User manual

Nëse ka ndonjë të krisur mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga rrjeti, për të
shmangur goditje elektrike.
r të shmangur dëmtime të enëve dhe
sipërfaqes së rrafshit të gatimit, mos
lejoni që uji ose lëngu në enët mbi
rrafshin e gatimit të avullojë krejt.
Zonat e gatimit mos i përdorni me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Çngjyrosja e smaltit nuk ndikon mbi
funksionimin e pajisjes. Garancia nuk
zhvleftësohet.
Mos ushtroni peshë mbi derën e pajisjes.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë dhe enë gatimi.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën e pajisjes gjatë funksionimit
(veçanërisht kur gatuani me avull). Kjo
lejon daljen e avullit ose nxehtësisë që
mund të jenë grumbulluar.
Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
mos vendosni sende drejtpërdrejt në
dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni dyshemenë e pajisjes me letër
varaku (alumini)
mos hidhni ujë të nxehtë drejtpërdrejt
në pajisje
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është
në kontakt me ujin. Mos e përdorni
pajisjen me duar të lagura.
Mos lini enë të lagura dhe ushqime në
pajisje pasi të keni përfunduar gatimin,
pasi lagështia mund të dëmtojë smaltin
ose mund të hyjë nëpër njësitë e furrës.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë ose objekte që shkrijnë (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë
pajisjes.
Vetëm aksesorët që i rezistojnë
nxehtësisë mund të vendosen në sirtarin
poshtë furrës. Mos vendosni aty
materiale të djegshme.
Sigurohuni gjithnjë që e vrima e ajrimit të
furrës në qendër të pjesës së pasme të
rrafshit të gatimit të jetë gjithnjë e lirë, për
të siguruar ajrimin e hapësirës së furrës.
Kujdes Kapakët prej qelqi mund të
thyhen nëse nxehen. Fikini të gjitha
vatrat e zjarrit përpara se mbyllni kapakun.
Kujdesi dhe pastrimi
rpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose mbeturinave
ushqimore mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon rrëgjimin e
materialit të sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë e
sapun. Objektet e mprehta, pastruesit
gërryes, sfungjerët gërryes dhe heqësit e
njollave mund ta dëmtojnë pajisjen.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull ose me pastrues me presion të lartë.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
Sigurohuni që panelet prej xhami të jenë
të ftohtë, para se t'i pastroni. Ka rrezik që
xhami të mund të thyhet.
Bëni kujdes kur hiqni derën nga pajisja.
Dera është e rëndë!
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Për udhëzime
mëtejshme, lidhuni me Qendrën e
Shërbimit.
se përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit. Mos spërkasni
kurrë asgjë në filtrin e yndyrës (nëse ka),
elementët e nxehjes dhe në sensorin e
termostatit.
3