User manual

Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen.
Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet.
Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth
me pajisjen time me Bluetooth.
Bluetooth është i çaktivizuar. Aktivizoni
Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe
ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të
ndizni kufjet.
Çiftimi nuk punon.
Vendosini të dyja kufjet në kutinë e
karikimit.
Sigurohuni që të keni çaktivizuar
Bluetooth të çdo pajisjeje tjetër me
Bluetooth me të cilën jeni lidhur më
përpara.
Në pajisjen tuaj me Bluetooth, fshini
“Philips TAT4556” nga lista e Bluetooth.
Çiftojini kufjet (shikoni “Çiftojini kufjet me
pajisjen me Bluetooth për herë të parë”
në faqen 6).
Pajisja me Bluetooth nuk i gjen dot kufjet.
Kufjet mund të jenë lidhur me një pajisje
të çiftuar më parë. Fikeni ose largojeni
pajisjen e lidhur.
Çiftimi mund të jetë fshirë ose kufjet janë
çiftuar më parë me një pajisje tjetër.
Çiftojini përsëri kufjet me pajisjen me
Bluetooth siç tregohet në manualin e
përdorimit. (Shikoni “Çiftimi i kufjeve me
pajisjen me Bluetooth për herë të parë”
në faqen 6).
Kufjet e mia me Bluetooth janë lidhur
me një telefon celular me Bluetooth me
efekt stereo, por muzika luhet vetëm në
boksin e celularit tim.
Shikoni manualin e përdorimit të celularit
tuaj. Zgjidhni të dëgjoni muzikë përmes
kufjeve.
Cilësia e audios është e dobët dhe mund
të dëgjohet zhurmë e çjerrë.
Pajisja Bluetooth është jashtë rrezes.
Afroni kufjet dhe dhe pajisjen
Bluetooth, ose largoni pengesat mes
tyre.
Karikoni kufjet.
Cilësia e audios është e dobët kur
transmetoni nga një telefon celular,
është shumë e ngadaltë ose
transmetimi nuk punon aspak.
Sigurohuni që telefoni celular mbështet jo
vetëm (mono) HFP, por mbështet edhe
A2DP dhe është i pajtueshëm me BT4.0x
(ose më i lartë) (shiko “Të dhëna teknike”
në faqen 10).
9 Pyetje të bëra
shpesh
SQ