User manual

PARALAJMËRIM: Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç
atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda
ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë
të rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
Mos ruani brenda kësaj pajisjeje substanca shpërthyese, si
p.sh. kuti aerosoli me shtytës të djegshëm.
Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e
autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
UDHËZIMET PËR SIGURINË
INSTALIMI
PARALAJMËRIM! Vetëm një person
i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje.
Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të
dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie dhe këpucë të mbyllura.
Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
Pas instalimit të parë ose pas ndryshimit të
krahut të derës, prisni të paktën 4 orë përpara
se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike. Kjo
bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te
kompresori.
Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi (p.sh.
ndryshimit të krahut të derës), hiqni spinën
nga priza.
Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve,
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni këtë pajisje në zona që kanë
shumë lagështirë ose që janë shumë të ftohta.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja përmban një qese me absorbues
lagështire. Ajo nuk është lodër. Nuk është
ushqim. Hidheni atë menjëherë.
LIDHJA ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe
goditjeje elektrike.
PARALAJMËRIM! Kur poziciononi
pajisjen, sigurohuni që kordoni i
energjisë të mos ngecë ose
dëmtohet.
PARALAJMËRIM! Mos përdorni
përshtatës me shumë spina dhe
kabllo zgjatuese.
3