User manual
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Rrafshi i gatimit - Përdorimi i
përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Rrafshi i gatimit - Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Rrafshi i gatimit - Kujdesi dhe
pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Furra - Përdorimi i përditshëm _ _ _ _ _ _ 8
Furra - Informacione dhe këshilla të
dobishme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Tabelat e gatimit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Furra - Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ 12
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14
Eliminimi i pajisjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 17
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Për sigurinë tuaj dhe funksionimin e saktë
të pajisjes, lexojeni këtë material me kujdes
përpara instalimit dhe përdorimit. Këto
udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me
pajisjen edhe kur e lëvizni ose e shisni.
Përdoruesit duhet të njohin plotësisht
mënyrën e funksionimit dhe tiparet e
sigurisë së pajisjes.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme
të shkaktuara nga instalimi dhe përdorimi
jokorrekt.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve. Ka rrezik
asfiksimi.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
• Në qoftë se pajisja lejon bllokim të
ndezjes ose të butonave, përdoreni këtë
funksion. Mbron fëmijët dhe kafshët e
vogla të shoqërimit ndaj përdorimit të
pajisjes pa dashur.
Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku i
lëndimit të personave dhe i dëmtimit të
pajisjes.
• Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Përdorimi
• Pajisja është projektuar vetëm për gatim
shtëpiak.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës. Në
rast zjarri, fikeni pajisjen. Zjarrin fikeni me
një kapak tenxhereje , mos përdorni kurrë
ujë.
• Ka rrezik djegiesh! Mos vendosni sende
metalike, për shembull takëme ose
kapakë tenxheresh mbi sipërfaqen e
gatimit, pasi mund të nxehen shumë.
• Nëse objektet ose enët bien mbi
sipërfaqen e rrafshit të gatimit, sipërfaqja
mund të dëmtohet.
• Enët prej gize, alumini të derdhur ose me
bazament të dëmtuar mund të gërvishtin
sipërfaqen e rrafshit të gatimit nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
2










