User Manual

Shqip - 14
Vendosja e Kanaleve me Dorë
Ju mund t’i vendosni kanalet e televizorit, përfshirë ato që
merren nëpërmjet rrjeteve te kabllit.
Kur zgjidhni kanalet me dorë, ju mund të zgjidhni:
Nëse do të vendosni secilin prej kanaleve të gjetur.
Numrin e programit të secilit kanal të vendosur që dëshironi të
identifikoni.
1 Shtypni butonin
MENU për të shfaqur menunë.
2 Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur Channel, pastaj
shtypni butonin
ENTER.
3 Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur Manual Store, pastaj
shtypni butonin
ENTER.
4 Zgjidhni opsionin e kërkuar duke shtypur butonin ▲ ose ▼,
pastaj shtypni butonin
ENTER.
5 Kur të jeni të kënaqur me vendosjen tuaj, shtypni butonin
ENTER.
6 Shtypni butonin EXIT për të dalë nga menuja.
Programme (Numri i programit që do t’i jepet një kanali)
Shtypni butonin ▲ ose ▼ derisa të gjeni numrin e duhur.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni numrin e kanalit direkt
duke shtypur butonët numerikë (0~9).
Colour System: Auto/PAL/SECAM/NTSC4.43
Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur standartin e kërkuar të ngjyrës.
Sound System: BG/DK/I/L
Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur standartin e kërkuar të zërit.
Channel (Kur e dini numrin e kanalit që do të vendoset)
Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur
C (Kanal Ajror) ose S (Kanal Kabllor).
Shtypni butonin ► , pastaj shtypni butonin ▲ ose ▼ për të zgjedhur numrin e kërkuar.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni numrin e kanalit direkt duke shtypur butonët numerikë (0~9).
Nëse ka zë jonormal ose nuk ka zë, rizgjidhni standartin e kërkuar të zërit.
Search (Kur nuk i dini numrat e kanalit)
Shtypni butonin ▲ ose ▼ për të filluar kërkimin.
Akorduesi kërkon gamën e frekuencës derisa kanali i parë ose kanali që ju zgjodhët të merret në
ekran.
Store (Kur ju vendosni kanalin dhe numrin e programit të shoqëruar me të)
Vendoseni në
OK duke shtypur butonin ENTER.
Channel mode
P (Modaliteti i Programeve): Kur të përfundoni akordimin, stacioneve të transmetimit në zonën
tuaj u janë dhënë numrat e pozicioneve nga P00 në P99. Ju mund të zgjidhni një kanal duke
futur numrin e pozicionit në këtë modalitet.
C (Modaliteti i kanaleve ajrorë): Ju mund të zgjidhni një kanal duke futur numrin e dhënë për
secilin stacion transmetimi ajror në këtë modalitet.
S (Modaliteti i kanaleve kabllorë): Ju mund të zgjidhni një kanal duke futur numrin e dhënë për
secilin kanal kabllor në këtë modalitet.
Move
Enter
Return
Country :
United Kingdom
Auto Store
Manual Store
Channel Manager
Sort
Name
Fine Tune
Channel
T V
Move
Enter
Return
Programme :
P 1
Colour System : Auto
Sound System : BG
Channel : C 6
Search : 175 MHz
Store : ?
Manual Store
T V
BN68-01528B-02Alb_0529.indd 14 2008-5-29 14:53:47