User manual

1. Rrotulloni rregullatorin e temperaturës drejt
një cilësimi më të ulët për të përftuar ftohje
minimale.
2. Rrotulloni rregullatorin e temperaturës drejt
një cilësimi më të lartë për të përftuar ftohje
maksimale.
Në përgjithësi, më i përshtatshëm
është një cilësim mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet cilësimi
i saktë duke pasur parasysh se
temperatura brenda pajisjes varet
nga:
temperatura e dhomës,
shpeshtësia e hapjes së derës,
sasia e ushqimit që ruhet në të,
vendndodhja e pajisjes.
KUJDES! Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose nëse
pajisja është mbushur plot dhe është
caktuar në temperaturën më të ulët,
ajo mund të punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e brymës në
murin e pasmë. Në këtë rast,
rregullatori i temperaturës duhet
caktuar në një cilësim më të lartë për
të mundësuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
PASTRIMI I PJESËS SË BRENDSHME TË
PAJISJES
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni pjesën e saj të brendshme dhe gjithë
aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
KUJDES! Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo pastrues
me bazë vaji, pasi këto mund të
dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara.
VENDOSJA E RAFTEVE TË DERËS
Për të mundësuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
1. Ngrijeni raftin gradualisht lart derisa të lirohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
RAFTET E LËVIZSHME
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi
sirtarin e zarzavateve për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit.
6