User manual
11SQ
7 Njoftim
Deklarata e konformitetit
Këtu, MMD Hong Kong Limited deklaron se
ky produkt është në përputhje me kërkesat
themelore dhe masat e tjera përkatëse të
Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën
e konformitetit në www.p4c.philips.com.
Hedhja e produktit dhe
baterisë të vjetër
Produkti është projektuar dhe prodhuar me
materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë,
të cilat mund të riciklohen dhe të ripërdoren.
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se produkti
mbulohet nga Direktiva Evropiane 2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban
një bateri të rikarikueshme të brendshme që
mbulohet nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU
e cila nuk mund të hidhet së bashku me mbetjet
e zakonshme shtëpiake. Ju këshillojmë fort që ta
çoni produktin në një pikë zyrtare grumbullimi
ose në një qendër shërbimi Philips për ta hequr
baterinë e karikueshme në mënyrë profesionale.
Informohuni lidhur me sistemin e grumbullimit
të veçantë në zonën tuaj për produktet elektrike
dhe elektronike dhe bateritë e karikueshme.
Ndiqni rregullat lokale dhe asnjëherë mos e hidhni
produktin dhe bateritë e karikueshme së bashku
me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Hedhja
e duhur e produkteve të vjetra dhe e baterive të
karikueshme ndihmon në parandalimin e pasojave
negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Heqja e baterisë së brendshme
Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem grumbullimi/
riciklimi për produktet elektronike, mund ta
mbroni mjedisin duke hequr dhe ricikluar
baterinë para se t’i hidhni kufjet.
nga kasa e karikimit para se të hiqni
baterinë.
shkëputur nga kablli USB i karikimit para se
të hiqni baterinë.
Pajtueshmëria me EMF
Ky produkt i përmbahet të gjitha standardeve
dhe rregullave lidhur me ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.