User manual
• Gjatë pastrimit pirolitik (nëse ka), ndotjet
e forta mund të dëmtojnë ngjyrën e
sipërfaqes.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
• Bëni kujdes kur ndërroni llambën e
furrës. Ka rrezik goditjeje elektrike!
Instalimi
• Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi
mund ta instalojë, ta lidhë ose ta riparojë
këtë pajisje.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike dhe/ose të gazit, etj.)!
• Nëse nuk zbatoni udhëzimet e instalimit,
garancia zhvleftësohet në rast dëmtimesh.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
• Shmangni instalimin e pajisjes në afërsi
të materialeve që marrin flakë lehtë (p.sh.
perde, peceta kuzhine, etj.).
• Hiqni të gjithë materialin ambalazhues
përpara përdorimit të parë.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza ose nga rrafshi i gatimit.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera!
• E rëndësishme! Mos e vendosni sobën
mbi një plint shtesë ose mbi njësi të tjera
ngritëse. Kjo shton rrezikun që pajisja të
përmbyset!
Lidhja elektrike
•
Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit tuaj elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose modifikoni
kabllon elektrike. Lidhuni me Qendrën e
Shërbimit.
• Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen
nga ushqimi elektrik në të gjitha polet me
një zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
• Sigurohuni që spina dhe kablloja elektrike
të mos shtypen ose dëmtohen nga pjesa
e pasme e pajisjes (nëse ka).
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
• Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
• Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakën e specifikimeve.
Lidhja me gazin
• Sigurohuni që ajrimi rreth pajisjes të jetë i
mirë. Mungesa e ajrit mund të shkaktojë
mungesë oksigjeni.
• Sigurohuni që furnizimi me gaz të përkojë
me tipin e gazit të shënuar në pllakën e
specifikimeve, shikoni kapitullin
"Përshkrim i produktit".
• Kjo pajisje nuk është e lidhur me ndonjë
sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies.
Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në
pajtim me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë
për të plotësuar kërkesat që kanë të
bëjnë me ajrimin.
• Përdorimi i një pajisjeje gatimi me gaz
shkakton nxehtësi dhe lagështi në
dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajruar
mirë: mbajini hapur vrimat natyrore të
4










