User manual

Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike
të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike
(p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e rrjetit,
kompresorin). Kontaktoni qendrën e
autorizuar të shërbimit ose një elektricist për
të ndërruar pjesët elektrike.
Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën nivelin
e spinës së rrjetit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
djegiesh, goditjeje elektrike ose
zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë
akulloresh) në pajisje përveçse kur është
shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i frigoriferit. Ai përmban izobutan
(R600a), një gaz natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni që
të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje në
dhomë. Ajrosni dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion te depozita e ujit.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në
pajisje.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin.
Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në ndarjen e
ngrirësit nëse duart i keni të lagura ose të
njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek
ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
NDRIÇIMI I BRENDSHËM
PARALAJMËRIM! Rrezik goditjeje
elektrike.
Lloji i llambës së përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje shtëpiake. Mos e
përdorni atë për ndriçim banese.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje
ose dëmtim i pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë
ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet
ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të
pajisjes dhe nëse është e nevojshme
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i
bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin
e pajisjes.
SHËRBIMI
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
HEDHJA E MBETURINAVE
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje
ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u
informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së
ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
4