User manual

12 SQ
Informacione mjedisore
Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr.
Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin që të ndahet
me lehtësi në tre materiale: karton (kutia),
polistirol (amortizuesi) dhe polietilien (qeset,
fletë mbrojtëse sfungjeri). Sistemi përbëhet
nga materiale të cilat mund të riciklohen dhe
ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e
specializuar. Ju lutemi ndiqni rregullat vendëse
lidhur me hedhjen e materialeve të paketimit,
baterive të konsumuara dhe pajisjeve të vjetra.
Njoftim pajtueshmërie
Pajisja i përmbahet rregullave FCC, pjesa
15. Operimi është subjekt i dy kushteve të
mëposhtme:
1. Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë
interferencë të dëmshme, dhe
2. Kjo pajisje duhet të pranojë çdo
interferencë të marrë, duke përfshirë
interferencat që mund të shkaktojë
operim të padëshiruar.
Rregullat FCC
Kjo pajisje është testuar dhe është zbuluar se
i përmbahet limiteve për një pajisje digjitale të
Kategorisë B, sipas pjesës 15 të rregullave FCC.
Këto limite janë bërë për të siguruar mbrojtje
të arsyeshme ndaj interferencës së dëmshme
në një ambient banimi. Kjo pajisje gjeneron,
përdor dhe mund të rrezatojë energji frekuence
radioje dhe, nëse nuk instalohet dhe përdoret
në përputhje me manualin e udhëzimeve, mund
të shkaktojë interferencë të dëmshme ndaj
komunikimeve radio.
Megjithatë, nuk ka garanci se nuk do të ketë
interferenca në një ambient të caktuar. Nëse kjo
pajisje shkakton interferenca të dëmshme ndaj
sinjalit të radios ose televizionit, gjë që mund të
përcaktohet duke e fikur dhe ndezur pajisjen,
përdoruesi nxitet që të përpiqet ta korrigjojë
interferencën duke ndjekur një ose më shumë
nga masat e mëposhtme:
Ndryshoni orientimin ose lëvizeni antenën.
Rritni hapësirën mes pajisjes dhe marrësit.
Lidheni pajisjen me një prizë në një qark
elektrik që është ndryshe nga ai që është
lidhur marrësi.
Konsultohuni me shitësin ose me një teknik
të kualifikuar të radiove/televizorëve për
ndihmë.
Deklarata e FCC për ekspozimin ndaj
rrezatimit:
Kjo pajisje i përmbahet limiteve të FCC për
ekspozimin ndaj rrezatimit të përcaktuar për një
mjedis të pakontrolluar.
Transmetuesi nuk duhet të ndodhet në të njëjtin
vend me ndonjë antenë ose transmetues tjetër
apo të punojë bashkë me to.
Kujdes: Përdoruesi paralajmërohet se
ndryshimet ose modifikimet që nuk janë
miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse për
pajtueshmërinë mund ta bëjnë të pavlefshëm
autoritetin e përdoruesit për të operuar pajisjen.
Kanada:
Kjo pajisje përmban transmetues/marrës të
përjashtuar nga licencat të cilat i përmbahen
RSS-ve të Inovacionit, Shkencës dhe Zhvillimit
Ekonomik të Kanadasë të përjashtuar nga
licencat. Përdorimi i nënshtrohet dy kushteve
të mëposhtme: (1)Kjo pajisje nuk mund të
shkaktojë interferenca. (2)Kjo pajisje duhet të
pranojë çfarëdo interference, duke përfshirë
interferencat që mund të shkaktojnë punim të
padëshiruar të pajisjes.
CAN ICES-3(B)/NMB-3(B)
Deklarata e IC për ekspozimin ndaj rrezatimit:
Kjo pajisje i përmbahet limiteve të Kanadasë për
ekspozimin ndaj rrezatimit të përcaktuar për
mjedise të pakontrolluara.
Transmetuesi nuk duhet të ndodhet në të njëjtin
vend me ndonjë antenë ose transmetues tjetër
apo të punojë bashkë me to.