User manual
– kapëset shtrënguese nuk janë ndryshkur;
– afati i skadimit nuk ka kaluar.
Nëse gjendet ndonjë defekt, mos u përpiqni
ta ndreqni tubin por thjesht zëvendësojeni
atë.
E rëndësishme Kur ta keni përfunduar
instalimin, sigurohuni që guarnicioni i çdo
xhuntoje të tubit të jetë instaluar mirë. Për
të kontrolluar hermetizimin, përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
Lidhja e furnizimit me gaz gjendet në
pjesën e pasme të panelit të kontrollit.
Paralajmërim Përpara se të lidhni
gazin hiqni pajisjen nga priza ose
shkëputni siguresën në kutinë e siguresave.
Mbylleni valvulën parësore të furnizimit me
gaz.
1
2
32
4
5
1 Pika e lidhjes së gazit (pajisja ka vetëm
një pikë ku lidhet gazi)
2 Rondela
3 Lidhje e rregullueshme
4 Mbajtësja e tubit prej gome të LPG
5 Mbajtësja e tubit të gazit natyror
Pajisja është cilësuar për furnizimin
standard me gaz; për të ndryshuar këtë
cilësim, zgjidhni mbajtësen e tubit nga lista.
Përdorni gjithnjë rondele guarnicioni
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me të tjerë që nevojiten
për llojin e gazit që përdorni.
4. Montoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që gjendet pranë tubit të furnizimit me
gaz) me atë për llojin e ri të gazit. Këtë
etiketë do ta gjeni në paketën e
injektorëve që keni marrë bashkë me
pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni
i nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit tek tubi i furnizimit
me gaz.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të pipëzave:
1. Ndizni pipëzën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni çelësin e kontrollit.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit. Nëse
kaloni nga gazi natyror 20 mbar në gaz
të lëngshëm, vidhoseni deri në fund
vidën e shuntimit. Nëse kaloni nga gazi i
lëngshëm në gazin natyror 20 mbar,
zhvidhoseni vidën e shuntimit me një
rrotullim rreth 1/4.
1 Vida e rregullimit minimal
5. Sigurohuni që flaka nuk do të fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Paralajmërim Mos e vendosni pajisjen
mbi një bazament
Nivelimi
Përdorni këmbët e vogla poshtë pajisjes për
ta niveluar sobën e gatimit me sipërfaqe të
tjera
1
16










