User manual

1 Udhëzime të
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e dëgjimit,
kufizoni kohën që përdorni kufjet në volume
të larta dhe vendoseni volumin në një nivel
të sigurt. Sa më lart të jetë volumi, aq më e
shkurtër është koha e të dëgjuarit të sigurt.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e
mëposhtme kur e përdorni kufjet.
Dëgjoni në volume të arsyeshme për
periudha kohe të arsyeshme.
Bëni kujdes të mos e rritni vazhdi-
misht volumin derisa dëgjimi juaj të
përshtatet.
Mos e ngrini volumin aq lart saqë
mos dëgjoni çfarë ndodh përreth.
Duhet t’i përdorni me kujdes ose
ndërpritni përkohësisht përdorimin
në situata që mund të jenë të
rrezikshme.
Presioni i tepërt i tingullit nga kufjet,
qoftë brenda veshëve, qoftë sipër
veshëve, mund të shkaktojë humb-
jen e dëgjimit.
Përdorimi i kufjeve me të dy veshët e
mbuluar ndërsa drejtoni automjetin
nuk rekomandohet dhe mund të jetë
i paligjshëm në disa zona.
Informacion i përgjithshëm
Për të shmangur dëmtimin ose
keqfunksionimin:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së
tepërt
Mos i hidhni në tokë kufjet.
Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikave
ose stërkalave.
Mos i lejoni kufjet të zhyten në ujë.
Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë
alkool, amoniak, benzinë, ose gërryes.
Nëse nevojitet pastrim, përdorni një leckë të
butë, nëse është e nevojshme, me një sasi të
ulët uji ose sapun të butë të shkrirë, për
pastruar produktin.
Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt siç është drita e
diellit, zjarri ose të ngjashme.
Rrezik shpërthimi nëse bateria është
zëvendësuar në mënyrë të gabuar.
Zëvendësoni vetëm me të njëjtin tip ose me tip
ekuivalent.
Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat ndërsa jeni në trafik ose
në mjedise të mundshme të
rrezikshme.
Informacion rreth temperaturave
dhe lagështisë gjatë përdorimit dhe
ruajtjes
Përdoreni ose ruajeni në një vend
ku temperatura është midis -10°C
(14°F) dhe 50°C (122 °F) (lagështia
relative deri në 90%.
Jeta e baterisë mund të jetë më e
shkurtër në kushte temperature të
larta ose të ulëta.
SQ