User manual

Furra - Informacione dhe këshilla të dobishme
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës mbyllur kur piqni gril.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të smaltit
të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e furrës nga poshtë.
Ju mund gatuani gatesa të ndryshme
edhe dy zona gatimi njëkohësisht.
Vendosini raftet në nivelin 1 dhe 3.
Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Ky sistem bën të
mundur gatimin në një ambient me avull
dhe i mban gatesat të buta brenda dhe
pjekura mirë nga jashtë. Ajo ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
Lagështia mund të kondensohet në
pajisje ose në dyert prej xhami. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
është në punë. Për të ulur kondensimin,
ndizeni furrën bosh për 10 minuta para
gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta
para pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të
vogla se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla
shkakton tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të
njomë nga brenda mishin e kuq,
vendosni një temperaturë prej 200
°C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të mos
ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se
ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
r të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave. Për të shmangur
kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë
pas herë pasi ai të avullojë.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
Tabelat e gatimit
Tabela e pjekjes dhe e skuqjes
Paranxeheni furrën bosh për 10
minuta, para gatimit.
9