User manual

shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën e ushqimit. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambushkës
1)
për ndriçimin
e brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren
llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm
për përdorim në pajisje elektro-shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë.
3)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
3