Important Information Manual

Table Of Contents
Shqip
33
Shqip
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron Philips, regjistrojeni produktin në www.philips.com/MyVacuumCleaner.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi të
nxehtë.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidheni
me pajisjen.
-
Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.
-
Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga Philips, një qendër shërbimi e
autorizuar nga Philips ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
-
Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo veshëve dhe as mos e
vendosni në gojë.
-
Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen së bashku me transformatorin, pasi mund të shkaktojë situata të
rrezikshme.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme.
Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e
përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në
mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
Kujdes
-
Nëse pastroni me ujë filtrin që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara se ta
vendosni sërish në pajisje. Mos e thani filtrin nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose
në tharëse rrobash. Ndërrojeni filtrin që mund të lahet nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet
ose nëse është dëmtuar.
-
Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë
zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e
aksesorëve").
-
Grykëza TriActive LED përmban drita LED. Mos shikoni direkt te burimi i dritës (Fig. 1).
-
Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve.
-
Mos i pastroni grykëzat me ujë ose agjent pastrues.