Kufje Seria 4000 TAT4556 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 Udhëzime të rëndësishme sigurie 2 Siguria e dëgjimit Informacione të përgjithshme 2 Kufjet tuaja True Wireless Çfarë ka në kuti Pajisje të tjera Përmbledhje e kufjeve tuaja True Wireless 3 Fillimi Karikimi i baterisë Si vendosen Lidhja e kufjeve me pajisjen me Bluetooth për herë të parë Çiftimi i kufjeve me një pajisje tjetër me Bluetooth 4 Përdorimi i kufjeve Lidhja e kufjeve me pajisjen me Bluetooth Kontrolli ANC (Anulimi Aktiv i Zhurmës) Ndezja/�kja Kontrollimi i telefonatave dhe muzik
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e dëgjimit Rrezik • Për të shmangur dëmtimin në dëgjim, ku�zoni kohën që i përdorni kufjet me volum të lartë dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e dëgjimit. Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur i përdorni kufjet. • Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe për periudha kohe të arsyeshme. • Kujdes të mos e rritni gjithnjë e më shumë volumin ndërkohë që përshtateni me volumin e lartë.
2 Kufjet tuaja True Wireless Urime për blerjen tuaj, dhe mirë se vini në Philips! Për të për�tuar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/welcome. Me këto kufje True Wireless Philips, ju mund: • të bëni telefonata të rehatshme pa tel dhe me duar të lira; • të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë pa tel; • të ndërroni nga telefonata në muzikë.
Përmbledhje për kufjet tuaja True Wireless ① Treguesi LED (kufjet) ② Prekje multi-funksionale (MFT) ③ Mikrofoni ④ Drita LED (Kutia e karikimit) ⑤ Vendi i karikimit USB-C SQ
3 Fillimi Karikimi i baterisë Kufjet Vendosini kufjet në kutinë e karikimit. • Kufjet �llojnë karikimin dhe drita LED e kuqe ndizet • Kur kufjet janë të karikuara plotësisht, drita e kuqe do të �ket Shënim • Para se t’i përdorni kufjet, vendosini në kutinë e karikimit dhe karikojeni baterinë për 2 orë për kapacitet dhe jetëgjatësi optimale të baterisë. • Për të shmangur çfarëdo dëmtimi, përdorni vetëm kabllon origjinale të karikimit USB-C. • Përfundoni telefonatën para se t’i karikoni.
L M Drita LED e bardhë në kufje do të pulsojë çdo 1 sekondë. Kufjet janë tani në modalitetin e çiftimit dhe janë gati për t’u çiftuar me një pajisje me Bluetooth (p.sh. një telefon celular). S Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Çiftoni kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth. Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes me Bluetooth. Vendosni kufjet 1 2 Kontrolloni orientimin majtas ose djathtas të kufjes. Vendosini kufjet në veshë dhe rrotullojini pak derisa të puthiten mirë.
Një kufje (Modaliteti mono) Nxirreni kufjen e djathtë ose të majtë nga kutia e karikimit për përdorim Mono. Kufja do të ndizet automatikisht. Shënim • Nxirreni kufjen e dytë nga kutia e karikimit dhe ato do të bashkohen automatikisht me njëra-tjetrën. Çiftimi i kufjeve me një pajisje tjetër me Bluetooth Nëse keni një pajisje tjetër me Bluetooth me të cilën doni t’i lidhni kufjet, sigurohuni që Bluetooth në çdo pajisje tjetër me të cilën janë çiftuar ose lidhur më parë të jetë i �kur.
Kontrolli ANC (Anulimi Aktiv i Zhurmës) Aktivizimi i ANC Modalitetet e ndryshme ANC mund të ndryshohen duke shtypur dy herë në kufjen e djathtë. • • • • Funksioni ANC është i çaktivizuar kur ndizen kufjet. Prekni MFT të djathtë dy herë, dhe kjo do të aktivizojë funksionin ANC. Prekni përsëri dy dy herë MFT të majtë, dhe do të kalohet te modaliteti i vigjilencës. Prekni përsëri dy herë MFT të djathtë, dhe funksioni ANC do të çaktivizohet.
Asistenti me zë Puna Aktivizo asistentin me zë (Siri/Google) Butoni Kufja e majtë Punimi Mbajeni shtypur për 2 sekonda dhe më pas lëshojeni Ndalo asistentin me zë Kufja e majtë Një shtypje Statusi tregues LED i kufjeve Statusi i kufjeve Treguesi Kufjet janë të lidhura me një pajisje me Bluetooth Kufjet janë gati për çiftim Drita LED e bardhë pulson çdo 5 sekonda Kufjet janë të ndezura por nuk janë të lidhura me një pajisje me Bluetooth Drita LED e bardhë pulson çdo 1 sekondë Drita LED e bardhë pu
5 Rivendosja e 6 Të dhëna parametrave të teknike kufjeve Nëse hasni ndonjë problem me çiftimin ose lidhjen, mund të ndiqni procedurën e mëposhtme për t’i rivendosur kufjet në parametrat standarde të fabrikës. 1 2 3 4 Në pajisjen tuaj me Bluetooth, shkoni në menynë e Bluetooth dhe fshini Philips TAT4556 nga lista e pajisjeve. Çaktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Me kufjet në kutinë e karikimit, shtypni dhe mbani shtypur butonin multifunksional për të paktën 8 sekonda në të dyja kufjet.
7 Njoftim Deklarata e konformitetit Këtu, MMD Hong Kong Holding Limited deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në www.p4c.philips.com. Hedhja e produktit dhe baterisë së vjetër Heqja e baterisë së brendshme Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi për produktet elektronike, mund ta mbroni mjedisin duke hequr dhe ricikluar baterinë para se t’i hidhni kufjet.
Pajtueshmëria me EMF Ky produkt u përmbahet të gjitha standardeve dhe rregullave lidhur me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike. Informacione mjedisore Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin që të ndahet me lehtësi në tre materiale: karton (kutia), polistirol (amortizuesi) dhe polietilien (qeset, �etë mbrojtëse sfungjeri). Sistemi përbëhet nga materiale të cilat mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar.
mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë interferencë. (2) Kjo pajisje duhet të pranojë çfarëdo interference, duke përfshirë interferencat që mund të shkaktojnë punim të padëshiruar të pajisjes. L’émetteur/récepteur exempt de licence contenu dans le présent appareil est conforme aux CNR d’Innovation, Sciences et Développement économique Canada applicables aux appareils radio exempts de licence.
8 Markat tregtare Bluetooth Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin pronarëve të tyre përkatës. Siri Siri është një markë tregtare e Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në shtete të tjera. Google Google dhe Google Play janë marka tregtare të Google LLC.
9 Pyetje të bëra shpesh Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen. Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet. Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth me pajisjen time me Bluetooth. Bluetooth është i çaktivizuar. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të ndizni kufjet. Çiftimi nuk punon. • Vendosini të dyja kufjet në kutinë e karikimit.
2021 © MMD Hong Kong Holding Limited. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Të dhënat mund të ndryshohen pa u njoftuar përpara. Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar nga, dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited, ose të një prej �lialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi i vetëm në lidhje me këtë produkt.