manual de utilizador

Shqip
31
• Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni
fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat
tuaja personale.
• Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe
bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën
e pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës
së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo çështje
juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të
materialit me të drejtë të autorit.
Maluerët dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto
këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë
dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen
nga shërbimi i garancisë
• Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
• Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.
• Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.
• Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
• Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e
përdorni.
• Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus
për të kontrolluar për infektime.
• Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni
aplikacionet dhe dosjet e sapo-shkarkuara.
• Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini
rregullisht për të kontrolluar për infektime.
• Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin
operativ të pajisjes.