Në këtë rast, ju
duhet të rregulloni volumin në pajisjen
tuaj Bluetooth në mënyrë të pavarur për
të arritur nivelin e duhur të volumit.
Nuk i lidh dot kufjet me një pajisje tjetër.
Çfarë të bëj?
• sigurohuni që Bluetooth në pajisjen e
çiftuar më parë është çaktivizuar.
• Përsëritni procedurën e çiftimit në
pajisjen e dytë (shiko "Çiftimi i kufjeve
me pajisjen Bluetooth për herë të
parë" në faqen 6).
Dëgjoj zë vetëm në njërën prej kufjeve.
• Nëse jeni gjatë një telefonate, është
normale që zëri të vijë nga kufja e
djathtë ose majtë.
• Nëse po dëgjoni muzikë por zëri vjen
vetëm nga njëra prej kufjeve:
• Kufjes tjetër mund t’i ketë mbaruar
bateria. Për performancë optimale,
karikojini të dyja kufjet plotësisht.
• Kufja e djathtë dhe ajo e majtë janë të
shkëputura nga njëra-tjetra. Fikini të
dyja kufjet fillimisht. Pastaj vendosini
kufjet në kasën e karikimit për 5
sekonda dhe pastaj nxirrini. Kjo do t’i
ndezë kufjet dhe do t’i lidhë me
njëra-tjetrën. Lidhini përsëri kufjet me
pajisjen tuaj me Bluetooth.
• Kufjet janë të lidhura me më shumë
se një pajisje me Bluetooth. Çaktivi-
zoni Bluetooth në të gjitha pajisjet e
lidhura. Fikini të dyja kufjet. Vendosini
përsëri të dyja kufjet në kasën e
karikimit për 5 sekonda dhe pastaj
nxirrini. Lidhini përsëri kufjet me
pajisjen tuaj me Bluetooth. Mbani
parasysh se kufjet janë bërë për të
lidhur vetëm një pajisje me Bluetooth.
Kur i lidhni përsëri kufjet me pajisjen
tuaj me Bluetooth, sigurohuni që
Bluetooth në çdo pajisje tjetër me të
cilën janë çiftuar/lidhur më parë të
jetë i çaktivizuar.
• Nëse zgjidhet e mësipërme nuk ju
ndihmojnë, bëni rivendosjen e
parametrave të fabrikës në kufje
(shikoni "Rivendosje e parametrave të
fabrikës në kufje" në faqen 9).
Për mbështetje të mëtejshme, vizitoni
www.philips.com/support.
SQ










