manual de utilizador

Shqip
34
“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN
PANDRYSHUESHME. SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN
OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË
TË SHPREHUR, ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM.
SAMSUNG-U SHPREHIMISHT NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË
NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË
E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR.
SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË, VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË,
LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI
TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE DHE NË ASNJË
RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK DO TË
JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR ÇDO
DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR, PËR
TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË
LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET
ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE
SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI
NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten
në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo
përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë
periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët
e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat
Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit
të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë
përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e
klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë
për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet
në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.