User manual
Paralajmërim Mos përdorni pastrues
abrazivë, gërryese me tel metalik ose
acide, sepse ashtu mund ta dëmtoni pajisjen.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun.
• Pjesët prej inoksi lajini me ujë dhe pastaj
fshijini me një leckë të butë.
• Skarat mbështetëse të tenxheres nuk
duhet të lahen në enëlarëse; ato duhet të
lahen me dorë .
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
• Në mënyrë që pipëzat e gazit të
funksionojnë mirë, sigurohuni që krahët e
skarës mbështetëse të jenë në qendër të
vatrës.
• Tregoni shumë kujdes kur t'i rivendosni
skarat mbështetëse, për të mos e
dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Furra - Përdorimi i përditshëm
Aktivizimi dhe çaktivizimi i pajisjes
1. Rrotullojeni çelësin e kontrollit të
funksionit të furrës në temperaturën e
nevojshme (nga 50°C deri 253°C).
2. Për të pasur më shumë nxehtësi nga
sipër ose nga poshtë në pajisje,
rrotullojeni çelësin e kontrollit të
funksionit të furrës në
ose .
3. Për ta çaktivizuar furrën, kthejeni çelësin
e funksioneve të furrës në pozicionin e
fikjes.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e
rrezikshme (nga përdorimi i gabuar i
pajisjes ose komponentëve me defekt),
furra është pajisur me një termostat sigurie,
i cili ndërpret energjinë elektrike. Furra
ndizet përsëri automatikisht, kur bie
temperatura.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Pozicioni OFF (fikur) Pajisja është e fikur.
Llamba e furrës Ndizet pa asnjë funksion gatimi.
min-
maks
Gama e rregullimit të
temperaturës për gatim
konvencional
Për të rregulluar temperaturën për gatim
konvencional. Nxehtësia vjen nga lart dhe nga
poshtë. Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të
furrës.
Elementi i nxehjes nga
poshtë
Nxeh vetëm nga poshtë furrës. Për pjekjen e
kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Elementi i nxehjes nga lart
Nxeh vetëm nga sipër furrës. Për të përfunduar
gatimet gjysmë të bëra.
Elementi i skarës (grilla)
Për të pjekur në skarë sasi të vogla ushqimesh të
sheshta në qendër të raftit. Për të thekur bukë
8










