User manual

TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE PERSONAVE ME
PROBLEME
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç
dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe
komplekse, nëse mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi
PARALAJMËRIM: Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
2