Instruction manual

103
- mbajeni pllakën mbështetëse E 2 fort mbi materialin e
punës për të minimizuar forcën kundështuese dhe
dridhjen
Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri @
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
! sigurohuni që lama e sharrës të dalë përtej
materialit gjatë goditjes #
Rregullimi i gjatësisë efektive të goditjes $
- përdorni të dyja vidat rregulluese K për rrëshqitjen e
pllakës mbështetëse E përpara/prapa për të
zmadhuar/zvogëluar gjatësinë efektive të goditjes
! mos u përpiqni të rregulloni gjatësinë efektive të
goditjes me vidë L, e cila është e caktuar
paraprakisht në momentin e prodhimit
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Prerja me zhytje %
Prerjet me zhytje mund të bëhen në dru dhe më materiale
të tjera të buta pa shpuar paraprakisht një vrimë
- përdorni një lamë sharre të trashë
- montoni lamën me dhëmbët e drejtuar lart
- mbajeni sharrën pëmbys si në ilustrim
- shënoni vijën e dëshiruar të prerjes mbi materialin e
punës
- zgjidhni pozicionin 1, 2 ose 3 me anë të rrotës C
- anojeni pajisjen në mëyrë që lama të mos prekë
materialin e punës
- ndizeni pajisjen dhe punoni me kujdes me lamën e
sharrës në lëvizje mbi material
- pasi lama të jetë futur në materialin e punës, vazhdoni
të sharroni përgjatë vijës së shënuar të prerjes
! mos bëni prerje me zhytje në materiale metalike
Përdorni thikat e duhura për sharrën ^
Kur prisni metale, lubrifikojeni thikën e sharrës rregullisht
me vaj
Prerje pa ashkla
- mbulojeni vijën e prerjes me disa shtresa ngjitës të
gjerë para prerjes
- vendoseni gjithmonë poshtë anën e mirë të materialit
të punës
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesJ 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli & do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60745,
EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
¹ÊÁÂÆιÆ¼½ÊÇǾ¼½Æ
ȽʹÌÁÇÆËŵÆ¿Áƽ½ÊÁÆ¿
ÍÊÇȽƓˁ˅ʿ˂ʽ¼¹Ɠ
Ĺ¾ÁÂÿʹ¹¾
ÈÈÊÇιÄ¹Æ¹¿½Ê
09.12.2013
ZHURMA/VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 90 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 101 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
kur prisni panel me ashkla druri 12,1 m/s²
kur prisni trarë druri 12,2 m/s²
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës