User manual

3 Termoçiftet
Paralajmërim Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më shumë se
15 sekonda.
Nëse pipëza nuk ndizet pas 15 sekondash,
lirojeni çelësin e kontrollit, rrotullojeni atë
pozicionin "off" (fikur) dhe prisni të paktën
një minutë përpara se të riprovoni të ndizni
pipëzën sërish.
Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotullojeni çelësin e kontrollit në
pozicionin "off" (fikur) dhe prisni të paktën 1
minutë përpara se të riprovoni të ndizni
pipëzën sërish.
Fikja e pipëzës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (
).
Paralajmërim Gjithmonë uleni flakën
ose fikeni atë para se të hiqni enët nga
pipëza.
Kapakët prej qelqi mund të thyhen
nëse nxehen. Fikini të gjitha vatrat
e zjarrit përpara se të mbyllni
kapakun.
Vatra e gatimit (Elektrike)
Cilësimet e nxehjes
Çelësi i
kontrollit
Funksioni
0 Pozicioni Off (fikur)
1-6
Cilësimet e nxehjes
(1 = cilësimi më i ulët i
nxehjes; 6 = cilësimi më i
lartë i nxehjes)
1. Rrotulloni çelësin e kontrollit deri në
cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë.
2. Kur mbaroni së gatuari, rrotullojeni
çelësin e kontrollit në pozicionin “0”.
Rrafshi i gatimit - Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Kursimi i energjisë
Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë një kapak mbi enën e gatimit.
Gaz
Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën sa
për të zier pak ujin.
Elektrike
Vini enën e gatimit mbi vatër para se ta
ndizni vatrën.
Fikeni vatrën përpara përfundimit të
kohës së gatimit për të përdorur
nxehtësinë e mbetur.
Vatra dhe fundi i tenxheres duhet të kenë
të njëjtën madhësi.
Përdorni tenxhere dhe tiganë me fund
që përkon me përmasat e vatrës.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
E shpejtë 180 mm - 260 mm
Gjysmë e
shpejtë
120 mm - 220 mm
Ndihmëse 80 mm - 160 mm
Përdorni enë gatimi me fund sa më
trashë e sa më të sheshtë që të jetë e
mundur.
Rrafshi i gatimit - Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Fikni pajisjen dhe lëreni
të ftohet para se ta pastroni.
Paralajmërim Për arsye sigurie, mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull
ose me pastrues me presion të lartë.
7