User manual
Aksesorët
• Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur yndyrën.
• Rafti i furrës
Për enë gatimi, forma keku, tava pjekjeje.
• Sirtari për vendosjen e sendeve (nëse ka)
Poshtë hapësirës së furrës gjendet sirtari
për vendosjen e sendeve.
Paralajmërim Sirtari për vendosjen e
sendeve mund të nxehet kur pajisja
është në punë.
Përpara përdorimit të parë
Hiqni gjithë ambalazhimet, nga brenda
e jashtë furrës, përpara se ta përdorni
atë. Mos e hiqni pllakëzën e parametrave.
Kujdes Për të hapur derën e furrës,
kapeni gjithmonë dorezën në mes.
Pastrimi paraprak
• Hiqini të gjitha pjesët nga pajisja.
• Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes! Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen. Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe Pastrimi".
Parangrohja
Vendosni të furrës si dhe një
temperaturë maksimale dhe lëreni furrën të
punojë për 45 minuta, për të djegur çdo
mbetje nga sipërfaqja e brendshme.
Aksesorët mund të nxehen më shumë gjatë
përdorimit normal. Gjatë kësaj periudhe
mund të krijohet një erë e pakëndshme. Kjo
është normale. Sigurohuni që dhoma të jetë
e ajrosur mirë.
Rrafshi i gatimit - Përdorimi i përditshëm
Ndezja e vatrës
Paralajmërim Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarre në mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi në
rast se flaka keqpërdoret
Ndizni gjithnjë vatrën përpara se të
vendosni enët.
Për të ndezur një vatër:
1. Afroni flakën pranë pipëzës.
2. Shtypni çelësin përkatës të kontrollit për
10 sekonda dhe rrotullojeni në drejtim të
kundërt të akrepave të sahatit deri në
pozicionin maksimal
.
3. Mbajeni shtypur çelësin për rreth 10
sekonda; kjo do të lejojë që elementi
termik të ngrohet. Nëse jo, furnizimi me
gaz do të ndërpritet.
4. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh pipëza nuk
ndizet, kontrolloni nëse kurora dhe
kapaku i saj janë vendosur mirë.
3
2
1
1 Kapaku i pipëzës
2 Kurora e pipëzës
6










