Kufjet Seria 8000 TAT8506 Manuali i përdorimit Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.
Përmbajtja 1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e dëgjimit Informacione të përgjithshme 2 Kufjet tuaja True Wireless Çfarë ka në kuti Pajisje të tjera Përmbledhje e kufjeve tuaja True Wireless 3 Fillimi Karikimi i baterisë Si vendoset Lidhja e kufjeve me pajisjen me Bluetooth për herë të parë Çiftimi i kufjeve me një pajisje tjetër me Bluetooth 2 2 2 3 3 3 4 5 5 6 6 7 4 Përdorimi i kufjeve 8 5 Rivendosja e parametrave të kufjeve 11 6 Të dhëna teknike 11 7 Njoftim 12 Lidhja e kufjev
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie Siguria e dëgjimit Rrezik Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit, kufizoni kohën që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt. Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur i përdorni kufjet. • Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe për periudha kohe të arsyeshme. • Bëni kujdes të mos e ngrini vazhdimisht volumin ndërsa mësoheni me dëgjimin.
2 Kufjet tuaja True Wireless Kabllo karikimi USB-C (vetëm për karikim) Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/support.
Përmbledhje për kufjet tuaja True Wireless Prekje multi-funksionale (MFT) Treguesi LED (çiftimi me BT dhe rivendosja e parametrave të fabrikës) Treguesi LED (kufjet) Butoni i çiftimit me Bluetooth Treguesi LED (gjendja e baterisë ose gjendja e karikimit) Vendi i karikimit USB C 4 SQ
3 Fillimi Karikimi i baterisë Shënim Para se t'i përdorni kufjet, vendosini në kutinë e karikimit dhe karikojeni baterinë për 2 orë për të pasur kapacitet dhe jetëgjatësi optimale të baterisë. Përdorni vetëm kabllon origjinale USB-C karikimit për të shmangur dëmtimet. Mbaroni telefonatën para se t'i karikoni. Lidhja e kufjeve për t'i karikuar do t'i fikë ato. Kutia e karikimit Lidheni njërën anë të kabllit USB-C në kutinë e karikimit dhe anën tjetër me burimin e energjisë.
Si vendoset Lidhja e kufjeve me pajisjen me Bluetooth për herë të parë Zgjidhni maja të përshtatshme për qëndrim optimal Qëndrimi i puthitur dhe i sigurt siguron cilësinë më të mirë të zërit dhe të anulimit të zhurmës. Provoni cilat maja ju japin zërin më të mirë dhe rehatinë më të madhe. Sigurohuni që kufjet janë të karikuara plotësisht dhe të fikura. Hapni kapakun e kutisë së karikimit. Mbani shtypur butonin e çiftimit për rreth 3 sekonda.
Shembulli i mëposhtëm tregon si t’i çiftoni kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth. Aktivizoni funksionin Bluetooth të pajisjeve tuaja me Bluetooth dhe zgjidhni Philips TAT8506. Vendosni kodin “0000” (4 zero) të kufjeve nëse kërkohet. Për ato pajisje që kanë Bluetooth 3.0 ose më të lartë, nuk ka nevojë të vendosni një kod.
4 Përdorimi i kufjeve Lidhini kufjet me pajisjen tuaj me Bluetooth Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Hapni kapakun e kutisë së karikimit. Drita LED pulson ngjyrë blu. Kufjet do të kërkojnë pajisjen me Bluetooth me të cilën janë lidhur për herë të fundit dhe do të lidhen përsëri me të automatikisht. Nëse pajisja me të cilën është lidhur për herë të fundit nuk është e disponueshme, kufjet përpiqen të lidhen përsëri me pajisjen e lidhur për herë të parafundit.
Asistenti me zë Ndezja/fikja Detyra MFT Funksionimi Ndizini kufjet Nxirrini kufjet nga kutia e karikimit për t'i ndezur Fikja e kufjeve Vendosini përsëri kufjet në kutinë e karikimit për t'i fikur Kontrollimi i telefonatave dhe muzikës Kontrolli i muzikës Detyra MFT Funksionimi Luani ose ndaloni muzikën Kënga tjetër Kufja e djathtë Mbajeni shtypur për 1 sekondë Tri shtypje Kufja e djathtë Kontroll me anë të celularit Ndrysho volumin +/- Detyra Butoni Funksionimi Aktivizo asistentin me zë
Statusi tregues LED i kufjeve Drita treguese LED e kutisë së karikimit Statusi i kufjeve Treguesi Gjatë karikimit Treguesi Kufjet janë të lidhura me një pajisje me Bluetooth Drita LED e bardhë pulson çdo 5 sekonda Bateria e ulët Drita LED portokalli ndizet Kufjet janë gati për çiftim Drita LED pulson ngjyrë blu dhe të bardhë me radhë Drita LED e bardhë pulson çdo sekondë (fiket automatikisht pas 3 minutash) Bateria në gjendje relative Drita LED e bardhë ndizet Në përdorim dhe kapaku është i ha
5 Rivendosja e parametrave të fabrikës në kufje Nëse hasni ndonjë problem me lidhjen, mund të ndiqni procedurën e mëposhtme për të bërë rivendosjen e të dhënave të fabrikës në kufje. Në pajisjen tuaj me Bluetooth, shkoni te menuja e Bluetooth dhe fshijeni Philips TAT8506 nga lista e pajisjeve. Çaktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth. Kthejini kufjet në kutinë e karikimit dhe hapeni kapakun. Shtypni butonin në kuti dy herë.
7 Njoftim Deklarata e konformitetit Me anë të kësaj, MMD Hong Kong Holding Limited deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe me dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në www.p4c.philips.com. Heqja e baterisë së brendshme Nëse në vendin tuaj nuk ka sistem grumbullimi/riciklimi për produkte elektronike, mund ta mbroni mjedisin duke e hequr dhe ricikluar baterinë para se t’i hidhni kufjet.
Pajtueshmëria me EMF Ky produkt përputhet me të gjitha standardet dhe rregulloret përkatëse në lidhje me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike. Informacione mjedisore Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin të lehtë për t’u ndarë në tre materiale: karton (kutia), shkumë polisteroli (amortizatori) dhe polietilen (qeset, fleta e shkumës mbrojtëse.) Sistemi përbëhet nga materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar.
CAN ICES-3(B)/NMB-3(B) Deklarata IC për ekspozimin ndaj rrezatimit: Pajisja përputhet me kufijtë Kanadasë për ekspozimin ndaj rrezatimit, që janë përcaktuar për mjediset e pakontrolluara. Ky transmetues nuk mund të vendoset ose përdoret së bashku me një antenë ose transmetues tjetër.
8 Markat tregtare Bluetooth Fjala e markës dhe logot e Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtarë u përkasin pronarëve të tyre përkatës. Siri Siri është një markë tregtare e Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në vende të tjera. Google Google dhe Google Play janë marka tregtare të Google LLC.
9 Pyetje të bëra shpesh Kufjet e mia me Bluetooth nuk ndizen. Niveli i baterisë është i ulët. Karikoni kufjet. Nuk i çiftoj dot kufjet e mia me Bluetooth me pajisjen time me Bluetooth. Bluetooth është çaktivizuar. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj me Bluetooth dhe ndizeni pajisjen me Bluetooth para se të ndizni kufjet. Çiftimi nuk punon. • Vendosini të dyja kufjet në kutinë e karikimit. • Sigurohuni që të keni çaktivizuar Bluetooth të çdo pajisjeje tjetër me Bluetooth me të cilën jeni lidhur më përpara.
2021 © MMD Hong Kong Holding Limited. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Specifikimet janë objekt ndryshimi pa njoftim. Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka të tregtare të regjistruara të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi në lidhje me këtë produkt.