Instruction Manual

Table Of Contents
0478-983-9912-A
198
Shqip
4 Udhëzime sigurie
Mos e mbani kurrë motorin me benzinë në serbator
brenda një ndërtese.
Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë njeriun.
Rimbusheni në një vend të mirajruar.
Motori nxehet gjatë punës. Benzina bymehet dhe mund
ketë mbipresion në serbator. Nëse hapet kapaku i
serbatorit, mund të dalin stërkala benzine. Dalja e
benzinës me stërkala mund të sjellë ndezjen e saj.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin flakë më
lehtë. Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si
dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
Nëse rrobat ju bien në kontakt me benzinën: Ndërrojini
rrobat.
Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
Mos e derdhni karburantin.
Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe ekologjike.
Nëse benzina bie kontakt me kurën apo me sytë, këto
mund të acarohen.
Shmangeni kontaktin me benzinën.
Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni lëkurën e prekur
me ujë dhe sapun.
Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini sytë së paku
për 15 minuta me ujë të bollshëm dhe kërkoni ndihmën
mjekësore.
Nëse benzina derdhet mund marrë flakë. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
Pastrojini sipërfaqet e ndotura.
Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të kenë avulluar
avujt e benzinës.
Sistemi i ndezjes i motorit krijon shkëndija. Shkëndijat
mund dalin jashe shkaktojnë zjarre dhe shpërthime
në ambiente me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
Përdorni kandelat e përshkruara në këto udhëzime
përdorimi.
Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
Shtypeni mirë tapën e kandelës.
Nëse motori rimbushet me benzinë të papërshtatshme,
mund të dëmtohet.
Përdorni benzinë marke, të re dhe pa plumb.
Respektoni kërkesat këtyre udhëzimeve të përdorimit.
4.3 Puna
PARALAJMËRIM
Kur motori është në punë dalin gaze shkarkimi.
Mos i thithni gazet e shkarkimit.
Punoni në një vend të mirajruar.
Nëse keni të përziera, dhimbje koke, vështirësi në
shikim, probleme me dëgjimin apo marramendje:
Ndërpriteni punën dhe vizitoni mjekun.
Mos i thithni avujt e benzinës.
Lëreni fillimisht motorin të ftohet dhe pastaj
hapeni kapakun e serbatorit.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të futur.
Thithja e avujve të gazeve të shkarkimit mund
të helmojë njeriun.