manual de utilizador

Shqip
32
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit
Specifik të Absorbimit (SAR)
Për më shumë informacion, vizitoni
www.samsung.com/sar
dhe kërkoni
për pajisjen tuaj me numrin e modelit.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave
(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta
grumbullimi)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që
produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja,
kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e
tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit
të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t’i
ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato
me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve
materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga
i cili e kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për
të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një
riciklim që respekton mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të
shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me
mbeturina të tjera komerciale.