User manual
1 Udhëzime të
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit,
kuzoni kohën që përdorni kufjet në volume
të larta dhe vendoseni volumin në një nivel
të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e
shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e
mëposhtme kur përdorni kufjet.
• Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe
për periudha kohe të arsyeshme.
• Bëni kujdes të mos e ngrini
vazhdimisht volumin ndërsa
mësoheni me dëgjimin.
• Mos e ngrini volumin aq shumë sa të
mos dëgjoni çfarë ndodh rreth jush.
• Duhet të tregoni kujdes ose duhet të
mos i përdorni përkohësisht kufjet
në situata që mund të jenë të
rrezikshme.
• Presioni i tepërt i zërit nga kufjet
mund të shkaktojë humbjen e
dëgjimit.
• Nuk rekomandohet përdorimi i
kufjeve me të dy veshët e mbuluar
ndërsa drejtoni automjetin, dhe kjo
mund të jetë e paligjshme në disa
zona kur drejtoni automjetin.
• Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat ndërsa jeni në trak apo
në vende që mund të jenë të
rrezikshme.
Informacione të përgjithshme
Për të shmangur dëmtimin ose defektet:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së
tepërt
Mos i hidhni në tokë kufjet.
Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikave
ose spërkatjeve të ujit.
Mos i lejoni kufjet të zhyten në ujë.
Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë
alkool, amoniak, benzinë, ose gërryes.
Nëse nevojitet pastrim, përdorni një leckë të
butë, nëse është e nevojshme, me një sasi të
ulët uji ose sapun të butë të shkrirë, për të
pastruar produktin.
Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt siç është drita e
diellit, zjarri ose të ngjashme.
Rrezik shpërthimi nëse bateria është
zëvendësuar në mënyrë të gabuar. Ndërrojeni
vetëm me të njëjtin tip ose me tip ekuivalent.
Hedhja e baterisë në zjarr ose në furrë të
nxehtë, ose shtypja mekanike apo prerja e
baterisë, të cilat mund të shkaktojnë
shpërthim;
Lënia e baterisë në një ambient me
temperaturë tepër të lartë mund të shkaktojë
shpërthim ose rrjedhje të lëngjeve ose gazrave
të djegshëm;
Nëse bateria është nën presion atmosferik
tepër të ulët, kjo mund të shkaktojë shpërthim
ose rrjedhje të lëngjeve ose gazrave të
djegshëm.
Lidhur me temperaturat dhe lagështinë
gjatë përdorimit dhe ruajtjes
• Mbajeni në një vend ku temperatura
është ndërmjet -20°C (-4°F 50°C
(122 °F) (deri në 90% lagështi
relative).
• Përdoreni në një vend ku
temperatura është ndërmjet 0°C
(32°F 45°C (113 °F) (deri në 90%
lagështi relative).
• Jeta e baterisë mund të jetë më e
shkurtër në temperatura të larta ose
të ulëta.
• Mos e ndërroni baterinë me një tip
të gabuar, pasi kjo mund të jetë e
rrezikshme (për shembull, në rastin
e disa llojeve të baterive të litiumit);
2 SQ