manual de utilizador

Shqip
33
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta
grumbullimi)
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se
bateritë e këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet
të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku
shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban Mërkur,
Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës 2006/66 të EC.
Nëse bateritë nuk flaken në mënyrë të përshtatshme, këto substanca
mund të shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e
materialit, ju lutemi të ndani bateritë veç nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe t’i ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të rikthimit të baterive.
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i
përkasin palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit,
patenta, marka tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën
intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime
personale jo-tregtare. Ju nuk mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose
shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga pronari i kësaj
përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa kufizuar atë çka përmendëm
më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes
së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund të modifikoni,
të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të
përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani
në asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar
nëpërmjet kësaj pajisjeje.