MANUALI I PËRDORUESIT SM-A202F/DS SM-A405FN/DS Albanian. 04/2019. Rev.1.0 www.samsung.
Përmbajtja Bazat Aplikacionet dhe veçoritë 4 6 52 54 59 63 66 68 69 83 88 94 97 99 99 100 101 102 106 107 108 108 110 111 114 116 120 124 125 10 17 19 23 27 28 30 32 34 47 49 Më lexo mua më parë Situatat e mbinxehjes së pajisjes dhe zgjidhjet Faqosja dhe funksionet e pajisjes Bateria Karta SIM ose USIM (karta nano-SIM) Karta e memories (karta microSD) Ndezja dhe fikja e pajisjes Konfigurimi fillestar Llogaria Samsung Transferimi i të dhënave nga pajisja juaj e mëparshme (Smart Switch) Njohja e ekranit
Përmbajtja Cilësimet 168 Google 169 Funksionalitete të avancuara 170 Lajmëtari Dual 171 Mirëqenia dixhitale 173 Kujdesi për pajisjen 175 App-et 176 Menaxhimi i përgjithshëm 177 Mundësi hyrje 177 Përditësim softueri 178 manuali i përdoruesit 178 Rreth telefonit 127 Hyrje 127 Lidhjet 129 Wi-Fi 131 Bluetooth 133 NFC dhe pagesa 135 Kursyesi i të dhënave 136 Menaxheri i kartave SIM 136 Shpërndarësja dhe Tetherimi 138 Përcjellja e telefonatave dhe mesazheve 138 Cilësime të tjera të lidhjes 140 Tingujt dhe drid
Bazat Më lexo mua më parë Ju lutem lexoni këtë manual para se të përdorni pajisjen për përdorimin e duhur dhe të sigurt. • Përshkrimet bazohen në cilësimet e fabrikës të pajisjes. • Disa materiale mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të rajonit, operatorit të shërbimit, specifikimeve të modelit ose softuerit të pajisjes. • Përmbajta (përmbajtja e cilësisë të lartë) e cila kërkon përdorim të lartë të CPU-së dhe RAM-it do të ndikojë në performancën e përgjithshme të pajisjes.
Bazat • Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare mund të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave. Këto veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të licencës me Samsung dhe do të anulojnë garancinë. • Në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit, është ngjitur një mbrojtës ekranit për mbrojtje gjatë prodhimit dhe shpërndarjes. Dëmtimi në mbrojtësin e ngjitur të ekranit nuk mbulohet nga garancia.
Bazat Ikonat udhëzuese Paralajmërim: Situata që mund t'ju shkaktojnë lëndim juve ose të tjerëve Kujdes: Situata që mund t'i shkaktojnë dëme pajisjes tuaj ose pajisjeve të tjera Njoftim: Shënime, këshilla përdorimi, ose informacione shtesë Situatat e mbinxehjes së pajisjes dhe zgjidhjet Kur pajisja nxehet ndërsa është duke u karikuar bateria Ndërsa karikohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Gjatë karikimit me valë ose karikimit të shpejtë, pajisja mund të nxehet.
Bazat Kur pajisja nxehet gjatë përdorimit Kur përdorni veçori ose aplikacione që kërkojnë më shumë energji ose i përdorni për periudha të gjata, pajisja mund të nxehet përkohësisht për shkak të rritjes së konsumit të baterisë. Mbyllni çdo aplikacion të hapur dhe mos e përdorni pajisjen për njëfarë kohe. Më poshtë janë disa shembuj të situatave në të cilat pajisja mund të nxehet tepër. Në varësi të funksioneve dhe aplikacioneve që përdorni, këto shembuj mund të mos zbatohen për modelin tuaj.
Bazat Kur pajisja nxehet shumë, veproni si më poshtë: • Mbajeni pajisjen të përditësuar me softuerin më të fundit. • Konfliktet midis aplikacioneve të hapura mund të bëjnë që pajisja të nxehet. Rindizeni pajisjen. • Çaktivizoni veçoritë Wi-Fi, GPS dhe Bluetooth kur nuk i përdorni. • Mbyllni aplikacionet që rritin konsumin e baterisë ose që punojnë në sfond kur nuk i përdorni. • Fshini skedat ose aplikacionet e papërdorura. • Ulni ndriçimin e ekranit.
Bazat Masat paraprake për ambientin Pajisja juaj mund të nxehet për shkak të ambientit në kushtet e mëposhtme. Bëni kujdes për të shmangur uljen e jetëgjatësisë së baterisë, dëmtimin e pajisjes ose shkaktimin e zjarrit. • Mos e mbani pajisjen në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta. • Mos e ekspozoni pajisjen nën dritën direkte të diellit për periudha të gjata. • Mos e përdorni ose mbani pajisjen për periudha të gjata në vende shumë të nxehta, si për shembull brenda makinës në verë.
Bazat Faqosja dhe funksionet e pajisjes Përmbajtjet e paketës Shikoni manualin e përdorimit për përmbajtjen e paketimit. • Artikujt e dhënë bashkë me pajisjen dhe çdo aksesor tjetër mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit. • Artikujt e dhënë janë projektuar vetëm për këtë pajisje dhe mund të mos jenë të pajtueshëm me pajisje të tjera. • Pamjet dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak. • Mund të blini aksesorë të tjerë nga shitësi juaj më i afërt i Samsung.
Bazat Struktura e pajisjes ► Galaxy A20e: Altoparlanti Kamera përpara Sensori i afërsisë Butoni i volumit Butoni i energjisë Ekrani me prekje Xhek multifunksional (USB Type-C) 11
Bazat Mikrofoni Antena NFC (modelet e aktivizuara NFC) Antena GPS Kamera e pasme (Dyshe) Sirtari i kartës SIM / kartës së memories Drita e blicit Sensori i njohjes të shenjës së gishtave Antena kryesore Altoparlanti Xheku i kufjes Mikrofoni 12
Bazat ► Galaxy A40: Altoparlanti Kamera përpara Afërsia/Sensori i dritës Butoni i volumit Butoni i energjisë Ekrani me prekje Xhek multifunksional (USB Type-C) 13
Bazat Antena NFC (modelet e aktivizuara NFC) Antena GPS Kamera e pasme (Dyshe) Sirtari i kartës SIM / kartës së memories Drita e blicit Antena MST (modelet e aktivizuara MST) Sensori i njohjes të shenjës së gishtave Antena kryesore Altoparlanti Xheku i kufjes Mikrofoni • Kur përdorni altoparlantet, si për shembull kur luani skedarë mediatikë ose përdorni altoparlantin, mos e vendosni pajisjen pranë veshëve.
Bazat • Mund të ketë probleme me lidhjen dhe rënie e baterisë në situatat e mëposhtme: – – Nëse ngjitni ngjitëse metalike mbi pjesën e antenës në pajisje. – – Nëse vendosni një kapak prej material metalik në pajisje. – – Nëse e mbuloni antenën e pajisjes me duar ose objekte të tjera ndërsa përdorni veçori të caktuara, si për shembull telefonatat ose lidhjen e internetit celular. • Rekomandohet përdorimi i mbrojtësve të ekranit të aprovuar nga Samsung.
Bazat Butonat me prekje Butoni Të Fundit Butoni Prapa Butoni Shtëpi Kur e ndizni ekranin, butonat me prekje do të shfaqen në fund të ekranit. Butonat me prekje janë vendosur në butonin Të fundit, butonin Shtëpi dhe butonin Prapa si standard. Për më shumë informacion, shihni Shiriti i navigimit (butonat me prekje).
Bazat Bateria Karikimi i baterisë Karikojeni baterinë para se ta përdorni për herë të parë ose kur nuk është përdorur për periudha të gjata. Përdorni vetëm karikuesit, bateritë dhe kabllot e aprovuar nga Samsung. Karikuesit ose kabllot e paaprovuar mund të bëjnë që bateria të shpërthejë ose të dëmtojë pajisjen. • Lidhja e karikuesit në mënyrë të gabuar mund t’i shkaktojë dëme serioze pajisjes. Çdo dëm i shkaktuar nga keqpërdorimi nuk mbulohet nga garancia.
Bazat 3 4 Futeni përshtatësin USB të energjisë në një prizë elektrike. Pasi ta keni karikuar plotësisht, shkëputeni karikuesin nga pajisja. Pastaj, shkëputeni karikuesin nga priza elektrike. Ulja e konsumit të baterisë Pajisja juaj ofron mundësi të ndryshme që ju ndihmojnë të kurseni energjinë e baterisë. • Optimizoni pajisjen duke përdorur veçorinë e kujdesit për pajisjen. • Kur nuk e përdorni pajisjen, fikeni ekranin duke shtypur butonin e energjisë. • Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë.
Bazat • Ndërkohë që karkohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes. Nëse bateria nxehet më shumë se zakonisht, karikuesi mund të mos karikojë më. • Nëse e karikoni pajisjen ndërsa xheku shumëfunksional është i njomë, pajisja mund të dëmtohet. Thajeni mirë xhekun shumëfunksional para se ta karikoni pajisjen. • Nëse pajisja nuk po karikohet siç duhet, çojeni pajisjen dhe karikuesin në një Qendër Shërbimi Samsung.
Bazat Disa shërbime LTE mund të mos jenë të disponueshme në varësi të ofruesit të shërbimit. Për më shumë informacion rreth disponueshmërisë të shërbimeve, kontaktoni me operatorin e shërbimit.
Bazat 1 Futni kunjin e nxjerrjes në vrimën e mbajtëses për të liruar mbajtësen. Sigurohuni që kunja e nxjerrjes të jetë pingul me vrimën. Përndryshe mund të dëmtohet pajisja. 2 3 Tërhiqeni me kujdes sirtarin nga foleja e sirtarit. Vendosni kartën SIM ose USIM në mbajtësen e kartës SIM, duke drejtuar për poshtë pjesën e kontaktit në ngjyrë ari. Vendosni kartën kryesore SIM ose USIM në mbajtësen 1 ( 1 ) të kartës SIM 1 dhe kartën dytësore SIM ose USIM në mbajtësen 2 ( 2 ) të kartës SIM.
Bazat Instalimi i saktë i kartës Karta nano-SIM 1 Karta microSD Karta nano-SIM 2 Përdorni vetëm kartë nano-SIM. Heqja e kartës SIM ose USIM 1 2 3 4 Futni kunjin e nxjerrjes në vrimën e mbajtëses për të liruar mbajtësen. Tërhiqeni me kujdes sirtarin nga foleja e sirtarit. Hiqeni kartën SIM ose USIM. Futeni sirtarin përsëri në folenë e sirtarit. Përdorimi i kartave dyshe "SIM" ose "USIM" Nëse futni dy karta SIM ose USIM, keni dy numra telefoni ose ofrues shërbimi për një pajisje të vetme.
Bazat Personalizimi i kartave SIM ose USIM Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Lidhjet → Menaxheri i kartave SIM dhe pastaj zgjidhni një kartë SIM ose USIM për të hapur opsionet e mëposhtme: • Ikona: Ndryshoni ikonën e kartës SIM ose USIM. • Emri: Ndryshoni emrin e shfaqjes të kartës SIM ose USIM. • Profili i rrjetit: Zgjidhni një lloj rrjeti për ta përdorur me kartën SIM ose USIM.
Bazat 1 Futni kunjin e nxjerrjes në vrimën e mbajtëses për të liruar mbajtësen. Sigurohuni që kunja e nxjerrjes të jetë pingul me vrimën. Përndryshe mund të dëmtohet pajisja. 2 Tërhiqeni me kujdes sirtarin nga foleja e sirtarit. Kur e hiqni sirtarin nga pajisja, lidhja e internetit celular do të çaktivizohet.
Bazat 3 Vendosni kartën e memories në mbajtësen e kartës së memories, duke drejtuar për poshtë pjesën e kontaktit në ngjyrë ari. Sirtari i kartës së memories 4 Shtyjeni me kujdes kartën e memories në sirtarin e saj për ta fiksuar. Nëse karta nuk është fiksuar mirë në sirtar, karta e memories mund të dalë ose të bjerë nga sirtari. 5 Futeni sirtarin përsëri në folenë e sirtarit. • Nëse e futni sirtarin në pajisje me sirtarin të njomë, mund të dëmtohet pajisja.
Bazat 3 4 Hiqeni kartën e memories. Futeni sirtarin përsëri në folenë e sirtarit. Mos e hiqeni memorien e jashtme si për shembull kartën e memories ose memorien USB ndërkohë që pajisja po transferon ose po përdor informacione, ose menjëherë pas transferimit të të dhënave. Nëse veproni kështu mund të bëni që të korruptohen ose të humbasin të dhënat për shkak të dëmtimit të memories ose pajisjes së jashtme.
Bazat Ndezja dhe fikja e pajisjes Shtypni dhe mbani shtypur butonin energji për disa sekonda për ta ndezur pajisjen. Kur e ndizni pajisjen për herë të parë ose pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar pajisjen tuaj. Për ta fikur pajisjen, shtypni dhe mbani shtypur butonin energji dhe pastaj shtypni Fik.
Bazat Modaliteti i sigurië Mund ta kaloni pajisjen në regjimin e emergjencës për të ulur konsumin e baterisë. Disa aplikacione dhe funksione do të jenë të kufizuara. Në regjimin e emergjencës, mund të bëni një telefonatë emergjence, t’i dërgoni informacionet e vendndodhjes tuaj të tjerëve, t’i bini një alarmi emergjence dhe më shumë. Aktivizimi i regjimit të urgjencës Për të aktivizuar regjimin e emergjencës, shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë dhe pastaj shtypni Modaliteti i sigurië.
Bazat 2 Zgjidhni gjuhën e preferuar të pajisjes dhe zgjidhni . Zgjidhni një gjuhë. 3 4 5 Lexoni dhe pranoni rregullat dhe kushtet dhe shtypni Vazhdim. Merrni materialet tuaja nga një pajisje e mëparshme. Zgjidhni një rrjet Wi-Fi dhe lidhuni me të. Nëse nuk lidheni me një rrjet Wi-Fi, mund të mos jeni në gjendje të konfiguroni disa veçori gjatë konfigurimit fillestar. 6 7 Ndiqni udhëzimet në ekran për të vazhduar me konfigurimin fillestar.
Bazat Llogaria Samsung Hyrje Llogaria Samsung është një shërbim i integruar llogarie që ju lejon të përdorni një sërë shërbimesh Samsung të ofruara nga pajisjet portative, televizorët dhe faqja e internetit Samsung. Pasi të jetë regjistruar llogaria juaj Samsung, mund t’i mbani të dhënat tuaja të përditësuara dhe të sigurta në të gjitha pajisjet tuaja Samsung me Samsung Cloud, të ndiqni dhe kontrolloni pajisjen tuaj të humbur ose të vjedhur, të shikoni këshilla dhe hile nga Anëtarët e Samsung, e të tjera.
Bazat Regjistrimi i një llogarie Samsung ekzistuese. Nëse e keni tashmë një llogari Samsung, regjistrojeni në pajisje. 1 Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Llogaritë dhe rezervimi → Llogaritë → Shto llogari → Samsung account. Ose ndryshe, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni 2 . Vendosni ID-në dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj Samsung dhe shtypni Lidhu. Nëse harroni informacionin e llogarisë suaj, shtypni Gjej ID-në ose Reseto fjalëkalimin.
Bazat Transferimi i të dhënave nga pajisja juaj e mëparshme (Smart Switch) Lidheni pajisjen tuaj të mëparshme me anë të Smart Switch për të transferuar të dhënat. Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Llogaritë dhe rezervimi → Smart Switch. • Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje ose kompjuterë. • Zbatohen kufizime. Vizitoni www.samsung.com/smartswitch për hollësi. Samsung i merr seriozisht të drejtat e autorit.
Bazat Transferimi i të dhënave duke përdorur memorien e jashtme Transferoni të dhënat duke përdorur memorie të jashtme, si për shembull një kartë microSD. 1 2 3 Transferoni të dhënat nga pajisja juaj e mëparshme në memorien e jashtme. 4 Ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat nga memoria e mëparshme. Futni ose lidhni pajisjen e memories së jashtme në pajisjen tuaj. Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Llogaritë dhe rezervimi → Smart Switch → → Rivendos.
Bazat 3 4 Lidheni pajisjen e mëparshme me kompjuterin duke përdorur kabllin USB të pajisjes. 5 6 Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur kabllin USB. Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për të arkivuar të dhënat nga pajisja. Pastaj, shkëputeni pajisjen e mëparshme nga kompjuteri. Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat në pajisjen tuaj.
Bazat Goditja Shtypni në ekran. Goditja dhe mbajtja shtypur Shtypni dhe mbani shtypur ekranin për rreth 2 sekonda. Tërheqja Shtypni dhe mbani shtypur diçka dhe tërhiqeni në pozicionin që doni. Shtypja dy herë Shtypni dy herë ekranin.
Bazat Rrëshqitja Rrëshqitni lart, poshtë, majtas ose djathtas. Hapja dhe mbyllja e gishtave Hapini dy gishtat ose mbyllini në ekran.
Bazat Shiriti i navigimit (butonat me prekje) Kur e ndizni ekranin, butonat me prekje do të shfaqen në shiritin e navigimit në fund të ekranit. Butonat me prekje janë vendosur në butonin Të fundit, butonin Shtëpi dhe butonin Prapa si standard. Funksionet e butonave mund të ndryshojnë sipas aplikacionit që po përdoret ose ambientit të përdorimit. Butoni Të Fundit Butoni Prapa Butoni Shtëpi Button Funksioni Të fundit Shtëpia Prapa • Shtypni për të hapur listën e aplikacioneve të hapura së fundi.
Bazat Fshehja e shiritit të navigimit Shikoni skedarët ose përdorni aplikacionet në ekran më të gjerë duke fshehur shiritin e navigimit. Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Ekrani → Shiriti i navigimit, dhe pastaj shtypni Gjeste në gjithë ekranin nën Lloji i navigimit. Shiriti i navigimit do të jetë i fshehur dhe do të shfaqen sugjerime për gjeste aty ku ndodhen butonat me prekje. Për të përdorur butonat me prekje, tërhiqeni lart sugjerimin e gjesteve të butonit që doni.
Bazat Ekrani fillestar dhe ekrani i aplikacioneve Ekrani Fillestar është pika e nisjes për të përdorur të gjitha veçoritë e pajisjes. Tregon widget-ët, shkurtoret për aplikacione dhe më shumë. Ekrani i Aplikacioneve tregon ikonat për të gjitha aplikacionet, përfshirë aplikacionet e sapo instaluara. Ekrani mund të duket ndryshe në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit. Një widget Treguesi i Bixby Home. Shikoni materialet e personalizuara.
Bazat Kalimi midis ekranit fillestar dhe ekranit të aplikacioneve. Në ekranin fillestar, lëvizni lart ose poshtë për të hapur ekranin e aplikacioneve. Për t’u kthyer në ekranin fillestar, lëvizni lart ose poshtë në ekranin e aplikacioneve. Ose ndryshe, shtypni butonin Shtëpi ose butonin Prapa. Ekrani Fillestar Ekrani i Aplikacioneve Nëse shtoni butonin e aplikacioneve në ekranin fillestar, mund të përdorni ekranin e aplikacioneve duke shtypur butonin.
Bazat Shfaqni ekranin në metodën horizontale Në ekranin kryesor, prekni e mbani një zonë bosh, prekni Cilësimet e ekranit bazë dhe pastaj prekni çelësin Rrotulloje në regjimin peizazh për ta aktivizuar. Rrotulloni pajisjen derisa të jetë horizontale për ta parë ekranin në metodën horizontale. Lëvizja e artikujve Shtypni dhe mbani shtypur diçka dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri. Për ta lëvizur artikullin në një panel tjetër, tërhiqeni në anë të ekranit.
Bazat Krijimi i folderave Krijoni foldera dhe grumbulloni aplikacione të ngjashme për të hapur shpejt aplikacionet. Në ekranin fillestar ose në ekranin e aplikacioneve, shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion dhe pastaj tërhiqeni sipër një aplikacioni tjetër. Do të krijohet një folder i ri që përmban aplikacionet e zgjedhura. Shtypni Fut emrin e dosjes dhe vendosni një emër folderi. • Shtimi i më shumë aplikacioneve Shtypni Shto app-e mbi folder. Shënoni aplikacionet që doni të shtoni dhe shtypni Shto.
Bazat Modifikimi i ekranit fillestar Në ekranin Fillestar shtypni dhe mbani shtypur një zonë bosh, ose pickoni gishtat së bashku për të hapur opsionet e modifikimit. Mund të vendosni figurën e murit, të shtoni widget-ë, e të tjera. Gjithashtu mund të shtoni, fshini ose riorganizoni panelet e ekranit fillestar. • Shtimi i paneleve: Rrëshqitni majtas dhe pastaj shtypni . • Lëvizja e paneleve: Shtypni dhe mbani shtypur një shikim paneli dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri.
Bazat Shfaqja e të gjitha aplikacioneve në ekranin fillestar Pa përdorur një ekran të veçantë të aplikacioneve, mund ta vendosni pajisjen që të shfaqë të gjitha aplikacionet në ekranin fillestar. Në ekranin fillestar, shtypni dhe mbani shtypur një vend bosh dhe pastaj shtypni Cilësimet e ekranit bazë → Struktura e ekranit bazë → Vetëm Ekrani bazë → Zbato. Tani mund t’i hapni të gjitha aplikacionet tuaja duke lëvizur majtas ose djathtas në ekranin fillestar.
Bazat Ikona Kuptimi Regjimi i fluturimit i aktivizuar Ndodhi një gabim ose kërkohet vëmendje Karikim i baterisë Niveli i energjisë së baterisë Ekrani i kyçur Shtypja e butonit energji e fik ekranin dhe e kyç atë. Gjithashtu, ekrani fiket automatikisht nëse pajisja nuk përdoret për një periudhë të caktuar. Për të zhbllokuar ekranin, lëvizni në çfarëdo drejtimi kur ndizet ekrani. Nëse ekrani është i fikur, shtypni çelësin e energjisë ose shtypni dy herë në një vend çfarëdo në ekran për ta ndezur.
Bazat Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit Për të ndryshuar metodën e kyçjes së ekranit, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni kyç ekranin → Lloji i bllokimit të ekranit, dhe pastaj zgjidhni një metodë. Kur caktoni një motiv, PIN, fjalëkalim, fytyrë ose shenjë gishti si metodë bllokimi të ekranit, mund t'i mbroni të dhënat tuaja personale duke mos i lejuar të tjerët ta përdorin pajisjen tuaj.
Bazat Paneli i njoftimeve Kur merrni njoftime të reja, si mesazhe ose thirrje të humbura, ikona treguese shfaqet në shiritin e statusit. Për të parë më shumë informacion rreth ikonave, hapni panelin e njoftimeve dhe shikoni detajet. Për të hapur panelin e njoftimeve, tërhiqni shiritin e statusit poshtë. Për të mbyllur panelin e njoftimeve, rrëshqitni lart mbi ekran. Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në panelin e njoftimeve. Kërkoni materiale ose aplikacione të ruajtura në pajisje. Hapni Cilësimet.
Bazat Përdorimi i butonave të cilësimeve të shpejta Shtypni butonat e cilësimeve të shpejta për të aktivizuar veçori të caktuara. Rrëshqitni poshtë në panelin e njoftimeve për të parë më shumë butona. Për të ndryshuar cilësimet e veçorive, shtypni tekstin poshtë secilit buton. Për të parë cilësime më të detajuara, shtypni dhe mbani shtypur një buton. Për të riorganizuar butonat, shtypni → Rendi i butonave, shtypni dhe mbani shtypur një buton, dhe pastaj tërhiqeni në një vend tjetër.
Bazat Formimi i tekstit Faqosja e tastierës Shfaqet automatikisht një tastierë kur formoni tekst për të dërguar mesazhe, për të krijuar shënime e të tjera. Formimi i tekstit nuk mbështetet në disa gjuhë. Për të futur tekstin, duhet të ndryshoni gjuhën e shkrimit në një nga gjuhët e mbështetura. Funksionet shtesë të tastierës Shikoni më shumë funksione të tastierës. Ktheni në kapitale. Për të gjitha shkronjat kapitale, shtypeni dy herë. Fshini një karakter paraardhës. Vendosni simbolet.
Bazat Ndryshimi i tastierës Shtypni për të ndryshuar tastierën. Për të ndryshuar llojin e tastierës, shtypni zgjidhni llojin e tastierës që doni. → Gjuhët dhe llojet, zgjidhni një gjuhë, dhe pastaj • Nëse butoni i tastierës ( ) nuk shfaqet në shiritin e navigimit, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Menaxhimi i përgjithshëm → Gjuha dhe futja, dhe pastaj shtypni çelësin Trego Butonin e tastierës për ta aktivizuar. • Në një Tastierë 3x4, një tast ka tre ose katër karaktere.
Bazat Kopjimi dhe ngjitja 1 2 3 Shtypni dhe mbani shtypur mbi tekst. Tërhiqni ose gjithë tekstin. për të zgjedhur tekstin e dëshiruar, ose shtypni Zgj. gji. për të zgjedhur të Shtypni Kopjo ose Prit. Teksti i zgjedhur kopjohet në kujtesën e fragmenteve. 4 Shtypni dhe mbani shtypur ku doni të futet teksti dhe shtypni Ngjit. Për të ngjitur tekstin që keni kopjuar më parë, shtypni Kujt. e fragm. dhe zgjidhni tekstin.
Aplikacionet dhe veçoritë Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve Galaxy Store Blini dhe shkarkoni aplikacione. Mund të shkarkoni aplikacione që janë të specializuara për pajisjet Samsung Galaxy. Hapni aplikacionin Galaxy Store. Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit. Instalimi i aplikacioneve Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe. Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij.
Aplikacionet dhe veçoritë Menaxhimi i aplikacioneve Çinstalimi ose çaktivizimi i aplikacioneve Shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion dhe zgjidhni një opsion. • Paaftëso: Çaktivizoni aplikacionet standarde të zgjedhura që nuk mund të çinstalohen nga pajisja. • Çinstalo: Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara. Aktivizimi i aplikacioneve Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni App-et → pastaj shtypni Aftësuar.
Aplikacionet dhe veçoritë Telefon Hyrje Bëni ose përgjigjuni telefonatave me zë dhe me video. Bërja e telefonatave 1 2 3 Hapni aplikacionin Telefon dhe shtypni Tastiera. Formoni një numër telefoni. Shtypni video. për të bërë një telefonatë me zë, ose shtypni për të bërë një telefonatë Përdorni opsionet shtesë. Shtoni numrin në listën e kontakteve. Shikoni numrin e telefonit. Fshini një karakter paraardhës.
Aplikacionet dhe veçoritë Bërja e telefonatave nga regjistrat e thirrjeve ose lista e kontakteve Shtypni Së fundi ose Kontaktet, dhe pastaj rrëshqitni djathtas mbi një kontakt ose një numër telefoni për të bërë një telefonatë. Nëse kjo veçori është e çaktivizuar, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara → Lëvizjet dhe gjestet, dhe pastaj shtypni çelësin Rrëshqit për thirrje/drg mszhe për ta aktivizuar.
Aplikacionet dhe veçoritë Marrja e telefonatave Përgjigja e një telefonate Kur vjen një thirrje, tërhiqeni jashtë rrethit të madh. Refuzimi i një telefonate Kur vjen një thirrje, tërhiqeni jashtë rrethit të madh. Për të dërguar një mesazh kur refuzoni një telefonatë hyrëse, tërhiqeni shiritin Dërgo mesazh lart. Nëse aktivizohet çelësi Personal, do të ruhet një përkujtues për t’ju lajmëruar për telefonatën e refuzuar një orë më vonë.
Aplikacionet dhe veçoritë Opsionet gjatë telefonatave Nëse zona rrotull kamerës së pasme dhe sensorit të njohjes së shenjës së gishtit është e mbuluar, mund të ketë zhurma të padëshiruara gjatë një telefonate. Hiqni aksesorët si mbrojtëset e ekranit ose ngjitëset, rrotull vendit të kamerës së pasme. Gjatë një telefonate me zë Veprimet e mëposhtme janë të disponueshme: • : Përdorni opsionet shtesë. • Shto thirrje: Bëni një thirrje të dytë. Telefonata e parë do të vihet në pritje.
Aplikacionet dhe veçoritë Shtimi i një numri telefoni te Kontaktet. Shtimi i një numri telefoni te Kontaktet nga tastiera 1 2 3 4 Hapni aplikacionin Telefon dhe shtypni Tastiera. Formoni numrin. Shtypni Shto te Kontaktet. Shtypni Krijo kontakt për të krijuar një kontakt të ri ose shtypni Përditëso ekzistueset për ta shtuar numrin në një kontakt ekzistues. Shtimi i një numri telefoni te Kontaktet nga lista e telefonatave 1 2 Hapni aplikacionin Telefon dhe shtypni Së fundi.
Aplikacionet dhe veçoritë Kontaktet Hyrje Krijoni kontakte të reja ose menaxhoni kontaktet në pajisje. Shtimi i kontakteve Krijimi i një kontakti të ri 1 2 3 Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni . Zgjidhni një vend ruajtjeje dhe shtypni Përzgjidh. Formoni informacionet e kontaktit. Zgjidhni një vend memorieje. Shtoni një figurë. Formoni informacionet e kontaktit. Hapni më shumë fusha informacioni.
Aplikacionet dhe veçoritë Importimi i kontakteve Shtoni kontakte duke i importuar nga memorie të tjera në pajisjen tuaj. 1 Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni kontakte → Importo. 2 3 4 Zgjidhni një vend ruajtjeje nga ku t’i importoni kontaktet. → Menaxho kontaktet → Importo/eksporto Shënoni skedat VCF ose kontaktet për t’i importuar dhe shtypni Kryer. Zgjidhni një vend ruajtjeje ku t’i ruani kontaktet dhe shtypni Importo.
Aplikacionet dhe veçoritë Shtypni kontaktin. Pastaj bëni një nga veprimet e mëposhtme: • : Shtoni në kontaktet e preferuar. • / • : Kompozoni një mesazh. • : Kompozoni një email. : Bëni një telefonatë me zë ose telefonatë video. Ndarja e kontakteve Mund t’i ndani kontaktet me të tjerë duke përdorur opsione të ndryshme ndarjeje. 1 2 3 Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni → Ndaj. Zgjidhni kontaktet dhe shtypni Ndaj. Zgjidhni një mënyrë ndarjeje.
Aplikacionet dhe veçoritë Krijimi i grupeve Mund të shtoni grupe, si familje ose miq, dhe të menaxhoni kontaktet sipas grupeve. 1 2 → Grupet → Krijo grup. Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni Formoni një emër grupi. Për të vendosur një rington grupi, shtypni Toni për grupin dhe zgjidhni një rington. 3 4 Shtypni Shto anëtar, zgjidhni kontaktet për t’i shtuar në grup, dhe pastaj shtypni Kryer. Shtypni Ruaj.
Aplikacionet dhe veçoritë Mesazhet Hyrje Dërgoni dhe shikoni mesazhet sipas bisedës. Dërgimi i mesazheve Mund të tarifoheni më shumë për dërgimin e mesazheve kur jeni jashtë zonës të mbulimit. 1 2 Hapni aplikacionin Mesazhet dhe shtypni . Shtoni marrësit dhe formoni një mesazh. Për të regjistruar dhe dërguar një mesazh me zë, shtypni dhe mbani shtypur , thoni mesazhin tuaj, dhe pastaj lëshoni gishtin. Ikona e regjistrimit shfaqet vetëm ndërkohë që tastiera është e fshehur.
Aplikacionet dhe veçoritë Shikimi i mesazheve Mesazhet grupohen në grupe mesazhesh sipas kontaktit. Mund të tarifoheni më shumë për marrjen e mesazheve kur jeni jashtë zonës të mbulimit. 1 2 3 Hapni aplikacionin Mesazhet dhe shtypni Bisedat. Në listën e mesazheve, zgjidhni një kontakt. Shikoni bisedën tuaj. Për t’iu përgjigjur mesazhit, shtypni Fut mesazhin, vendosni një mesazh dhe pastaj shtypni . Për të rregulluar madhësinë e shkrimit, hapni ose mbyllni dy gishta në ekran.
Aplikacionet dhe veçoritë Konfigurimi i njoftimeve për mesazhe Mund të ndryshoni tingullin e njoftimit, opsionet e shfaqjes dhe më shumë. 1 Hapni aplikacionin Mesazhet, shtypni → Cilësimet → Njoftimet, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar. 2 Ndryshoni konfigurimet e njoftimeve. Vendosja e një përkujtuesi me mesazh Mund të vendosni një lajmërim në një interval për t’ju njoftuar se keni njoftime të pakontrolluara.
Aplikacionet dhe veçoritë Internet Hyrje Shfletoni Internetin për të kërkuar informacione dhe shënoni faqet tuaja të preferuara të internetit për t’i hapur ato me lehtësi. Shfletimi i faqeve të internetit 1 2 3 Hapni aplikacionin Internet. Shtypni fushën e adresës. Formoni adresën e internetit ose fjalën kyçe dhe pastaj shtypni Shko. Për të parë shiritat e mjeteve, tërhiqeni gishtin pak poshtë mbi ekran. Për të kaluar shpejt midis paneleve, lëvizni majtas ose djathtas në fushën e adresës.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorim i metodës sekrete Në metodën sekrete, mund të menaxhoni veçmas panelet, faqeshënimet dhe faqet e ruajtura. Mund të vendosni metodën e kyçjes sekrete duke përdorur një fjalëkalim dhe të dhënat tuaja biometrike. Aktivizimi i metodës sekrete → Ndiz Regjimin sekret. Nëse po e përdorni Në shiritin e mjeteve në fund të ekranit, shtypni këtë veçori për herë të parë, vendosni nëse doni të përdorni një fjalëkalim për metodën sekrete.
Aplikacionet dhe veçoritë E-posta Parametrizimi i llogarive të email-it Ndërtoni një llogari emaili kur hapni E-posta për herë të parë. 1 2 3 Hapni aplikacionin E-posta. Në listë, zgjidhni një shërbim email-i ose shtypni Të tjera. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar parametrizimin. Për të konfiguruar një llogari tjetër email-i, shtypni → → Shto llogari. Nëse keni më shumë se një llogari email-i, mund të vendosni një si llogarinë standarde. Shtypni → → → Cilëso llogarinë e parazgjedhur.
Aplikacionet dhe veçoritë Kamera Hyrje Bëni foto dhe regjistroni video duke përdorur metodat dhe cilësimet e ndryshme. Etika e kamerës • Mos bëni foto ose regjistroni video të njerëzve të tjerë pa lejen e tyre. • Mos bëni foto ose regjistroni video aty ku është e ndaluar me ligj. • Mos bëni foto ose regjistroni video në vende ku mund të shkelet privatësia e njerëzve të tjerë. Hapja e kamerës Përdorni metodat e mëposhtme për të hapur Kamera: • Hapni aplikacionin Kamera.
Aplikacionet dhe veçoritë Shkrepjet bazë Bërja e fotografive ose regjistrimi i videove 1 2 3 Në listën e modaliteteve të shkrepjes, shtypni Foto ose Video. Shtypni në figurën në ekranin e pamjes ku duhet të fokusohet kamera. Shtypni për të bërë një foto ose shtypni për të regjistruar një video. Opsionet për metodën aktuale të shkrepjes Butoni i optimizuesit të skenës Metoda aktuale Kaloni midis kamerave përpara dhe prapa. Bëni një foto.
Aplikacionet dhe veçoritë • Ekrani i shikimit mund të ndryshojë në varësi të metodës së shkrepjes dhe se cila kamerë po përdoret. • Kamera mbyllet automatikisht kur nuk përdoret. • Sigurohuni që lentja të mos dëmtohet ose ndotet. Përndryshe, pajisja mund të mos funksionojë mirë në disa regjime që kërkojnë rezolucione të larta. • Kamera e pajisjes suaj është e pajisur me një lente këndi të gjerë.
Aplikacionet dhe veçoritë Zmadhimi dhe zvogëlimi Ndajini dy gishtat veç mbi ekran për të zmadhuar, ose mbyllini për të zvogëluar. Veçoritë e zmadhimit janë të disponueshme vetëm kur përdorni kamerën e pasme. Ndryshimi i listës së metodave të shkrepjes Mund të ndryshoni listën e metodave të shkrepjes në ekranin e shikimit. 1 Në ekranin e shikimit, shtypni → Regjimet e kamerës → Edito regjimet. Ose ndryshe, shtypni dhe mbani shtypur listën e metodave të shkrepjes në ekranin e shikimit.
Aplikacionet dhe veçoritë Vendosja e veprimit të butonit të kamerës Mund të bëni një seri fotosh ose të krijoni GIF të animuar duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin e kamerës. Në ekranin e shikimit, shtypni doni. → Mbaje butonin Shkrepës që dhe zgjidhni një veprim që • Nxirr një foto: Bëni një foto. • Nxirr foto burst: Bëni një sërë fotografish. • Krijo GIF: Krijoni një GIF të animuar me fotot që keni bërë njëra pas tjetrës.
Aplikacionet dhe veçoritë Kamera inteligjente (Galaxy A40) Optimizuesi i skenës Pajisja juaj do të rregullojë automatikisht parametrat e ngjyrave pasi të ketë njohur një subjekt ose skenë, si njerëz, ushqim ose skenë nate. Në listën e modaliteteve të shkrepjes, shtypni Foto. Kur kamera njeh subjektin ose skenën, butoni i optimizuesit të skenës do të ndryshojë dhe do të aplikohet ngjyra e optimizuar.
Aplikacionet dhe veçoritë Fokusi live Kamera ju bën të mundur shkrepjen e fotove ku sfondi është i turbullt dhe subjekti dallohet qartë. Bërja e portreteve që dallohen duke përdorur veçorinë e fokusit live Rregulloni nivelin e turbullimit të sfondit në ekranin e shikimit dhe bëni një foto që thekson subjektin. • Përdoreni këtë veçori në një vend që ka dritë të mjaftueshme. • Turbullimi i sfondit mund të mos aplikohet mirë në kushtet e mëposhtme: – – Pajisja ose subjekti lëviz.
Aplikacionet dhe veçoritë 3 Kur në ekranin e shikimit shfaqet Efekti gati, shtypni për të bërë një foto. Shiriti i rregullimit të turbullimit të sfondit Fokusi live Modifikimi i sfondit të fotove me fokus live Gjithashtu mund të ndryshoni nivelin e turbullimit të sfondit të një fotoje të bërë me veçorinë e fokusit live. 1 2 Zgjidhni një foto të bërë me veçorinë e fokusit live dhe shtypni Ndrysho efektin e sfondit.
Aplikacionet dhe veçoritë Ngjitëset live (Galaxy A20e) Bëni foto dhe video me ngjitëse të ndryshme të lëvizshme. Ndërkohë që lëvizni fytyrën, ngjitëset do të ndjekin lëvizjet tuaja. Gjithashtu, mund të regjistroni një ngjitëse të bukur dhe argëtuese që vazhdon të lëvizë në video. 1 2 Në ekranin e shikimit, shtypni Adeziv. 3 Prekni prekni Shtypni dhe zgjidhni një ngjitëse që doni. për të shkrepur një foto ose rrëshqisni për majtas në ekranin e shqyrtimit dhe për të regjistruar një video.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i metodave të shkrepjes Për të ndryshuar metodën e shkrepjes, tërhiqni listën e metodave të shkrepjes majtas ose djathtas, ose lëvizni majtas ose djathtas në ekranin e shikimit. Zgjidhni një metodë shkrepjeje që dëshironi. Modaliteti Foto Kamera rregullon automatikisht opsionet e shkrepjes në bazë të ambientit përreth për t’i bërë fotot me lehtësi. Në listën e modaliteteve të shkrepjes, shtypni Foto.
Aplikacionet dhe veçoritë Metoda e hiperlapsit (Galaxy A40) Regjistroni skena, të tilla si njerëz ose makina që kalojnë, dhe shikojini si video me lëvizje të shpejta. 1 2 Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni Hyperlapse. Shtypni dhe zgjidhni një opsion shpejtësish kuadrosh. Nëse e vendosni shpejtësinë e kuadrove në Auto, pajisja do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e kuadrove sipas shpejtësisë së ndryshimit të skenave. 3 4 5 Shtypni për të filluar regjistrimin.
Aplikacionet dhe veçoritë Metoda e panoramës Duke përdorur metodën e panoramës, bëni një seri fotosh dhe pastaj qepini së bashku për të krijuar një skenë të gjerë. Për të arritur shkrepjet më të mira duke përdorur metodën e panoramës, ndiqni këto këshilla: • Lëvizeni kamerën me ngadalë në një drejtim. • Mbajeni imazhin brenda kuadros në shikuesin e pamjes të kamerës. Nëse imazhi i shikimit është jashtë kuadros ose ju nuk e lëvizni pajisjen, pajisja do të ndalojë automatikisht bërjen e fotove.
Aplikacionet dhe veçoritë Cilësimet e kamerës Në ekranin e shikimit shtypni metodës së shkrepjes. . Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të Funksionalitete inteligjente (Galaxy A40) • Optimizuesi i skenës: Vendoseni pajisjen që të rregullojë automatikisht ngjyrat në varësi të subjektit ose skenës. Fotot • Mbaje butonin Shkrepës që: Zgjedhur një veprim për të kryer kur prekni e mbani butonin e kamerës. (Galaxy A40) • Opsionet e ruajtjes: Zgjidhni mënyrën si doni t’i ruani fotot.
Aplikacionet dhe veçoritë Funksionalitete të dobishme • HDR (ton i pasur): Bëni fotografi me ngjyra të pasura dhe riprodhoni detajet edhe në vende të ndriçuara dhe të errëta. • Vijat e rrjetës: Trego vijat drejtuese të shikuesit të pamjes për të ndihmuar kompozicionin kur zgjidhni subjektet. • Etiketat e vendndodhjes: Ngjitni një etiketë vendndodhjeje GPS në foto.
Aplikacionet dhe veçoritë Galeria Hyrje Shikoni imazhet dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj. Gjithashtu mund të menaxhoni imazhet dhe videot sipas albumeve ose të krijoni histori. Shikimi i figurave 1 2 Hapni aplikacionin Galeria dhe shtypni Fotot. Zgjidhni një figurë. Përdorni opsionet shtesë. Shtoni figurën te të preferuarat. Ndajeni imazhin me të tjerë. Modifikojeni figurën. Fshijeni figurën. Mund të krijoni një GIF të animuar ose kolazh nga disa imazhe.
Aplikacionet dhe veçoritë Shikimi i videove 1 2 3 Hapni aplikacionin Galeria dhe shtypni Fotot. Zgjidhni një video për ta luajtur. Shtypni Luaj video për të luajtur videon. Ecni shpejt prapa ose para duke tërhequr shiritin. Përdorni opsionet shtesë. Fotografoni ekranin aktual. Krijoni një GIF të animuar. Kaloni në luajtësin kërcyes të videos. Ndryshoni raportin e ekranit. Rrotulloni ekranin Kyçni ekranin e luajtjes. Kaloni në videon tjetër. Shtypni dhe mbani shtypur për të ecur shpejt para.
Aplikacionet dhe veçoritë Shikimi i detajeve të imazheve dhe videove Mund të shikoni detajet e skedarit, si njerëzit, vendndodhja dhe informacione bazë. Nëse ka përmbajtje të krijuar automatikisht, si një tregim ose GIF, përmbajtja do të shfaqet gjithashtu. Kur shikoni një imazh ose video në ekranin e shikimit, tërhiqni lart në ekran. Do të shfaqen detajet e skedarit. Gjithashtu mund të shikoni përmbajtje përkatëse duke shtypur informacionin në ekran. Ndrysho informacionet.
Aplikacionet dhe veçoritë Shikimi i albumeve Mund të shikoni imazhet dhe videot tuaja të renditura sipas folderave ose albumeve. Filmat, GIFet e animuar ose kolazhet që keni krijuar do të renditen gjithashtu në folderat tuaj ose në listën e albumeve. Hapni aplikacionin Galeria, shtypni Albumet, dhe pastaj zgjidhni një album. Fshehja e albumeve Mund t’i fshihni albumet. Nuk mund t’i fshihni albumet të krijuara si standard, si për shembull albumet Kamera dhe Pamje të çastit.
Aplikacionet dhe veçoritë Për të shtuar imazhet ose videot në një histori, zgjidhni një histori dhe shtypni → Shto. Për të hequr imazhe ose video nga një histori, zgjidhni një histori, shtypni → Ndrysho, shënoni imazhet ose videot që do të hiqni, dhe pastaj shtypni Largo nga historia. Fshirja e historive 1 2 Hapni aplikacionin Galeria dhe shtypni Historitë. Shtypni dhe mbani shtypur një histori për ta fshirë, dhe shtypni Hiq.
Aplikacionet dhe veçoritë Emoji AR (Galaxy A40) Hyrje Krijoni një "Emoji im" që ju përngjan dhe shkrepni foto e regjistroni video me anë të ngjitëseve. Mund t'i personalizoni funksionet e "Emoji im", si p.sh. formën e fytyrës ose stilin e flokëve, dhe t'i dekoroni "Emoji im" me aksesorë të ndryshëm. Mund dhe të shprehni veten në forma argëtuese duke përdorur ngjitëset "Emoji im" gjatë një bisede.
Aplikacionet dhe veçoritë Krijimi i Emoji im Bëni një Emoji im që duket tamam si ju. Do të gjenerohen automatikisht ngjitëse Emoji im me shprehi të ndryshme. 1 2 3 4 5 Hapni aplikacionin Kamera dhe prekni Emoji AR → Krijimi i Emoji im. Poziciononi fytyrën në ekran dhe shtypni për të bërë një foto. Zgjidhni gjininë dhe moshën e Emoji im dhe shtypni Tjetri. Zbukuroni një "Emoji im" dhe prekni Tjetri. Shtypni U krye. Krijohen tani "Emoji im" dhe ngjitëset "Emoji im".
Aplikacionet dhe veçoritë Fshirja e Emoji im Hapni aplikacionin Kamera dhe prekni Emoji AR → Emoji im. Shtypni → Emojit e mi, shtypni dhe mbani "My Emoji" që dëshironit të fshini dhe pastaj prekni Fshij. "Emoji im" dhe ngjitëset "Emoji im" do të fshihen. Personalizimi i "Emoji im" Modifikoni ose dekoroni një "Emoji im" në ekranin kryesor "Emoji im" pas shkarkimit të artikujve të ndryshëm nga "AR World". Mund dhe të shtoni ngjitëse "Emoji im".
Aplikacionet dhe veçoritë Modifikimi i "Emoji im" Modifikoni një "Emoji im" ose ndryshoni sfondin e ekranit kryesor të "Emoji im". Në ekranin "Emoji im", prekni Edito ose Në sfond. Shkarkimi i artikujve nga "AR World" Zbukuroni një "Emoji im" pas shkarkimit të artikujve, si p.sh. me rroba apo aksesorë, nga "AR World". Në ekranin kryesor "Emoji im", prekni Dyqan dhe shkarkoni artikujt që dëshironi. Artikujt e shkarkuar mund t'i shfaqni në ekranin e modifikimit të "Emoji im".
Aplikacionet dhe veçoritë Shtimi i ngjitëseve Në ekranin kryesor "Emoji im", prekni Adezivët → Shto adezivë të rinj, piketoni ngjitëset që doni dhe prekni Shto. Ngjitësja do të shtohet dhe mund ta përdorni gjatë një bisede përmes mesazheve ose në një rrjet social. Krijimi i ngjitëseve tuaja Krijoni ngjitëse "Emoji im" sipas dëshirës. 1 2 3 Në ekranin kryesor "Emoji im", prekni Adezivët → Bëj adezivë të pers. Modifikoni ngjitëset që doni. • : Zgjidhni një shprehi. • : Zgjidhni një veprim.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i ngjitëseve "Emoji im" në biseda Mund të përdorni ngjitëse Emoji im gjatë një bisede me anë të mesazheve ose në një rrjet social. Veprimet e mëposhtme janë shembull i përdorimit të ngjitëseve "Emoji im" në aplikacionin Mesazhet. 1 2 3 Gjatë kompozimit të mesazhit në aplikacionin Mesazhet, prekni në tastierën "Samsung". Shtypni ikonën Emoji im. Zgjidhni një nga ngjitëset Emoji im. Ngjitësja Emoji im do të futet.
Aplikacionet dhe veçoritë Multi window Hyrje Multi window ju lejon të hapni dy aplikacione njëkohësisht në pamjen e ekranit të ndarë. Gjithashtu mund të hapni disa aplikacione njëkohësisht pamjen kërcyese. Disa aplikacione mund të mos e mbështetin këtë veçori. Pamja në ekran të ndarë Pamja kërcyese Pamja e ekranit të ndarë 1 2 Shtypni butonin Të fundit për të hapur listën e aplikacioneve të përdorura së fundi.
Aplikacionet dhe veçoritë 3 Në dritaren e poshtme, rrëshqitni majtas ose djathtas për të zgjedhur një aplikacion tjetër për ta hapur. Për të hapur aplikacionet që nuk janë në listën e aplikacioneve të përdorura së fundi, shtypni butonin Shtëpi ose butonin Prapa për të zgjedhur një aplikacion. Rregullimi i madhësisë së dritares Tërhiqeni shiritin midis dritareve të aplikacioneve lart ose poshtë për të rregulluar madhësinë e dritareve.
Aplikacionet dhe veçoritë Pamja kërcyese 1 2 Shtypni butonin Të fundit për të hapur listën e aplikacioneve të përdorura së fundi. Rrëshqitni majtas ose djathtas, shtypni një ikonë aplikacioni, dhe pastaj shtypni Hap në pamjen kërcyese. Ekrani i aplikacionit do të shfaqet në dritaren kërcyese. Minimizoni dritaren. Maksimizoni dritaren. Mbyllni aplikacionin. Rregulloni nivelin e transparencës.
Aplikacionet dhe veçoritë Baza për fëmijët Hyrje Mund t’u ndaloni fëmijëve përdorimin e disa aplikacioneve të caktuara, të caktoni kohën e përdorimit të tyre, dhe të konfiguroni cilësimet për të siguruar një mjedis argëtues dhe të sigurt për fëmijët kur përdorin pajisjen. Hapja e Shtëpisë së fëmijëve Kur hapni Shtëpinë e fëmijëve për herë të parë ose pas bërjes së një rivendosjeje fabrike, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.
Aplikacionet dhe veçoritë 3 Krijoni një PIN për ta përdorur kur përdorni Shtëpinë e fëmijëve. Nëse keni vendosur tashmë metodën e kyçjes së ekranit në pajisjen tuaj, mund të përdorni të njëjtën metodë kyçjeje për Shtëpinë e fëmijëve. Do të shfaqet ekrani i Shtëpisë së fëmijëve. PIN-i i krijuar do të përdoret kur aktivizoni veçorinë Kontrolli prindëror ose kur mbyllni Shtëpinë e fëmijëve.
Aplikacionet dhe veçoritë • Përdorimi ditor: Shikoni kohën e përdorimit ditor të Shtëpisë së fëmijëve. • Aktiviteti: Shikoni historinë e aktivitetit të Shtëpisë së fëmijëve. • Kontaktuar shpesh: Shikoni kontaktet e përdorura shpesh në Shtëpinë e fëmijëve. • Krijimet e fëmijës sim: Shikoni punët e krijuara nga aplikacionet në Shtëpinë e fëmijëve. • Materiale të lejuara: Kontrolloni aplikacionet ose materialet e mbështetura nga Shtëpia e fëmijëve dhe shtojini ato.
Aplikacionet dhe veçoritë Samsung Notes Krijoni shënime duke formuar tekst nga tastiera ose duke shkruar me dorë ose vizatuar në ekran. Gjithashtu mund të futni imazhe ose regjistrime zëri në shënimet tuaja. Krijimi i shënimeve 1 2 Hapni aplikacionin Samsung Notes dhe shtypni . Zgjidhni një metodë hyrjeje nga shiriti i veglave në krye të ekranit dhe kompozoni një shënim. Vendosni tekst duke përdorur tastierën. Vendosni një figurë ose regjistrim me zë. Shkruani ose vizatoni me lapsa. Lyeni me penela.
Aplikacionet dhe veçoritë Kalendari Menaxhoni programin tuaj duke vendosur ngjarjet ose detyrat e ardhshme në agjendën tuaj. Krijimi i ngjarjeve 1 Hapni aplikacionin Kalendari dhe shtypni ose shtypni dy herë një datë. Nëse data i ka ruajtur tashmë ngjarjet ose detyrat në të, shtypni datën dhe shtypni 2 . Vendosni detajet e datës. Zgjidhni një ngjitëse për ta shfaqur me eventin. Formoni një titull. Ndryshoni ngjyrën e ngjarjes. Vendosni kohëzgjatjen. Zgjidhni një kalendar për të ruajtur eventin.
Aplikacionet dhe veçoritë Shtimi i një përkujtuesi Hapni aplikacionin Kalendari dhe shtypni → Përkujtesë për të hapur aplikacionin Përkujtesë. Shtypni një detyrë në aplikacionin Përkujtesë. Shihni Reminder për më shumë informacion. Sinkronizimi i ngjarjeve me llogaritë tuaja 1 Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Llogaritë dhe arkivimi → Llogaritë dhe zgjidhni një llogari me të cilën të sinkronizoheni. 2 Shtypni Sinkronizo llogarinë dhe shtypni çelësin Kalendari për ta aktivizuar.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i Samsung Health Hapni aplikacionin Samsung Health. Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin. Disa veçori mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit. Për të shtuar gjëra në ekranin fillestar të Samsung Health, shtypni → Menaxho objekte, dhe pastaj zgjidhni gjërat. Shikoni dhe menaxhoni gjurmuesit. Shikoni këshilla për shëndetin.
Aplikacionet dhe veçoritë Together Së bashku ju lejon të konfiguroni synimet e numrit të hapave dhe të konkurroni me miqtë tuaj. Mund të ftoni miq të ecni së bashku, të vendosni synime për numrin e hapave, të konkurroni dhe të shikoni klasifikimin tuaj. Në ekranin fillestar të Samsung Health, shtypni Together. Hapat Pajisja numëron numrin e hapave që bëni dhe mat distancën e bërë. Në ekranin fillestar të Samsung Health, shtypni gjurmuesin e hapave.
Aplikacionet dhe veçoritë Informacion shtesë • Samsung Health është bërë vetëm për fitnes dhe qëllime mirëqenieje dhe nuk janë synuar për t’u përdorur në diagnostikime të sëmundjeve ose problemeve të tjera, ose në shërimin, lehtësimin, trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve. • Funksionet, veçoritë e disponueshme dhe aplikacionet që mund të shtohen për Samsung Health mund të ndryshojnë nga shteti në shtet për shkak të ligjeve dhe rregullave të ndryshme.
Aplikacionet dhe veçoritë Radio Dëgjimi i radios FM Hapni aplikacionin Radioja. Përpara përdorimit të këtij aplikacioni, duhet të lidhni një kufje, e cila shërben si antenë për radion. Radioja FM skanon dhe ruan stacionet e disponueshme automatikisht kur hapet për herë të parë. Zgjidhni stacionin e dëshiruar të radios nga lista e stacioneve. Skanoni dhe ruani automatikisht stacionet e disponueshme. Regjistroni një këngë nga radioja FM. Ndizeni ose fikeni radion FM. Përdorni opsionet shtesë.
Aplikacionet dhe veçoritë Regjist. Zanor Hyrje Përdoreni këtë aplikacion për të regjistruar ose luajtur përkujtuesit zanorë. Bërja e regjistrimeve me zë 1 2 Hapni aplikacionin Regjist. Zanor. Shtypni për të filluar regjistrimin. Flisni në mikrofon. Shtypni për të ndërprerë regjistrimin. Kur bëni një regjistrim me zë, shtypni TE PERZGJEDHURAT për të futur një faqeshënim. Filloni regjistrimin. 3 4 Shtypni për të përfunduar regjistrimin. Vendosni një emër skede dhe shtypni Ruaj.
Aplikacionet dhe veçoritë Skedarët e Mi Hapni dhe menaxhoni skedarë të ndryshëm të ruajtur në pajisje ose në vende të tjera, si shërbimet e memories cloud. Hapni aplikacionin Skedarët e Mi. Shikoni skedat që janë ruajtur në secilën memorie. Për të kontrolluar nëse ka të dhëna të panevojshme dhe për të liruar memorien e pajisjes, shtypni → Analiza e magazinës. Për të kërkuar skeda ose foldera të tjerë, shtypni .
Aplikacionet dhe veçoritë Fshirja e alarmeve Shtypni dhe mbani shtypur një alarm, shënoni alarmet që doni të fshini dhe pastaj shtypni Hiq. Ora Botërore Hapni aplikacionin Ora dhe shtypni Ora Botërore. Krijimi i orëve Shtypni , vendosni një emër qyteti ose zgjidhni një qytet nga harta, dhe pastaj shtypni Shto. Për të përdorur konvertuesin e zonës orare, shtypni → Konvertuesi i zonës orare. Fshirja e orave Shtypni dhe mbani shtypur një orë, shënoni orat që doni të fshini dhe pastaj shtypni Hiq.
Aplikacionet dhe veçoritë Kohëmatësi 1 Hapni aplikacionin Ora dhe shtypni Kohëmatësi. Për të shtuar një kohëmatës të përdorur shpesh, shtypni emrin, dhe pastaj shtypni Shto. 2 , vendosni kohëzgjatjen dhe Vendosni kohëzgjatjen, dhe pastaj shtypni Fillo. Për të hapur tastierën për të vendosur kohëzgjatjen, shtypni fushën e vendosjes së kohëzgjatjes. 3 Shtypni Shpërfill kur të mbarojë kohëmatja. Kalkulatori Bëni llogaritje të thjeshta ose të ndërlikuara. Hapni aplikacionin Kalkulatori.
Aplikacionet dhe veçoritë Game Launcher Hyrje Hapja e lojërave grumbullon lojërat tuaja të shkarkuara nga Duqani dhe Galaxy Store në një vend të vetëm për akses të thjeshtë. Mund ta vendosni pajisjen të metodën e lojës për t’i luajtur më me lehtësi lojërat. Përdorni opsionet shtesë. Aplikacionet e shkarkuara. Shikoni informacionet e lojës suaj. Hapni lojërat me ose pa zë. Ndryshoni metodën e performancës. Shikoni më shumë lojëra dhe instalojini.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i hapjes së lojërave 1 Hapni aplikacionin Game Launcher. Nëse Game Launcher nuk shfaqet, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara, dhe pastaj shtypni çelësin Game Launcher për ta aktivizuar. 2 Shtypni një lojë nga lista e lojërave. Për të gjetur më shumë lojëra, tërhiqeni ekranin lart. Lojërat e shkarkuara nga Duqani dhe Galaxy Store do të tregohen automatikisht në ekranin e hapjes së lojërave.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i mjeteve të lojërave Mund të përdorni opsione të ndryshme në panelin e mjeteve të lojërave ndërsa luani një lojë. Për të hapur panelin e mjeteve të lojërave, shtypni në shiritin e navigimit. Nëse shiriti i navigimit është e fshehur, tërhiqeni lart drejt fundit të ekranit për ta shfaqur. Hapni aplikacione në një dritare kërcyese. Vendosni se si shfaqen telefonatat hyrëse dhe njoftimet gjatë lojërave. Ndryshoni listën e aplikacioneve.
Aplikacionet dhe veçoritë Bixby Home (Galaxy A40) Në ekranin Bixby Home, mund të shikoni shërbime dhe informacione të rekomanduara që ofron Bixby duke analizuar modelet dhe rutinën e përdorimit tuaj. • Për të parë më shumë materiale, lidhuni me një rrjet Wi-Fi ose celular. • Për ta përdorur plotësisht këtë veçori, duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj Samsung. Hapja e Bixby Home 1 Në ekranin fillestar, lëvizni djathtas. Do të shfaqet ekrani Bixby Home.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i materialeve të rekomanduara në Bixby Home Kur hapni Bixby Home, mund të shikoni materialet që përditësohen shpesh si karta. Lëvizni lart ose poshtë për të parë kartat. Për shembull, rrugës për në zyrë në mëngjes, mund të shikoni programin e ditës suaj dhe të planifikoni muzikën tuaj të preferuar në ekranin Bixby Home. Në mbrëmje, mund të shikoni alarmet, të shikoni aktivitetin ditor dhe të shikoni postimet e miqve tuaj.
Aplikacionet dhe veçoritë Reminder Krijoni përkujtues për të programuar gjërat për t’u bërë ose për të parë përmbajtjet më vonë. Do të merrni njoftime në kohë ose vend të caktuar për çdo përkujtues. • Për të marrë njoftime më të sakta, lidhuni me një rrjet Wi-Fi ose celular. • Për ta përdorur plotësisht këtë veçori, duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj Samsung. • Për të përdorur përkujtuesit e vendndodhjeve, duhet të aktivizohet veçoria GPS.
Aplikacionet dhe veçoritë Krijimi i përkujtuesve Krijoni përkujtues dhe metoda të ndryshme. Reminder do t’ju lajmërojë nëse krijoni një përkujtues me një kohë ose vend të caktuar. Gjithashtu mund të ruani materiale të ndryshme si një përkujtues të vetëm ose adresa faqesh interneti dhe t’i shikoni më vonë. Për shembull, krijoni një përkujtues për t’ju lajmëruar ‘Ujit lulet kur të shkosh në shtëpi’. 1 2 3 Hapni aplikacionin Reminder. Shtypni Shkruaj një përkujtesë ose dhe shkruani ‘Ujit lulet’.
Aplikacionet dhe veçoritë Kontrollimi i njoftimeve të përkujtuesve Në orën ose vendndodhjen aktuale, do të shfaqet një dritare kërcyese njoftimi. Shtypni U krye ose Përgjumje. Shikimi i listës së përkujtuesve Hapni aplikacionin Reminder për të parë listën e përkujtuesve. Për të parë detajet e përkujtuesit, zgjidhni një përkujtues. Ndryshimi i detajeve të përkujtuesit Shtoni ose ndryshoni detajet e përkujtuesit të tilla si shpeshtësia, data dhe ora ose vendndodhja.
Aplikacionet dhe veçoritë Përfundimi i përkujtuesve Shënoni përkujtuesit që nuk ju duhen duke i shënuar si të përfunduar. Në listën e përkujtuesve, zgjidhni një përkujtues dhe shtypni U krye. Ose ndryshe, tërhiqeni përkujtuesin në të majtë. Rivendosja e përkujtuesve Rivendosni përkujtuesit që janë përfunduar. 1 2 Në listën e përkujtuesve, shtypni → Përfundoi → Edito. Shënoni gjërat që doni t’i rivendosni dhe shtypni Restauro.
Aplikacionet dhe veçoritë SmartThings Hyrje Lidhuni me pajisjet pranë të tilla si kufjet me Bluetooth ose smartfonët e tjerë, lehtë dhe shpejt. Gjithashtu mund të kontrolloni dhe të administroni televizorë, pajisje shtëpiake dhe produkte Internet of Things (IoT) me smartfonin tuaj. • Lidhja e pajisjeve pranë: Lidhuni lehtë dhe shpejt me pajisjet në afërsi, si p.sh. kufje me "Bluetooth" apo pajisje që vishen në trup.
Aplikacionet dhe veçoritë Lidhja e pajisjeve pranë Lidhuni me pajisjet pranë të tilla si kufjet Bluetooth, lehtë dhe shpejt. Metodat e lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pajisjeve të lidhura ose materialit të ndarë. 1 2 3 Hapni aplikacionin SmartThings. Shtypni → Shto pajidje. Zgjidhni një pajisje nga lista dhe lidhuni me të duke ndjekur udhëzimet në ekran.
Aplikacionet dhe veçoritë Shikimi dhe kontrollimi i pajisjeve të lidhura Mund të shikoni dhe kontrolloni pajisjet. Për shembull, mund të shikoni përbërësit në frigorifer ose të rregulloni volumin e televizorit. 1 Hapni aplikacionin SmartThings. Do të shfaqet lista e pajisjeve të lidhura. 2 Shikoni statusin e pajisjeve në listë. Për t’i kontrolluar pajisjet, zgjidhni një pajisje. Kur të jetë shkarkuar kontrollori i pajisjes i dhënë me pajisjen e zgjedhur, mund ta kontrolloni pajisjen.
Aplikacionet dhe veçoritë Shtimi i skenave Shtoni një skenë dhe regjistroni pajisjet në të për të kontrolluar disa pajisje njëkohësisht me një prekje të vetme të një butoni ose me një komandë me zë. 1 2 3 4 5 Shtypni → Shtypni → Skenat → Shto skenë. dhe zgjidhni një vendndodhje. Vendosni emrin e skenës. Shtypni nën Shto veprime për të shtuar veprime për t'u kryer. Shtypni Ruaj.
Aplikacionet dhe veçoritë Ndarja e materialeve Ndani materiale duke përdorur opsione të ndryshme ndarjeje. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i ndarjes së imazheve. Mund të hasni tarifa shtesë kur ndani skedat përmes rrjetit celular. 1 2 Hapni aplikacionin Galeria dhe zgjidhni një imazh. Shtypni dhe zgjidhni një metodë ndarjeje, si për shembull mesazh dhe email. Kur keni një komunikim ose histori ndarjeje, njerëzit që kontaktuat do të shfaqen në panelin e opsioneve të ndarjeve.
Aplikacionet dhe veçoritë Përdorimi i veçorive shtesë • Përbashko skedarë të mëdhenj: Ndani skeda të mëdha. Ngarkoni skedat në serverin e memories së Samsung dhe ndajini me të tjerë përmes një linku Web ose kodi. Për ta përdorur këtë veçori, duhet të verifikohet numri juaj i telefonit. • Smart View: Ndani materiale me pajisjet në afërsi nëpërmjet "Wi-Fi Direct" ose "Bluetooth" apo përmes pajisjeve të mbështetura nga "SmartThings".
Aplikacionet dhe veçoritë Play Music Zbuloni, dëgjoni dhe ndani muzikë në pajisjen tuaj. Mund të ngarkoni koleksione muzike të ruajtura në pajisje në cloud dhe t’i shikoni ato më vonë. Play Movies Blini ose merrni me qira video, si për shembull filma dhe programe televizive, nga Duqani. Disk Ruani materialet tuaja në cloud, përdorini nga kudo dhe ndajini me të tjerë. YouTube Shikoni ose krijoni video dhe ndajini ato me të tjerë.
Cilësimet Hyrje Personalizoni cilësimet e pajisjes. Mund ta bëni pajisjen tuaj më të personalizuar duke konfiguruar opsione të ndryshme të cilësimeve. Hapni aplikacionin Cilësimet. Për të kërkuar cilësimet duke formuar fjalët kyçe, shtypni . Lidhjet Opsionet Ndryshoni cilësimet për lidhje të ndryshme, të tilla si veçoria Wi-Fi dhe Bluetooth. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet. • Wi-Fi: Aktivizoni veçorinë Wi-Fi për t’u lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe hapur Internetin ose pajisje të tjera në rrjet.
Cilësimet • NFC dhe pagesa: Vendoseni pajisjen që t'ju lejojë të lexoni etiketat e komunikimit me fushë të afërt (NFC) që përmbajnë informacione rreth produkteve tuaja. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme. Për më shumë informacion, shikoni NFC dhe pagesa. Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Cilësimet Wi-Fi Aktivizoni veçorinë Wi-Fi për t’u lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe hapur Internetin ose pajisje të tjera në rrjet. Lidhja me një rrjet Wi-Fi 1 2 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet → Wi-Fi, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar. Zgjidhni një rrjet nga lista e rrjeteve Wi-Fi. Rrjetet që kërkojnë fjalëkalim shfaqen me ikonën e kyçjes. Formoni fjalëkalimin dhe shtypni Lidhu.
Cilësimet Dërgimi dhe marrja e të dhënave Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër. 1 2 3 Hapni aplikacionin Galeria dhe zgjidhni një imazh. Shtypni → Wi-Fi Direct dhe zgjidhni një pajisje për të transferuar figurën. Pranoni kërkesën e lidhjes Wi-Fi Direct në pajisjen tjetër.
Cilësimet Bluetooth Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhëna ose skedarë media me pajisje të tjera me Bluetooth. • Samsung nuk është përgjegjës për humbjen, ndërprerjen ose keqpërdorimin e të dhënave të dërguara ose të marra me Bluetooth. • Gjithmonë sigurohuni që po ndani dhe merrni të dhënat me pajisjet që janë të besuara dhe të siguruara mirë. Nëse ka pengesa mes pajisjeve, mund të ulet distanca e operimit.
Cilësimet Dërgimi dhe marrja e të dhënave Shumë aplikacione mbështesin transferim të dhënash me anë të Bluetooth. Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera Bluetooth. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër. 1 2 Hapni aplikacionin Galeria dhe zgjidhni një imazh. Shtypni → Bluetooth, dhe pastaj zgjidhni një pajisje për të transferuar imazhin.
Cilësimet NFC dhe pagesa Pajisja juaj lejon leximin e etiketave të komunikimit me afërsi të fushës (NFC), që përmbajnë informacione rreth produkteve. Këtë veçori mund ta përdorni gjithashtu për të kryer pagesa dhe për të blerë bileta transporti ose evenimentesh pas shkarkimit të aplikacioneve të nevojshme. Pajisja ka një antenë NFC të integruar. Mbajeni pajisjen me për të shmangur dëmtimin e antenës NFC.
Cilësimet Bërja e pagesave me veçorinë NFC Përpara se të mund të përdorni veçorinë NFC për të kryer blerje, duhet të regjistroheni për shërbimin e pagesës me celular. Për t’u regjistruar ose marrë më shumë informacion nga shërbimi, kontaktoni me operatorin e shërbimit. 1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet dhe shtypni çelësin NFC dhe pagesa për ta aktivizuar. 2 Prekeni vendin e antenës NFC në pjesën e pasme të pajisjes me lexuesin e kartës NFC.
Cilësimet 4 Kur Prek për të transmetuar. shfaqet në ekran, shtypni ekranin e pajisjes për ta dërguar artikullin. Nëse të dyja pajisjet mundohen njëkohësisht të dërgojnë të dhëna, transferimi i dosjes mund të dështojë. Kursyesi i të dhënave Pakësoni përdorimin e internetit duke mos lejuar që disa aplikacione që janë të hapura në sfond të dërgojnë ose marrin të dhëna. Në ekranin Cilësimet, shtypni Lidhjet → Përdorimi i të dhënave → Kursyesi i të dhënave dhe shtypni çelësin për ta aktivizuar.
Cilësimet Menaxheri i kartave SIM Aktivizoni kartat tuaja SIM ose USIM dhe personalizoni cilësimet e kartës SIM. Për më shumë informacion, shihni Përdorimi i kartave dyshe “SIM” ose “USIM”. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet → Menaxheri i kartave SIM. • Telefonatat: Zgjidhni një kartë SIM ose USIM për të bërë telefonata me zë. • Mesazhe shkrimore: Për të shkëmbyer mesazhe, zgjidhni një kartë SIM ose USIM. • Të dhënat celulare: Zgjidhni një kartë SIM ose USIM për shërbimet e internetit celular.
Cilësimet Përdorimi i hotspotit celular Përdoreni pajisjen tuaj si hotspot celular për të ndarë lidhjen e të dhënave celulare të pajisjes me pajisje të tjera. 1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet → Shpërndarësja dhe Tetherimi → Shpërndarësja celulare. 2 Shtypni çelësin për ta aktivizuar. Ikona shfaqet në shiritin e statusit. Pajisjet e tjera mund ta gjejnë pajisjen tuaj në listën e rrjeteve Wi-Fi.
Cilësimet Përcjellja e telefonatave dhe mesazheve (Galaxy A40) Përdorni veçoritë e telefonatave dhe mesazheve të pajisjes në pajisje të tjera të identifikuara në llogarinë tuaj "Samsung". • Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung. • Mund të bëni telefonatë emergjence vetëm në pajisjen tuaj. • Cilësia e telefonatës mund të bjerë kur kryhet në pajisje të tjera.
Cilësimet Printimi Konfiguroni cilësimet për shtesat e printerit të instaluar në pajisje. Mund ta lidhni pajisjen me një printer me anë të Wi-Fi ose Wi-Fi Direct, dhe të printoni figura ose dokumente. Disa printerë mund të mos jenë të pajtueshëm me pajisjen. Shtimi i plugin-ëve të printerit Shtoni plugin-ë printeri për printerët me të cilët doni ta lidhni pajisjen. 1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet → Cilësime të tjera të lidhjes → Printimi → Shkarko plugin-in.
Cilësimet MirrorLink Mund të shikoni ekranin e pajisjes në monitorin e kroskotit të automjetit. Lidheni pajisjen me një automjet për të kontrolluar aplikacionet MirrorLink të pajisjes tuaj në monitorin e automjetit. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet → Cilësime të tjera të lidhjes → MirrorLink. Pajisja juaj është e pajtueshme me automjete që mbështetin MirrorLink versioni 1.1 ose më i lartë.
Cilësimet • Tingujt e njoftimeve: Ndryshoni tingullin e njoftimit. • Volumi: Rregulloni nivelin e volumit për tonet e ziles, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit dhe njoftimet. • Përdor tst. e Volumit për media: Caktoni pajisjen për të rregulluar nivelin e volumit të medias kur shtypni butonin e volumit. • Tingujt e sistemit: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë për veprimet, si për shembull ndezja ose fikja e ekranit ose kontrollimi i ekranit me prekje. • Cilësime të avanc.
Cilësimet Njoftimet Opsionet Ndryshoni konfigurimet e njoftimeve. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Njoftimet. • Stema ikonë të app-eve: Ndryshoni cilësimet për distinktivët e ikonave të aplikacioneve. Për më shumë informacion, shihni Stema ikonë të app-eve. • Mos shqetësoni: Vendoseni pajisjen që të heshtë telefonatat hyrëse, tingujt e njoftimeve dhe mediat përveç përjashtimeve të lejuara.
Cilësimet Ekrani Opsionet Ndryshoni cilësimet e ekranit dhe të ekranit fillestar. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani. • Ndriçimi: Rregulloni ndriçimin e ekranit. • Ndriçimi përshtatës: Vendoseni pajisjen që të ndjekë rregullimet e ndriçimit dhe t'i aplikojë ato automatikisht në kushte ndriçimi të ngjashme. • Filtri i dritës së kaltër: Aktivizoni filtrin e dritës blu dhe ndryshoni cilësimet e filtrit. Për më shumë informacion, shihni Filtër i dritës blu (Galaxy A40).
Cilësimet • Mbrojtja nga prekjet pa dashur: Caktoni pajisjen që të mos lejojë ekranin të dallojë prekjet kur është në një vend të errët, si p.sh. në xhep ose në çantë. • Ndjeshmëria në prekje: Rritni ndjeshmërinë e prekjes së ekranit për përdorim me mbrojtëse ekrani. • Ekran-ruajtësi: Vendoseni pajisjen që të hapë mbrojtësin e ekranit kur karikohet pajisja. Për më shumë informacion, shikoni Ekran-ruajtësi.
Cilësimet Ndryshimi i metodës së ekranit ose rregullimi i ngjyrave të ekranit (Galaxy A40) Zgjidhni një metodë ekrani të përshtatshme për të parë filma ose imazhe, ose rregulloni ngjyrat e ekranit sipas preferencës suaj. Nëse zgjidhni metodën Ekrani përshtatës, mund të rregulloni balancën e ngjyrave të ekranit sipas vlerës së ngjyrës. Ndryshimi i metodës së ekranit Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Ekrani → Regjimi i ekranit dhe zgjidhni metodën që dëshironi.
Cilësimet Rregullimi i toneve të ekranit sipas vlerës së ngjyrave Rrisni ose ulni tone të caktuara ngjyrash, duke ua rregulluar vlerat individualisht. 1 2 3 Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Ekrani → Regjimi i ekranit → Ekrani përshtatës. Shtypni Cilësime të avancuara. Rregullojini shiritat e ngjyrave sipas preferencës suaj. Toni ekranit do të rritet. Ekran-ruajtësi Mund të vendosni të shfaqen figura si mbrojtëse ekrani kur ekrani fiket automatikisht.
Cilësimet Letrat e murit dhe temat Ndryshoni cilësimet e ekranit për Ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur ose aplikoni tema të ndryshme në pajisje. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Letrat e murit dhe temat. • Letra muri: Ndryshoni cilësimet e figurës së murit për ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur. • Temat: Ndryshoni temën e pajisjes. • Ikona: Ndryshoni stilin e ikonave. Kyç ekranin Opsionet Ndryshoni cilësimet për ekranin e kyçur. Në ekranin Cilësimet, shtypni Kyç ekranin.
Cilësimet • FaceWidgets: Ndryshoni cilësimet e artikujve të shfaqur në ekranin e kyçur. • Informacion i kontaktit: Caktoni pajisjen që të shfaqë informacionin e kontakteve, si p.sh. adresën tuaj të emailit, në ekrani ne kyçur. • Njoftimet: Vendosni si të shfaqen njoftimet në ekranin e kyçur. • Shkurtoret e app-eve: Zgjidhni aplikacionet për shfaqur shkurtore të tyre në ekranin e kyçur. • Rreth Ekranit të bllokimit: Shikoni versionin dhe informacionet ligjore të ekranit të kyçur.
Cilësimet Biometrika dhe siguria Opsionet Ndryshoni cilësimet për ta siguruar pajisjen. Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria. • Njohja me fytyrë: Vendoseni pajisjen që të hapë ekranin duke njohur fytyrën tuaj. Për më shumë informacion, shihni Njohja e fytyrës. • Shenjat e gishtave: Regjistroni shenjat tuaja të gishtave për ta zhbllokuar ekranin. Për më shumë informacion, shihni Njohja e shenjës të gishtit. • Preferencat për biometrikën: Ndryshoni cilësimet për të dhënat biometrike.
Cilësimet • Cilësime të tjera të sigurisë: Konfiguroni cilësime të tjera sigurie. • Vendi: Ndryshoni cilësimet për lejet e informacioneve të vendndodhjes. • Lejet e app-eve: Shfaqni listën e funksioneve dhe të aplikacioneve që kanë leje t'i përdorin. Gjithashtu mund të bëni ndryshime në cilësimet e lejeve. • Dërgo të dhëna diagnostike: Vendoseni pajisjen të dërgojë automatikisht informacionet e diagnostikimit të pajisjes te Samsung.
Cilësimet Regjistrimi i fytyrës suaj Për regjistrim më të mirë të fytyrës, regjistroni fytyrën tuaj brenda dhe larg dritës së diellit. 1 2 Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria → Njohja me fytyrë. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një. 3 4 5 Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni Vazhdo. 6 Poziciononi fytyrën tuaj brenda kuadros në ekran.
Cilësimet Fshirja e të dhënave të regjistruara të fytyrës Mund t’i fshini të dhënat e fytyrës që keni regjistruar. 1 2 3 Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria → Njohja me fytyrë. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Shtypni Hiqi të dhënat e fytyrës → Largo. Pasi të fshihet fytyra e regjistruar, të gjitha veçoritë përkatëse do të çaktivizohen gjithashtu.
Cilësimet Njohja e shenjës të gishtit Në mënyrë që njohja e shenjës së gishtit të funksionojë, informacionet e shenjave të gishtave duhet të jenë të regjistruara dhe të ruajtura në pajisjen tuaj. Pas regjistrimit, mund ta vendosni pajisjen që të përdorë shenjat tuaja të gishtave për veçoritë më poshtë: • Kyçja e ekranit • Folderi i sigurt • Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Cilësimet Për njohje më të mirë të shenjave të gishtave Kur skanoni shenjat e gishtave tuaj në pajisje, jini në dijeni të kushteve të mëposhtme që mund të ndikojnë në performancën e pajisjes: • Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave të rrudhosur ose me shenja. • Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave nga gishtat e vegjël ose të hollë. • Për të përmirësuar performancën e njohjes, regjistroni shenjat e gishtave të dorës që përdorni më shpesh për të kryer punë në pajisje.
Cilësimet Regjistrimi i shenjës së gishtave 1 2 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Biometrika dhe siguria → Shenjat e gishtave. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një. 3 Regjistroni shenjën tuaj të gishtit. ► Galaxy A20e: Lëvizeni gishtin për poshtë mbi sensorin e njohjes së shenjës së gishtit. ► Galaxy A40: Vendoseni gishtin tuaj mbi sensorin e njohjes të shenjës së gishtit.
Cilësimet Fshirja e shenjave të gishtave të regjistruar Mund t’i fshini shenjat e regjistruara të gishtave. 1 2 3 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Biometrika dhe siguria → Shenjat e gishtave. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Zgjidhni një shenjë për ta fshirë dhe shtypni Largo → Largo. Zhbllokimi i ekranit me shenjat e gishtave Mund ta zhbllokoni ekranin me shenjën e gishtit në vend se të përdorni një strukturë, PIN ose fjalëkalim.
Cilësimet Regjistrimi i Samsung Pass Para se të përdorni Samsung Pass, regjistroni të dhënat tuaja biometrike në Samsung Pass. 1 2 Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria → Samsung Pass. 3 4 Pranoni rregullat dhe kushtet e Samsung Pass. Prekni Hyrja me sign-in, fusni identifikuesin dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj "Samsung" dhe pastaj prekni Lidhu. Prekni Shenjat e gishtit dhe regjistroni shenjat tuaja të gishtave. Për më shumë informacion, shihni Njohja e shenjës të gishtit.
Cilësimet Përdorimi i Samsung Pass për të hyrë në faqe interneti. Mund ta përdorni Samsung Pass për të hyrë me lehtësi në faqe interneti që mbështesin plotësimin automatik të identifikimit dhe fjalëkalimit. 1 2 Hapni një faqe interneti ku doni të hyni. 3 Kur shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon nëse doni të ruani informacionet e identifikimit, shënoni Hyr me Samsung Pass duke përdorur shenjat e gishtave dhe shtypni Mbaj mend.
Cilësimet Menaxhimi i informacioneve të hyrjes Shikoni listën e faqeve të internetit dhe aplikacioneve që keni vendosur të përdorin Samsung Pass dhe menaxhoni informacionet e hyrjes. 1 2 3 4 Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria → Samsung Pass. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Shtypni Hyrja me sign-in dhe zgjidhni një faqe interneti ose një aplikacion nga lista.
Cilësimet Vendosja e informacioneve personale automatikisht Mund të përdorni Samsung Pass për të vendosur me lehtësi adresën ose informacionet e kartës së pagesës në aplikacionet që mbështetin mbushjen automatike të të informacioneve personale. 1 2 3 4 Në ekranin Cilësimet, shtypni Biometrika dhe siguria → Samsung Pass. Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë. Shtypni Vetë-plotëso formularë dhe zgjidhni Shto adresë ose Shto kartë.
Cilësimet Dosja e sigurt Folderi i sigurt mbron materialet dhe aplikacionet tuaja private si fotot dhe kontaktet që të mos hapen nga të tjerë. Mund t’i mbani materialet dhe aplikacionet tuaja private të sigurta edhe kur pajisja është e hapur. Folderi i sigurt është një vend ruajtjeje i veçantë, i sigurt. Të dhënat në folderin e sigurt nuk mund të transferohen në pajisje të tjera përmes metodave të paaprovuara të ndarjes, si USB ose Wi-Fi Direct.
Cilësimet Konfigurimi i folderit të sigurt 1 2 3 Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Biometrika dhe siguria → Dosja e sigurt. 4 5 Lexoni dhe pranoni rregullat dhe kushtet dhe shtypni Vazhdim. Lexoni dhe pranoni rregullat dhe kushtet. Vendosni ID-në dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj Samsung dhe shtypni Duke u futur me signin. Zgjidhni një metodë kyçjeje për të përdorur folderin e sigurt dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.
Cilësimet Lëvizja e materialeve në folderin e sigurt Lëvizni materiale, të tilla si foto dhe kontakte, në folderin e sigurt. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i lëvizjes së një imazhi nga memoria standarde në folderin e sigurt. 1 2 3 Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni Shto skedarë. Shtypni Imazhe, shënoni figurat që doni të lëvizni dhe pastaj shtypni U krye. Shtypni Zhvendos. Artikujt e zgjedhur do të fshihen nga folderi origjinal dhe do të çohen në folderin e sigurt.
Cilësimet Shtimi i aplikacioneve Shtoni një aplikacion në folderin e sigurt. 1 2 Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni Shto app-e. Shënoni një ose më shumë aplikacione të instaluara në pajisje dhe shtypni Shto. Për të instaluar aplikacione nga Duqani ose Galaxy Apps, shtypni Shkarko nga Dyqani Play ose Shkarko nga Galaxy Store. Heqja e aplikacioneve nga folderi i sigurt Shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion për ta fshirë, dhe shtypni Çinstalo.
Cilësimet Magazinimi dhe rivendosja e Folderi i sigurt Magazinoni materiale dhe aplikacione të Folderi i sigurt në Samsung Cloud duke përdorur llogarinë tuaj Samsung dhe rivendosini ato më vonë. Arkivimi i të dhënave 1 2 3 4 Hapni aplikacionin Dosja e sigurt dhe shtypni → Cilësimet → Rezervo dhe restauro. Shtypni Shto llogari dhe hyni në llogarinë tuaj Samsung. Shtypni Rezervo të dhënat e Dosja e sigurt. Shënoni gjërat që doni të magazinoni dhe shtypni Rezervo.
Cilësimet Llogaritë dhe arkivimi Opsionet Sinkronizoni, arkivoni ose rivendosni të dhënat e pajisjes suaj duke përdorur Samsung Cloud. Gjithashtu mund të regjistroni dhe të menaxhoni llogaritë, të tilla si llogarinë tuaj Samsung ose llogarinë Google, ose t’i transferoni të dhënat në ose nga pajisje të tjera përmes Smart Switch. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Llogaritë dhe arkivimi. • Llogaritë: Shtoni llogaritë tuaja Samsung dhe Google, ose llogaritë e tjera me të cilat do të sinkronizoheni.
Cilësimet Samsung Cloud Arkivoni të dhënat nga pajisja e mëparshme në Samsung Cloud dhe rivendosini të dhënat në pajisjen tuaj të re. Gjithashtu mund të sinkronizoni të dhënat në pajisjen tuaj me Samsung Cloud dhe të shikoni të dhënat e ruajtura në Samsung Cloud. Duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj Samsung për të përdorur Samsung Cloud. Për më shumë informacion, shihni Llogaria Samsung.
Cilësimet Rivendosja e të dhënave nga pajisja juaj e mëparshme 1 Në pajisjen tuaj të re, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Llogaritë dhe arkivimi → Samsung Cloud. 2 3 Shtypni Restauro të dhënat → dhe zgjidhni një pajisje të mëparshme. Shënoni llojet e të dhënave që doni të rivendosni dhe shtypni Restauro. Sinkronizimi i të dhënave nga pajisja juaj Mund të sinkronizoni të dhënat e ruajtura në pajisjen tuaj si imazhet, videot dhe eventet me Samsung Cloud dhe t’i shikoni nga pajisje të tjera.
Cilësimet Funksionalitete të avancuara Opsionet Aktivizoni veçoritë e avancuara dhe ndryshoni cilësimet që i kontrollojnë ato. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Funksionalitete të avancuara. Dridhjet e tepërta ose një goditje në pajisje mund të shkaktojë një komandë të padashur për disa veçori duke përdorur sensorët. • Aksesorët: Ndryshoni cilësimet e aksesorëve. • Pamja kërcyese smart: Zgjidhni aplikacionet për t’i parë njoftimet e tyre në dritare kërcyese.
Cilësimet Lajmëtari Dual Instaloni aplikacionin e dytë për të përdorur dy llogari të veçanta për të njëjtin aplikacion mesazhesh. 1 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Funksionalitete të avancuara → Lajmëtari Dual. Do të shfaqen aplikacionet e mbështetura. 2 Shtypni çelësin e një aplikacioni për të instaluar aplikacionin e dytë. Do të instalohet aplikacioni i dytë. Ikona e aplikacionit të dytë do të shfaqet me .
Cilësimet Mirëqenia dixhitale Shfaqni historikun e përdorimit ditor të pajisjes tuaj. Mund të shikoni informacione si p.sh. sa gjatë ka qenë ndezur ekrani dhe sa herë keni hapur aplikacione apo keni përdorur funksione të caktuara. Mund dhe të kufizoni kohën e përdorimit ose të ndryshoni cilësimet e njoftimit për çdo aplikacion. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëqenia dixhitale. Koha që ekrani ka qenë ndezur Numri i shkyçjeve Numri i njoftimeve Paneli Aktivizoni modalitetin e uljes së fuqisë.
Cilësimet Caktimi i kohëmatësve për aplikacionet Mund të kufizoni kohën e përdorimit ditor për çdo aplikacion, duke caktuar një kohëmatës. Kur arrini kuotën, aplikacioni çaktivizohet dhe nuk e përdorni dot. 1 2 Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëqenia dixhitale → Paneli I drejtimit. Shtypni Nuk ka kohëmatës ndanë aplikacionit që dëshironi dhe caktoni kohën.
Cilësimet Kujdesi për pajisjen Kujdesi për pajisjen jep një përmbledhje të statusit të baterisë, memories, memories virtuale, dhe sigurisë të sistemit të pajisjes suaj. Gjithashtu mund të optimizoni pajisjen automatikisht me një prekje të gishtit. Siguria Bateria Arkivimi Memoria Përdorimi i veçorisë së optimizimit të shpejtë Në ekranin e cilësimeve, shtypni Kujdesi për pajisjen → Ndreqe tani ose Optimizo tani.
Cilësimet Bateria Kontrolloni energjinë e mbetur të baterisë dhe kohën për ta përdorur pajisjen. Për pajisjet me nivele të ulëta të baterisë, kurseni baterinë duke aktivizuar veçoritë e kursimit të energjisë. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Kujdesi për pajisjen → Bateria. • Koha e mbetur e përdorimit tregon kohën e mbetur para se të mbarojë bateria. Koha e mbetur e përdorimit mund të ndryshojë sipas konfigurimeve të pajisjes dhe kushteve të përdorimit.
Cilësimet Arkivimi Kontrolloni statusin e memories së përdorur dhe asaj të disponueshme. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Kujdesi për pajisjen → Arkivimi. • Kapaciteti aktual i disponueshëm i memories së brendshme është më pak se kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura zënë një pjesë të memories. Kapaciteti i disponueshëm mund të ndryshojë kur e përditësoni pajisjen.
Cilësimet Menaxhimi i përgjithshëm Personalizoni cilësimet e sistemit të pajisjes suaj ose rivendoseni pajisjen. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Menaxhimi i përgjithshëm. • Gjuha dhe futja: Zgjidhni gjuhët e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet si tastierat dhe llojet e komandave me zë. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të zgjedhur. Për më shumë informacion, shihni Shtimi i gjuhëve të pajisjes.
Cilësimet Mundësi hyrje Konfiguroni cilësime të ndryshme për të përmirësuar aksesibilitetin në pajisje. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mundësi hyrje. • Lexuesi i ekranit: Aktivizoni "Asistentin zanor", që ofron reagim me zë. Për të parë informacionet e ndihmës mbi mënyrën e përdorimit të kësaj veçorie, shtypni Programi udhëzues. • Përmirësime të dukshmërisë: Personalizoni cilësimet për të përmirësuar asistencën për përdoruesit me vështirësi shikimi.
Cilësimet manuali i përdoruesit Shikoni informacionet e ndihmës për të mësuar si të përdorni pajisjen dhe aplikacionet ose të konfiguroni cilësime të rëndësishme. Në ekranin e cilësimeve, shtypni manuali i përdoruesit. Rreth telefonit Hapni informacionet e pajisjes suaj. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Rreth telefonit. Për të ndryshuar emrin e pajisjes suaj, shtypni Edito. • Statusi: Shikoni informacionet e pajisjes suaj, si për shembull statusi i kartës SIM, Wi-Fi adresa MAC dhe numri i serisë.
Shtojcë Zgjidhjae problemit Para se të kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung, ju lutem provoni zgjidhjet e mëposhtme. Disa situata mund të mos zbatohen për pajisjen tuaj. Kur e ndizni pajisjen ose kur po e përdorni atë, ajo ju kërkon të formoni një prej kodeve të mëposhtme: • Fjalëkalimi: Kur të jetë e aktivizuar veçoria e kyçjes të pajisjes, duhet të futni fjalëkalimin që keni caktuar për pajisjen.
Shtojcë Ekrani me prekje përgjigjet ngadalë ose jo mirë • Nëse vendosni një mbrojtës ekrani ose aksesorë opsionalë në ekranin me prekje, ekrani me prekje mund të mos funksionojë mirë. • Nëse keni veshur doreza, nëse duart nuk i keni të pastra kur prekni ekranin me prekje, ose nëse shtypni ekranin me objekte të mprehta ose thonj, ekrani me prekje mund të mos funksionojë mirë. • Ekrani me prekje mund të keqfunksionojë në kushte lagështie ose kur ekspozohet ndaj ujit.
Shtojcë Telefonatat nuk lidhen • Sigurohuni që të përdorni rrjetin celular të duhur. • Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin që po telefononi. • Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin e telefonit në hyrje. Të tjerët nuk mund t’ju dëgjojnë kur flisni në një telefonatë • Sigurohuni që nuk po mbuloni mikrofonin e telefonit. • Sigurohuni që mikrofoni të jetë afër me gojën tuaj. • Nëse përdorni një kufje, sigurohuni që të jetë lidhur mirë.
Shtojcë Bateria nuk karikohet mirë (Për karikuesit e aprovuar nga Samsung) • Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur mirë. • Vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung dhe ndërrojeni baterinë. Bateria bie më shpejt se kur u ble në fillim • Kur e ekspozoni pajisjen ose baterinë ndaj temperaturave shumë të ftohta ose të nxehta, karikimi i përdorshëm mund të bjerë. • Konsumi i baterisë do të rritet kur përdorni disa veçori ose aplikacione të tilla si GPS, lojëra ose Internet.
Shtojcë Mesazhe gabimi shfaqen kur hapni dosje multimediale Nëse merrni mesazhe gabimi ose skedarët multimedialë nuk luhen kur i hapni në pajisjen tuaj, provoni të mëposhtmet: • Lironi memorie duke transferuar skedarët në një kompjuter ose duke i fshirë ata nga pajisja. • Sigurohuni që skedari i muzikës nuk është i mbrojtur nga Digital Rights Management (DRM). Nëse skedari është i mbrojtur nga DRM, sigurohuni që keni licencën e duhur ose çelësin për të luajtur skedarin.
Shtojcë Nuk krijohet lidhja kur lidhni pajisjen me një kompjuter • Sigurohuni që kablloja USB që po përdorni është i pajtueshëm me pajisjen tuaj. • Sigurohuni që të keni të instaluar drejtuesin e duhur dhe të keni përditësuar kompjuterin. • Nëse jeni përdorues i Windows XP, sigurohuni që keni të instaluar Windows XP Service Pack 3 ose më të lartë në kompjuterin tuaj. Pajisja nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj Sinjalet GPS mund të pengohen në disa vende, si për shembull brenda.
Shtojcë Butoni i aplikacioneve nuk shfaqet në ekranin fillestar Pa përdorur butonin e aplikacioneve, mund të hapni ekranin e aplikacioneve duke rrëshqitur lart ose poshtë në ekranin fillestar. Për të shfaqur butonin e aplikacioneve në fund të ekranit fillestar, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Ekrani → Faqja bazë, dhe pastaj shtypni çelësin Butoni App-et për ta aktivizuar.
Shtojcë Heqja e baterisë • Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzime për heqjen e baterisë, vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy. • Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
E drejta e autorit E drejta e autorit © 2019 Samsung Electronics Ky manual është i mbrojtur nën ligjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit. Asnjë pjesë e këtij manuali nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, përkthehet ose transmetohet në asnjë formë me asnjë mjet, elektronik ose mekanik, përfshirë fotokopjimin, regjistrimin ose ruajtjen në ndonjë sistem ruajtjeje informacionesh, pa lejen me shkrim të Samsung Electronics.