User manual

patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të
paketuara, nuk duhet të mbahen në frigorifer.
Gjalpi dhe djathi: vendosini në një mbajtëse të
posaçme hermetike ose të mbështjella në
letër alumini ose qeska prej polietileni për të
lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.
Shishet: mbyllini me kapak dhe vendosini në
raftin e shisheve në derën e pajisjes ose
(nëse ka) në mbajtësen e shisheve.
KËSHILLA PËR NGRIRJEN
Ngrini vetëm ushqime të cilësisë së lartë, të
freskëta dhe të pastruara mirë.
Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini
ushqimet në porcione të vogla.
Mbështilleni ushqimin me fletë alumin ose
qeseje. Sigurohuni që paketimet të jenë
hermetike.
Për të shmangur rritjen në temperaturë të
ushqimeve të ngrira tashmë, mos vendosni
ushqime të freskëta të pa ngrira direkt pranë
tyre.
Ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më
gjatë se ushqimet e yndyrshme. Kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit.
Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse akulli
menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik
atrofizimi.
Këshillohet që të shënoni datën e ngrirjes në
çdo pako ushqimi të ngrirë, për të pasur
parasysh kohën e ruajtjes.
KËSHILLA PËR DEPOZITIMIN E USHQIMEVE
TË NGRIRA
Të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni
blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi.
Sigurohuni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës brenda
një kohe sa më të shkurtër të mundshme.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe
nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Referojuni
kapitujve për sigurinë.
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME
KUJDES! Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni çdo
veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure
brenda njësisë ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e pajisjes nuk
duhet të lahen në enëlarëse.
PASTRIMI PERIODIK
KUJDES! Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot
brenda pajisjes.
KUJDES! Mos e dëmtoni qarkun e
sistemit ftohës.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe aksesorët
me ujë të vakët dhe me pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e derës dhe
pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në pjesën e
pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e
pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
SHKRIRJA E FRIGORIFERIT
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
ndarjes së frigoriferit sa herë që kompresori i
motorit ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i
shkrirjes shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet në pjesën
e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit,
ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën e shkarkimit të ujit të shkrirjes që ndodhet
në mes të kanalit të ndarjes së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë e të pikojë mbi
ushqimin brenda.
8