User manual
14 SQ
Dëgjoj por nuk mund ta kontrolloj muzikën
në pajisjen time Bluetooth (p.sh. luaj/pauzë/
kapërce përpara/mbrapa).
Sigurohuni që burimi audio Bluetooth mbështet
AVRCP (shiko “Të dhëna teknike” në faqen 10).
Niveli i volumit të kufjeve është shumë i ulët.
Disa pajisje me Bluetooth nuk e lidhin dot nivelin
e volumit me kufjet me anë të sinkronizimit
të volumit. Në rast të tillë, duhet të rregulloni
veçmas volumin në pajisjen me Bluetooth për ta
çuar volumin në nivel të përshtatshëm.
Nuk i lidh dot kufjet me një pajisje tjetër.
Çfarë të bëj?
Sigurohuni që Bluetooth në pajisjen e çiftuar
më parë është çaktivizuar.
Përsëritni procedurën e çiftimit në pajisjen
e dytë (shiko “Çiftimi i kufjeve me pajisjen
Bluetooth për herë të parë” në faqen 6).
Dëgjoj zë vetëm në njërën prej kufjeve.
Nëse jeni gjatë një telefonate, është
normale që zëri të vijë nga kufja e djathtë
ose majtë.
Nëse po dëgjoni muzikë por zëri vjen
vetëm nga njëra prej kufjeve:
Kufjes tjetër mund t’i ketë mbaruar
bateria. Për performancë optimale,
karikojini të dyja kufjet plotësisht.
Kufja e djathtë dhe ajo e majtë janë të
shkëputura nga njëra-tjetra. Fikini të
dyja kufjet fillimisht. Pastaj vendosini
kufjet në kasën e karikimit për 5
sekonda dhe pastaj nxirrini. Kjo do
t’i ndezë kufjet dhe do t’i lidhë me
njëra-tjetrën. Lidhini përsëri kufjet me
pajisjen tuaj me Bluetooth.
Kufjet janë të lidhura me më shumë se
një pajisje me Bluetooth. Çaktivizoni
Bluetooth në të gjitha pajisjet e lidhura.
Fikini të dyja kufjet. Vendosini përsëri
të dyja kufjet në kasën e karikimit për
5 sekonda dhe pastaj nxirrini. Lidhini
përsëri kufjet me pajisjen tuaj me
Bluetooth. Mbani parasysh se kufjet
janë bërë për të lidhur vetëm një pajisje
me Bluetooth. Kur i lidhni përsëri
kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth,
sigurohuni që Bluetooth në çdo pajisje
tjetër me të cilën janë çiftuar/lidhur më
parë të jetë i çaktivizuar.
Nëse zgjidhet e mësipërme nuk
ju ndihmojnë, bëni rivendosjen e
parametrave të fabrikës në kufje
(shikoni “Rivendosje e parametrave të
fabrikës në kufje” në faqen 9).
Për ndihmë të mëtejshme, vizitoni
www.philips.com/support.